• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mit’hat Fagu: Jeta ime nga regjisor në Kinostudio, në 12 vite traktorist!

by Java News
15/10/2018 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mit’hat Fagu rrëfen rrugëtimin e tij artistik në ish-Kinostudion “Shipëria e re”. Një udhëtim në kinematografi, në të cilën më shumë kujton vuajtje sesa gëzime, që prej realizimit të filmit të parë dokumentar “Tregim për naftëtarët”, deri tek filmi artistik “Prita”.

Por si nisi ky rrugëtim? Që fëmijë filmat e animuar, që shihte e afruan edhe më tepër me kinematografinë. Pasi kreu liceun për skulpturë, rrugëtimi i tij në art nuk ndali me kaq. Konkurroi sapo lexoi një lajmërim për bursë për kino-regjisor në Moskë. Nga 500 veta përzgjidhet i pari.

“Shkova direkt në institutin e kinematografisë së Moskës për regji filmi artistik. Jeta është e çuditshme, gjëja e parë që kam parë kam parë në kartolinë sheshin e Kuq. Kam shkuar atje, ku ishte vënë kamera, dhe i thashë vetes: Eh more Mit’hat Fagu arrite që të mbërrish më Moskë. Kam pasur pedagoge Tamara Makarovën, gruan e mjeshtrit Sergei Gerasimov. Unë rrija i mahnitur që pata fatin pedagoge. Ajo se kuptonte që unë po nxirrja mallin e femërisë sime, që po arrija jo vetëm në institut, por edhe të shihja Makaraovën nga afër”.

Por fati nuk deshi që artisti të mbronte diplomën në Rusi. Pasi bëri tre vite diplomën e dha në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë

“Bëra tre vite andej dhe provimin e kam dhënë në ILA në Tiranë, por duhet theksuar që kam bërë Institutin e Kinematografisë së Moskës dhe mbrojtjen e dhashë me “Tregim për Naftëtarët”, por që në fillim jam kritikuar”.

Kineasti mendon se disa njerëz donin të më eliminonin që në vitin 1963, në realizimin e dokumentarit “Tregimit për naftëtarët”, dëshirë që u përforcua edhe me filmin “Prita”.

“Ka qenë puna më e vështirë edhe më e rëndë e jetës sime. Për vet luftën janë bërë vetëm dy filma, një prej tyre është “Prita””.

Pas të parit edhe të vetmit film artistik më metrazh të gjatë “Prita”, në vitin 1968 rikthehet sërish në sferën e filmit dokumentar, sepse s‘kishte rrugë tjetër.

“Edhe aty kam pasur pengesa. E kam mister ta zbuloj: Përse më pengonin? Kam punuar për tre-katër vite, si regjisor, operator skenarist, edhe jam paguar gjithnjë, si asistent regjisor, një kategori më e ultë. Pas tetë vitesh luftë më dhanë titullin regjisor. Pas një viti që më dhanë këtë titull më dënuan për riedukim”.

Çuditërisht byroja e partisë së kinostudios mori vendim që do ta çonte për specializim Mit’at Fagun për filmim multiplikativ në Rumani. Lajmin ia dha Xhanfize Keko, në orën 11 të natës, por nuk ndodhi kështu.

“Shkuan dokumentet për në Rumani. Janë bërë prapaskena për çdo gjë. Këtej ishte mbledhur këshilli për dokumentarët. Viktor Gjika më kap në korridorin e Kinostudios ku ishte afishuar plani i vitit: Si Mit’hat do të hash bukën e Partisë për 5 muaj kot. Jo i thashë, unë do ta ha me djersën time. Mira tha: Do bëni një film dokumentar”.

Pas filmit “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor” me skenar të Vangjush Gambetës, u lexua sentenca që thoshte: “Kjo ishte vepra më armiqësore ndaj partisë edhe popullit”.

“Lexoi sentencën. Kërkova leje edhe thashë: Nëse janë të vërteta këto që thotë sekretari i partisë së Kinostudios, unë meritoj plumbin ballin, se nuk ia lejoj jo në mënyrë koshiente, por as në mënyrë inkoshente që të kem bërë një vepër armiqësore. Në nëntor më dënuan me punë fizike dhe në janar më çuan në punë fizike. Tirana ziente. As për punëtor krahu s’më pranonin”.

Shkoi punëtor krahu në bujqësi për 12 vite. Por, jeta gjatë kësaj pune e njohur me njerëz të mirë.

“Timi Tona, më tha: Partia nuk kërkon falje. Por do bësh një kërkesë që me mundësim e partisë t’i u riedukove edhe do të bësh një kërkesë, që të kthehesh”.

Pasi u kthye ndodhi sërish e njëjta gjë, nuk e futën as tek filmi dokumentar, as artistik, por tek multiplikacioni.

“Pas 12 vitesh filmi i animuar ‘Orët e Gentit’ që u sulmua, u shemb dhe më tha që s’ka haber nga filmi, u vlerësua me çmim të parë”.

Në vitet ’90, filmi që do ta bënte kineastin të hiqte dorë nga vendi i tij, është “A erdhi demokracia?”

“Ky film më detyroi që të iki edhe të braktis atdheun tim. Për këtë vend vuaj shumë, përlotem shumë. Mendova se më erdhi mundësia, që të xhiroj edhe unë një film qoftë për në filmin dokumentar, që e kam plagë. Por, ngela sërish me gisht në gojë në këtë periudhë demokracie…”.

Regjisori Mit’hat Fagu edhe pse në këtë udhëtim ka pësuar vetëm goditje, vazhdon akoma që të ëndërroi, se një ditë do të realizoi një film tjetër. raport.tv

Next Post
Debati për domain-et, AKEP përplaset me organizatat joqeveritare

Kur AKEP refuzon të bëjë siç duhet detyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet! Zbulohet mesazhi për strukturat

February 21, 2026
Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, reagon ARRSH: Drejtuesit e autoveturave dhe mjeteve të tonazhit të rëndë të ndjekin këto akse

February 21, 2026
Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In