• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miti fallco i dëmeve nga protestat e opozitës

by Mero Baze
17/05/2019 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Bashkë me thellimin e krizës politike, po vihet re një ankesë në rritje nga shumica në pushtet, se kriza po dëmton negociatat dhe turizmin në vend. Ka disa sinjale se disa rezervime janë anuluar, kryesisht nga turistë lindorë, për shkak të imazheve të protestave të dhunshme në Shqipëri, ashtu sikundër ka sinjale se hapja e  negociatave, mund të bëhet më e vështirë.

Nuk bëj dot debat sa reale është kjo prirje, por e besoj që dikush dhe mund të trembet, kur shikon imazhe të tilla, dhe mund të kthejë mendje për pushimet në Shqipëri, ashtu si plot eurodeputetë mendojnë se Shqipëria erret e gdhihet nën flakët e molotovëve të Berishës.

Por detyra e shumicës në pushtet, dhe sidomos vet politikanëve  përgjegjës të saj, përfshi dhe Edi Ramën, nuk është të vërë kujën për këtë gjë, por ta minimizojë si efektin, ashtu dhe mitin rreth këtij efekti.

Të bësh kauzë tënden si zyrtar i lartë i qeverisë, faktin që kundërshtari po të dëmton turizmin me protesta, do të thotë t’i hedhësh benzinë zjarrit, pasi kundërshtari nuk ka dalë në rrugë për të të rregulluar imazhin dhe as për të bërë Shqipërinë një vend të begatë. Ka dalë ekzaktësisht për atë që bën, për t’i vënë zjarrin.

Dhe nëse disa bomba molotov nuk djegin dot derën e blinduar të Kryeministrisë, mund të bëjnë dëme sporadike më tej, siç është puna e turizmit apo negociatave.

Detyra e qeverisë nuk është të vërë kujën për këto efekte, edhe pse nuk besoj se janë reale dhe të ndjeshme për industrinë e turizmit. Detyra e qeverisë është t’i kundërvihet kësaj prirje qaramane, për efektet negative të protestave në ekonominë shqiptare.

Është anormale që ministra, deputetë dhe vet kryeministri, të sillen si djem qaramanë në televizione, që ky Lulzim Basha po lë shqiptarët pa turizëm dhe pa hapje negociatash.

Ëndrra e Lulzim Bashës si krye-opozitar është pikërisht kjo. Ai nuk e fsheh që kërkon të dëmtojë Shqipërinë për të gjunjëzuar qeverinë.

Ndaj ky gjunjëzimi i qeverisë dhe qarja e saj në kor, për këto që po u bën Lulzim Basha, është shërbimi më i mirë që i bëjnë thellimit të krizës dhe vazhdimit të bombave molotov mbi turizmin dhe imazhin e Shqipërisë.

Qeveria duhet të çmitizojë efektin e protestave, pasi realisht ky është më shumë mit, se sa realitet.

Ndërsa të shtunën para Parlamentit hidheshin molotov, në restorantin ngjitur tek “Delano”, një grup turistësh zvicerianë bënin selfie me molotovët, pa e prishur terezinë, ndërsa të tjerë shëtisnin ose pinin në baret e Bllokut.

E vërteta është se protestat nuk janë popullore, nuk kanë prekur shoqërinë, nuk janë pjesë e shqetësimit të familjeve shqiptare. Ato janë një detyrë shtëpie e disa militantëve ekstremë të opozitës dhe objekt qarje nga disa politikanë të shumicës.

Mitizimi i tyre sikur ato po bëjnë namin mbi ekonominë shqiptare, është një gënjeshtër që buron nga dembelizmi i shumicës për të përballuar krizën dhe akoma më keq, nga gomarllëku i tyre për ta trajtuar Lulzim Bashën si një njeri që i dhimbset vendi dhe që po dëgjoi se po dëmtohet turizmi,  nuk do hedhë më bomba molotov.

Mirë që turizmit i prishni punë kot pa arsye, po të paktën mos trimëroni kot Lulzim Bashën, se ai vet është më i dëshpëruar se çdo turist që vjen këtu, pasi është i vetmi turist që nuk i hapin derën askund.

Next Post
Motra e tenistes çmend rrjetet, FOTO seksi nga shkretëtira

Motra e tenistes çmend rrjetet, FOTO seksi nga shkretëtira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In