• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika

by Frrok Çupi
14/08/2026 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Daja i kishte torturuar një jetë të tërë me arratisjen në Amerikë. Megjithatë, ishin ç’ishin nga soj e sorollopi, mbanin një vesh nga Zëri i Amerikës dhe një sy nga Oqeani. Kishin dëgjuar se vendi atje përtej kishte shumë mall e pasuri; daja kur të vinte një ditë, do të vinte i ngarkuar me të mira.

Dhe prisnin, derisa një ditë…

Ngjarja reale është treguar në dasma e në morte. Duke kaluar dorë më dorë, është kthyer në një si legjendë. Legjenda ka krijuar mitin e mërgimtarit. Sot  në Kosovë, por jo në Shqipëri- fatmirësisht, miti i mërgimtarit bën ligjin. Kemi, të paktën tre ditët e fundit, që Kosova e pavarur por e mbetur pa shtet, po pret mërgimtarët që të zgjidhin krizën politike që ka kapluar vendin. Mërgimtarët janë ku e ku më të rëndësishëm se deputetët.

Mërgimtarët po hyjnë në sallën e Parlamentit dhe po flasin e vendosin ‘si me ia ba’. Një nga mërgimtarët ankohej sot në një video se ‘a po shikoni, nuk po më lënë të hyj në parlament’. Ndërkohë një si roje i përgjërohej “hajde, ndonjë gabim, ju keni vendin tuaj në ulëse’.

Kriza e Kosovës politike ka marrë ‘shalët’ teksa pritet ta zgjidhin mërgimtarët. Demokracia nuk është më, sistemi është kthyer në para- politikë diku në Mesjetë. Qytetarët votuan për Kuvendin, votuan si votuan. Por qeverinë, parlamentin dhe presidentin  i presin t’i kenë ashtu siç votuan. Del se vota nuk paska vlerë para mërgimtarëve.

Ky është një kompleks gjigand i inferioritetit. Kosova po kthehet te ‘daja’ që vjen nga Amerika, ose te lëmosha e dikujt që rreket me gjithë mundimet për ca euro diku në Perëndim.

Shpesh herë është bërë pyetja ‘ku e kanë forcën mbi popullore e mbi – parlamentare mërgimtarët e Kosovës’?.

Ka shkaqet e veta edhe kjo.

E para se emigrantët kosovarë shkelën shpejt në shtetet e Perëndimit. Atje gjetën mirë. Në Kosovë u pritën mirë sepse edhe sollën ‘mirë’ euro. Sado që Kosova rënkonte nga një qeverisje represive e Millosheviçit, mërgimtarët ishin një shpëtim. Kjo i bëri ata të pushtetshëm në ajrin e vendlindjes.

Pas periudhës kur Ibrahim Rugova shpalli pavarësinë dhe ‘qeverinë në ekzil’ të Kosovës, mërgimtarët u thërritën të kontribuojnë me euro për qeverinë e Kosovës. Tre për qind e pagës së çdo mërgimtari duhej të shkonte në dobi të qeverisës paralele të Kosovës. U ba!

Shumë financa, shumë kontribut, por asnjë shkollë nuk u ndërtua në Kosovë. Qindra herë më shumë shkolla kishte ngritur atje shkrimtari shkodran Ernest Koliqi. Sidoqoftë. Mërgata u kthye në ‘faltore’ për qytetarët e Kosovës. Kënga si vaje dhe elegjia për mërgimin, i ka bërë edhe më të pushtetshëm.

Edhe në Luftën e Kosovës ‘mërgimtarët e lajthitur’ erdhën në Kosovë, ndërsa të tjerët qëndruan në Perëndim. Shumë prej tyre i pengonte fakti që Lufta ishte ‘amerikane’; dhe nuk po e dojshin fort.

Me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit, mërgata është thuajse e tëra në mbështetje të tij. Kësaj here, edhe pse Kurti e la Kosovën pa shtet për të katërtën herë, ata kanë lënë Perëndimin dhe kanë mbërritur në Parlament në mbështetje të tij.

Arsyeja është nuhatja politike, si mërgata edhe Kurti janë të majtë ekstremë. Në vitet 90- 91 kur emigrantët nga Shqipëria u përhapen në Perëndim, emigrantët kosovarë u dëshmuan të hidhët: “Pse e latë Shqipninë e Enver Hoxhës?!”.

Sidoqoftë…

A mund të zgjidhet kriza nga Mërgata?! ‘Mërgata’ është edhe fjalë  shëmtuar, shkruante Seneka- filozofi i Romës së Lashtë. Zgjidhja e krizës politike nga mërgata nuk mund të ndodhë. Kosova, e nxjerrë nga binarët e ligjit, nuk mund të bëhet nga ‘ përtej detit’. Kosova ka kapërcyer kushtetutën dhe ligjin, s’mund të shërohet nga faktorë jashtë politik.

Historia e ‘dajës’ solli humor në Shqipëri aty nga vitet 90, jo më vonë. Një zyrtar i demokracisë kishte thërritur miting në qytet dhe thoshte se ‘tani do të kemi bollëk, mos punoni se sjellim nga jashtë!’. Fëmijë e të rritur thërrisnin dritare më dritare: “Paska ardhur daja nga Amerika’.

 

Next Post
Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com