• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri/ ‘Mbreti’ polak i tregtisë së armëve ka vdekur në Tiranë. U kontraktua nga qeveria e Polonisë për respiratorët gjatë pandemisë së Covid 19

by Java News
26/07/2022 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrzje Izdebski, 71-vjeçar nga Polonia, i njohur si një tregtar armësh dhe aparatesh respiratorë gjatë kohës së pandemisë COVID-19 është ndarë nga jeta në Shqipëri. Mediat polake shkruajnë se ai ka vdekur në Tiranë dhe lajmi është konfirmuar edhe nga INTERPOL!

“Faktin e vdekjes e konfirmuam përmes kanaleve tona, direkt në Shqipëri dhe përmes Europolit ”, tha një oficer i Shtabit të Policisë për median e Polonisë TVN24.

Andrzje Izdebski ishte në arrati që prej vitit 2021 pasi ishte nën hetim nga prokuroria polake. Në fillim të pandemisë së COVID-19 ai në rolin e ndërmjetësit (broker), i premtoi qeverisë polake se do të siguronte 1,241 respiratorë me vlerë 53 milion dollarë.

Ai mundi të siguronte vetëm 200 respiratorë ndërkohë që kishte marrë paradhënie nga qeveria polake 42 milion dollarë. Qeveria polake i kërkoi të kthente 16 milion dollarë, gjë të cilën ai e bëri, por jo pjesën tjetër,  pasi sipas tij kishte paguar për prodhuesit e respiratorëve.

Rasti filloi në pranverën e vitit 2020, në kulmin e pandemisë. Pas situatës së rëndë vdekjet masive për shkak të mbytjes si rezultat i aksesit në respiratorë, Ministria e Shëndetësisë, e drejtuar në atë kohë nga Łukasz Szumoëski, nënshkroi një kontratë me kompaninë Lublin E&K, që mbulonte furnizimin për 1200 respiratorë “më të cilësisë më të lartë”.

Për çmimin e një pajisjeje të tillë, ishte një kontratë shumë e shtrenjtë, por që duhej të zbatohej shpejt. Ministria pagoi një paradhënie të madhe dhe respiratorët e parë do të dorëzoheshin në spitalet polake në prill dhe sasia e fundit në qershor 2020 nuk shkuan.

Ndërkohë, shumë shpejt u bë e qartë se kompania E&K ishte në pronësi të Andrzej Izdebski ishte një tregtar armësh me përvojë. Mediat përcaktuan se ai ishte i përfshirë në tregtinë e paligjshme të armëve dhe OKB-ja e kishte futur në një “listë të zezë” për kontrabandën e armëve në Angola dhe Liberi.

Në pyetjen se pse Polonia  bleu respiratorë nga një kompani në pronësi të një tregtari armësh, Ministria e Shëndetësisë polake u përgjigj atëherë – E &K është një subjekt që funksionon ligjërisht. Ministria nuk kontrollon profilin e biznesit të kompanive që paraqesin oferta për blerjet me COVID.

Në kulmin e debateve politike në Poloni si pasojë e këtij skandali dhanë dorëheqjen ministri dhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, firmosësit e kontratës. Andrzje Izdebski ishte një  ish pjesëtar i shërbimit sekret polak por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si mbreti i tregtisë së armëve duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut./m.j

Next Post
Atentatet me 4 të vrarë, policia zbarkon në Nikël për kontrolle në banesa

Atentatet me 4 të vrarë, policia zbarkon në Nikël për kontrolle në banesa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com