• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i zhdukjes së Ervis Martinajt/ Mesazhi nga Kolumbia: Fjalën e fundit ta thonë autoritetet

by
07/03/2023 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zhdukja e Ervis Martinajt ka trazuar autoritetet shqiptare, të cilat ende nuk kanë një informacion për fatin e tij.

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala flet e rezervuar se çfarë ndodh me Martinajn, pasi siç thotë ajo çdo gjë që duhet të raportojë duhet ta bazojë në prova.

Lala tregoi për fluksin e mesazheve që mbërrijnë në telefon dhe adresat e saj në rrjetet sociale të cilët japin versione nga më të ndryshmet.

Mes tyre, Klodiana Lala veçon një mesazh që i ka mbërritur nga një numër kolumbian ku thuhet se Vis Martinaj është mbajtur në një resort.

“Jam përpjekur të mos jap kakofoni informacioni por të qëndroj më shumë në habitatin tim për të qenë korrekte dhe për të mos e cenuar këtë çështje. A kam të drejtë si gazetare të dyshoj që fill pas zhdukjes së Vis Martinajt po diskutohen lojërat e fatit? A kam të drejtë të dyshoj kur bëhen bashkë disa aleanca grupesh që ta godasin atë?

Kam shkruar edhe kur ai ka qenë autor, por kam shkruar edhe kur ai ka qenë ‘viktimë’, pra i akuzuar. Unë kam qenë e balancuar edhe kur ai ka qenë në aleancë me grupe dhe godiste kundërshtarët, por edhe kur kundërshtarët e godisnin atë. Është ndër rastet më interesante, kam patur dhjetëra telefonata, qindra mesazhe nga mënyra të ndryshme, shkruajnë në email, Instagram, Facebook, shkruajnë shumë gjëra. Nuk mund të them se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Kjo ka lidhje me etikën profesionale, jo me trimërinë. Sikur të ekzistojë 1% rreziku për të ma rrëzuar atë që them do të ishte një kosto shumë e madhe për mua si gazetare por edhe për gjithë pjesën tjetër. Nëse unë dal dhe deklaroj që fati i Martinajt është ky, është familja përballë, unë kam biseduar me ata, s’i kanë pritur shumë mirë lajmet, kanë patur pretendimet e tyre, edhe jam “sulmuar” pak, por nuk ka rëndësi, në fund fare nuk ka të bëjë me trimërinë, por me etikën dhe profesionalizmin.

Nëse them është gjallë, duhet ta provoj. Nëse është i vdekur, duhet ta provoj. Njëri më dërgonte mesazh me numër nga Kolumbia se fati është kështu, se është mbajtur në këtë resort, se ka ndodhur kjo, por nuk mund të jap më shumë detaje, janë autoritetet që duhet ta thonë fjalën e tyre të fundit”, u shpreh Lala në Syri Tv.

/e.d

Next Post
Emocione, lot dhe përqafime/ Olta takon nënën brenda shtëpisë së BBV

Emocione, lot dhe përqafime/ Olta takon nënën brenda shtëpisë së BBV

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In