• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

“Mitet e Tiranës”/ 5 artistë, shkrimtarë e profesorë rrëfejnë kujtimet e rralla për kryeqytetin e shqiptarëve

by A R
20/08/2021 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana ndër vite ka pritur gjenerata të tërë artistësh, aktorë e shkrimtarë, shumë prej të cilëve sot nuk jetojnë më. Por, qyteti që vijon të ndryshojë, fshihet ende në kujtesën e shumë prej atyre që sot e kujtojnë me nostalgji si ka qenë, pa e fshehur kënaqësinë se Tirana po transformohet e zhvillohet si një qytet modern e kozmopolitan. Dokumentari I publikuar së fundmi, me titullin “Mitet e Tiranës”, tregon përmes rrëfimeve mbresëlënëse të emrave të njohur si Fatos Kongoli, Bujar Kapexhiu, Luljeta Bozo, Skënder Kamberi dhe Edmond Tupja, Tiranën e dikurshme, por edhe Tiranën e sotme. Aty ngërthehen kujtimet e gjalla të secilit prej tyre, për Tiranën ku u rritën dhe jetojnë ende sot.

Bujar Kapexhiu, regjisor dhe skenarist
“Tirana si metaforë është një femër. Atëherë i thonim shoqe, kurse tani zonjë, zonjushë. Atëherë Tirana ka qenë më e vogël, tani shumë më e madhe. Atëherë ishte e ulët, e shkurtër. Tani është e gjatë. Tirana në atë kohë ka qenë me e ndrojtur, më e urtë, tani është më e zhdërvjellët. Ka qenë më e varfër, më e uritur, sot është më e ngopur dhe e pasur. Dikur kishim shumë të njohur, kurse sot kam shumë të panjohur. Tirana ka ndryshuar shumë sepse në atë kohë njihnim edhe banorët e lagjes tjetër, sot nuk njohim as komshinjtë e shkallës.

Luljeta Bozo, inxhiniere
Janë bërë shumë gjëra të mira në tre drejtime: Ka një rregull në dhënien e lejeve të ndërtimit, janë asfaltuar të gjitha rrugët, jo vetëm brenda në qytet, por edhe në periferi, dhe e treta, që ka shumë rëndësi, është gjelbëruar. Është një qytet që ka gjysmën e Shqipërisë, me shumë kultura dhe me një harmoni të jashtëzakonshme.

Skënder Kamberi, piktor
Tirana i ka mëngjeset shumë të bukura. Ka Dajtin, në agim është brilant. Kodrat. E kam pikturuar disa herë. Kurse kullat i kanë dhënë një notë më moderne qytetit, më kozmopolite, e kanë afruar më shumë me Evropën. Kjo më kënaq dhe më bën të punoj mirë këtu.

Edmond Tupja, përkthyes dhe shkrimtar
Te Rruga e Bogdanëve është një shtëpi një ose dy katëshe, të cilën e kam bërë edhe personazh në një libër, e cila kundërmonte era lule, me saksi, me pemë frutore. Shkoj ende sot aty për nostalgji. Shtrihet në drejtimin veri-jug dhe e rreh era. Është një rrugë magjepsëse!

Fatos Kongoli, shkrimtar
“Në Tiranë jam rritur dhe jam formuar. Të gjithë jetën time e kam kaluar këtu. Deri vonë, para se të sëmuresha, mjedisi më i parapëlqyer për mua ka qenë xhiroja rreth Liqenit Artificial. Dilja çdo ditë herët në mëngjes dhe e nisja vrapin sapo mbërrija të Diga. I bija dy herë rreth e rrotull me vrap dhe kthehesha në shtëpi. Më vonë, kur u shtrova në spital nga hipertensioni, mjekët më thanë se kjo më kishte shpëtuar jetën. Tirana është sfondi i pandryshueshëm i librave të mi.”

Next Post
Java që vjen do dominohet nga shirat, Shërbimi Meteorologjik: Të mërkurën priten shtrëngata dhe stuhi

Vapë përvëluese, erë e fortë edhe shi, si do të jenë temperaturat gjatë fundjavës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In