• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri që as Vetingu nuk e zbuloi dot, kush dhe pse i falën gruas së Arjan Ndojës 200 mijë m2 tokë në Durrës

by Java News
02/05/2022 22:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Prokurori i Durrësit Arian Ndoja duke se i ka ditët e numëruara në sistemimin e drejtësisë, për shkak të lidhjeve të forta me njerëzit e botës së krimit dhe shqyrtimit të çështjeve në konflikt interesi, pretendime këto që ngritura nga organet e Vetingut. Komisionit të Vetingut i ka mjaftuar hetimi vetëm për kontrollin e figurës dhe profesionalizimin për të arritur në një konkluzion nëse prokurori duhet apo jo të shërbejë në sistemin e drejtësisë. Mungesa e hetimit për pasurinë duket se është edhe arsyeja se pse as Komisioni i Vetingut nuk arriti të zbulonte para publikut një nga misteret më të mëdha të pasurisë së prokurorit Arian Ndoja.

Bëhet fjalë për mbi 200 mijë m2 tokë që i kanë falur bashkëshortes së prokurorit, Elderina Frrok Ndoja, në zonën e Durrësit. Kush ia fali bashkëshortes së prokurorit një sipërfaqe kaq të madhe toke në një nga zonat më të lakmueshme të vendit nga investitorët? Dhe më e rëndësishme, pse ia falën, në çfarë rrethanash?

Misteri qëndron në deklaratën e pasurisë së prokurorit të vitit 2013, pesë vite pasi është rikthyer në sistem me mbi 750 mijë euro pasuri. Në vitin 2003, Ndoja rezulton i pastrehë dhe deklaron vetëm një makinë tip Benz me vlere 200 mijë lekë. Në vitin 2004, Ndoja u largua nga prokuroria dhe punoi si avokat deri në vitin 2008, kur u rikthye në sistem me 750 mijë euro pasuri dhe të ardhura, siç edhe u konstatua në seancën dëgjimore të premten që kaloi.

Në datat 26 prill, dhe 9 maj të vitit 2013, zonjës Elderina Ndoja i falin 6 sipërfaqe toke 79 434 m2, 112 277 m2, 800 m2, 800 m2, 1800 m2 si dhe 1 100 m2 në Durrës. Pronat me sipërfaqe 79 434 m2 dhe 112 277 m2 që ia kishin dhuruar në 26 prill 2013, Elderina Ndoja ia dhuron një personi të paidentifikuar në datën 8 maj 2013. Mbetet mister personi që ia dhuroi pronat zonjës Ndoja dhe pse, por edhe personi tjetër që i mori dhuratë këto prona nga zonja Ndoja.

Arian Ndoja ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti. Nga atentati mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, ndërsa humbi jetën shoferi Andi Maloku. Ndoja ishte në makinë me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe edhe si Landi Muharremi, ‘i forti i Sukthit’, por edhe si ‘Rrumi’, i dyshuar se urdhëroi rrahjen e amerikano- libanezit Fadi Mitri, për çështjen e konfliktit të 45 mijë metra katror tokë shtetërore në Gjirin e Lalzit. Në makinën e prokurorit çuditërisht u gjend dosja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, i vrarë në një atentat mafioz në Vlorë si dhe disa dokumente të vjedhura./shqiptarja.com

Next Post
Si ndiheni që do jeni sëbashku me Topallin në Këshillin Kombëtar të PD? Biberaj: Nuk kam asgjë personale…!

Si ndiheni që do jeni sëbashku me Topallin në Këshillin Kombëtar të PD? Biberaj: Nuk kam asgjë personale...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj: Dado nga kuzhinier u bë pilot! Tani në Bashki kanë frikë të firmosin! Nuk është hapur asnjë kopsht i ri…

Saga e përndjekjes ndaj Veliajt! Ols Dado i bën vetting vjehrrit të ndjerë në tatime, banka, ujësjellës e hipoteka 7 vite pas vdekjes

April 13, 2026
Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

Zgjedhjet lokale, KQZ nis përgatitjet, letër bashkive: Përcaktoni Qendrat e Votimit

April 13, 2026
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë

Shqipëria me rezerva për 5 muaj, rritja e çmimit të karburantit kërcënon fluturimet dhe turizmin

April 13, 2026
A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

A do të reduktohet flota e autobusëve? Shoqata e Transportit letër ministrave, nesër pritet vendim

April 13, 2026
Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

Përgjimet/ Përplasja me grupin rival të ‘Doqes’, ja si e planifikoi “Ini i Çones” eliminimin e “Gëçe-s”

April 13, 2026
Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

Morën peng një 32-vjeçar dhe e dhunuan për para, 2 të arrestuar në Tiranë, 1 tjetër shpallet në kërkim

April 13, 2026
Nga integrimi te strehimi, kryeministri Rama prezanton “formulën” që do ndihmojë qytetarët

Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste të Vlorës

April 13, 2026
Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

Hoxha takim me Këshillin Koordinues të Diasporës: Fazë e re bashkëpunimi për “Shqipërinë 2030”

April 13, 2026
Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

Sekretari i ardhshëm i Shëndetësisë i Hungarisë bëhet viral duke kërcyer në skenë pas fitores (VIDEO)

April 13, 2026
Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

Përplasi një makinë dhe nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 42-vjeçari

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In