• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mithat Fagu ose në kërkimin e zorshëm të disidentëve…në art!

by Java News
06/06/2016 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Është bërë e modës, ndër breza të rinj gazetarësh, por edhe më gjerë që të kërkojnë medoemos në artin e para ‘90 individin disident. Edhe pse vetë Kadare është shprehur se nuk mund të kishte dot disidencë në atë kohë, shumë prej artistëve rreken të shesin fort elementë disidence në artin e tyre. Është bërë e modës të nxjerrin poezi të shkruara në atë kohë, piktura të fshehura dhe skenarë, por që në fund një mëndje e kthjellët e di mirë: Në Shqipëri ka pasur përpjekje për art me cilësi të lartë mu brenda frymës së kohës, por kurrsesi për disidencë. Dhe, janë të justifikuar ata që e pranojnë faktin sepse sistemi ishte i tillë që mbyste gjithçka, që ishte larg kanoneve të Soc-Realizmit.

Gjithsesi, nëse flet se ke realizuar vepër arti në atë kohë, atëherë duhet të kesh pak frikë nga kinset se do të përflasin, ndaj të duhet të gjesh një shfajsim apo edhe një armik. Kështu, po ndodh në ditët e fundit me regjisorin Mithat Fagu, që është i ftuari special i festivalit Ndërkombëtar të Dokumentarëve TIFF 2016 . Po bëhet çmos për ta paraqitur disident, ndërsa do të ishte më e udhës, të diskutohej për artin e tij, atë që ai vetë mundohet ta tregojë, por të gjithë kapen me disidencën.Official_Poster_DocuTiff2016

Është fare e lehtë më 2016 të ngresh alibira, por regjisori kur e shpreh dufin e tij ka në brendësi një sens drejtësie, që e lëshon nga mllefi që ka për ata të cilët e kanë shitur dhe që i ndërruan drejtimin e jetës. Për të shumica e Kinostudios ishte fajtore dhe servila.

Një të tillë ide po mundohet të na shpjegojë kur na flet për ditarin e vet dhe parashikimin se një nga filmat e tij të viteve ‘70 do të ishte i tmerrshëm. Në fletët që korrespondojnë me atë kohë ka shënuar debatet dhe diskutimet dhe e ka lehtë të nxjerrë përfundimin për njerëzit e vërtetë të artit, që duhet thënë se ishin të pakët. Dhe, realisht, të tillët si Stratobërdha dhe Anagnosti i kishin shokët vërtetë kolegët e rrallë.

Sot, në moshë të thyer, regjisori rrëfen me pathosin e vet për pak filmat që ka bërë. Si “ia ngecën” filmin “Prita’! Ndërsa si do e pësonte përfundimisht me filmin dokumentar “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor”, ku pasqyrohej jeta e  katër heronjve të punës. “Unë fola për personazhet e mi dhe ia kushtova këtë me një shikim krejt ndryshe punës, por edhe atyre që e pengonin punën, burokratëve. Sepse ne nuk punojmë sidomos tani”. Pason një sqarim i gjatë, jashtë teme. Aludimi i regjisorit është ndaj burokracisë, por në atë valë të viteve ‘70 askush nuk mund ta kuptojë dhe jo më ta pranojë. Ka të ngjarë dhe ai vetë.

Po pse pati brenda kanoneve të artit të shkruar të soc-realizmit kryevepra si të Kadaresë, pse pati punë të mrekullueshme në artet pamore, muzikë dhe në dramë, por jo në film?! “Sepse shumica ishin servila dhe b…lëpirës”, ta pret Fagu.mihtat-fagu

Filmi dokumentar “Në shtigjet e zhvillimit tekniko-shkencor” (1973), sipas tij, do t’ia ndërronte destinacionin e jetës dhe do ta përcillte për 12 vjet në prodhim, por jo burg. Dhe punoi që nga Ferma e Kamzës e më pas në Artistiken “Migjeni”, falë shkollimit të tij. Dhe, megjithatë, në Kinostudio, pasi u bë pakt, do të kthehej sërish në vitin 1985. Do punonte me artin e animuar, por me ëndrrën te filmi artistik, që nuk u realizua dot kurrë si duhet. Të tijat janë sot  dy libra: “Katër skenarë dhe tre filma” dhe “Konstrukti i skenarit”, që në ditët e Festivalit të këndshëm të TIFF 2016, janë hapur për publikun.

Këmbëngulim për disidencën, por autori do të flasë pa fund për njerëzit e filmit, mungesën e punës, korrektesën dhe sesi Shqipëria ende nuk ka një kritik, të gjitha duke i futur në një lloj shpjegim alla-Bulgakov. Kurse fjalët më të ashpra i ruan për njerëzit e skenarëve dhe në përgjithësi stafet e filmave. “Kujtojnë se skenari bëhet kollaj, por askush nuk di sesa të mundon dhe kjo ndodh pasi nuk kemi një kritik filmi, kurse në këta 25 vjet kemi jetuar vetëm duke gënjyer”, na thotë.

Mithat Fagu u mundua të punonte edhe në 25 vitet e fundit, që ai i emëron direkt si koha e pseudove, por që s’ia ka dhënë dorën…Filmi_Prita

…

Është vështirë të marrësh përgjigje për shumë gjëra nga brezi i tij, por më shumë për pyetjen e thjeshtë: Pse Shqipëria në vend të disidencës, nuk bëri art që të mbijetonte gjatë? Për këtë s’ka përgjigje, ndërsa një nga seksionet e TIFF, që Fagu, duhet ta ndjekë sapo ka filluar projeksionin e një filmi. Në momentet e fundit tregon edhe pse u dënua për filmin dokumentar “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor”, kushtuar ndryshimeve dhe që atakonte burokracinë e kohës, si edhe ballafaqimin e ideve të ndryshme në kohë. Por ngatërrueshëm dhe me shumë emocion. Largohet.

Janë pesë filma të tij që do të jepen në TIFF 2016:

“Orët e Gentit” (1986),

“Të mëdha dhe të vogla” (1987),

“Të vizatosh me një zog” (1988)

“Kush qesh i fundit” (1992)

“Lulëkuqja” (një film i pashfaqur)

Kurse në fillimet e tij ka punuar me filmat:

“Tregim për naftëtarët” (1965),

“Mali na thërret” (1966),

“Ata çanë malin” (1970),

“Higjienë, higjienë” (1971),

“Dhuruesit e Jetës” (1971) etj

Next Post

Krijohet lëkura bionike, që edhe robotët të ndiejnë si njerëzit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Listat e kandidatëve/ Minxhozi: Zgjedhjet janë edhe një lloj ‘vettingu’, s’janë thjesht akt i hedhjes së votës

Provat e Metës për 21 janarin dhe një nerv i zbuluar që s’e përmend askush

December 18, 2025
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Një letër “nga brenda shtëpisë” (dhe çfarë do bëjë SPAK nëse Kuvendi bëhet Gjykatë)

December 18, 2025
I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

I ftohti Siberian në fundvit, ciklon para Krishtlindjes! Meteorologia: Ja ç’do ndodhë në Shqipëri

December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

December 18, 2025
Ankimimi në GJK për pezullimin e Ballukut/ Rama: S’dua t’i hyj dokrrave për ‘’pse-në’’ e kësaj beteje ligjore! Duhet të jesh krejt i verbuar nga..

A ke menduar të ikësh? Rama përgjigjet troç: Ja kush është misioni im

December 18, 2025
“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

“Sëmundja e djalit”, Edi Rama tregon momentin më të vështirë

December 18, 2025
“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

“U bëra burrë i martuar 24 karat”, Rama rrëfehet për Lindën: Më dha atë që më mungonte!

December 18, 2025
Berisha fton Ramën në debat dhe u bën mediave skenarin: Vendosni dy karrige dhe pastaj…

“Mishëron rrezatimin negativ”, Rama për Berishën: Komunisti ultrafanatik u kthye në konservator

December 18, 2025
1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In