• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misteri që ‘varroset’ me autorin e masakrës së Las Vegasit, çfarë u zbulua për babain e tij

by A R
02/10/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Las Vegasi në SHBA përjetoi mbrëmjen e djeshme një prej sulmeve më mizore me armë, ku mbetën të vdekur 58 persona dhe u plagosën 515 të tjerë. Vrasja më masive në SHBA, për hetuesit mbart me vete shumë mistere që ndoshta nuk do të mund të zbardhen kurrë. Edhe pse ISIS ka reaguar duke marrë autorësinë e sulmit barbar, ngjarja për momentin nuk po hetohet si akt terrorist, pasi nuk ka të dhëna të besueshme që 64-vjeçari Stephen Paddock të ketë lidhje me Shtetin Islamik.
Por çfarë mund të kate shtyrë të moshuarin drejt një barbarie të tillë duke hapur zjarr me breshëri ndaj turmës me 22 mijë persona?
Hetuesit po kërkojnë të dhëna në të shkuarën e tij por konfirmohet se Paddock nuk rezulton person me precedentë penalë shkruan JavaNews. Ai jeton rreth 90 minuta larg Las Vegasit ku ka një banesë që e ka blerë 369 mijë dollarë dy vite më parë dhe ku kalonte jetën si pensionist. Ai jetonte atje së bashku me të dashurën, 62-vjeçaren Marilou Danley e cila nuk ka të dhëna ta ketë ndihmuar në vrasjen masive shkruan JavaNews.
Por nëse autori i masakrës i cili i dha fund jetës pas krimit nuk ka të shkuar kriminale, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për babain e tij i cili ka qenë shumë i njohur për drejtësinë. Benjamin Hoskins Paddock, ishte në listën e më të kërkuarve të FBI në vitin 1969 kur u arratis nga burgu, dhe u kap vetëm 1 vit pasi u hoq nga lista. Ai njihet si grabitës serial bankash. I arratisuri ishte diagnostikuar si ‘psikopat’ dhe gjithashtu kishte ‘tendenca vetëvrasëse’. Në këtë drejtim po hetohet tashmë edhe i biri i tij që hyn në histori si autori i vrasjes më masive në SHBA.
Ai kreu vetëvrasje vetëm 10 minuta pas sulmit. Paddock u gjet i vdekur nga policia i rrethuar nga një arsenal armësh që përdori. Ai kishte licenca të gjuetisë dhe të peshkimit sipas të dhënave publike, si dhe licencën e pilotit të tij. Autoritetet druhen se ky krim mund të mbetet mister, pasi autori nuk jeton më, duke varrosur përgjithmonë edhe të vërtetat e tij rreth motiveve që e çuan drejt këtij akti barbar. Partnerja e tij mbetet një person që mund të zbulojë shumë, por deri tani nuk ka dhënë ndonjë informacion me vlerë./JavaNews/a.m.

 

Next Post
“Pranë dhomës së masakrës…” Çfarë thotë dëshmitari në hotel

"Pranë dhomës së masakrës..." Çfarë thotë dëshmitari në hotel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In