• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteri i vdekjes së shqiptares në spitalin e Selanikut, flasin familjarët: I bënë 7 operacione pa dijeninë tonë, kartela ishte me korrigjime…!

by Java News
26/12/2022 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 38-vjeçare ka humbur jetë në rrethana misterioze në Greqi “Agjos Luka” në qershor të këtij viti.

Viktima është Fatime Leka, e cila ka pasur disa shqetësimë nga zemra . Familjarët kanë dhënë firmën për të bërë ndërhyrjen  në zemër dhe sipas mjekëve sic tregon vëllai operacioni do të ishte i thjeshtë dhe s’do kishte pasoje për jetë.

Fatime Leka ishte nënë e 4 fëmijëve. Ndërkohë familjarët pretendojnë se ka pasur disa ndërhyrje të tjera, pa dijeninë e tyre. Ata janë lajmëruar vetëm pasi janë kryer ndërhyrjet. Familjarët kërkojnë nga shteti shqiptar dhë ai grek që të zbardhet ngjarja e rëndë, pasi sipas tyre motra nuk vuante asnjë sëmundje.

Vëllai: Kjo vuante nga zemra por nuk ishte aq rëndë që të shkonte puna deri në vdekje, doktori që e kishte mbnjtur nën kontroll për 4 vite tha se duhej të bënte ndërhyrje. Brenda 6 ditësh e cuam në spitalin privat ku ai punonte. Ishte mjeku Niku Papadopulos. Brenda një jave mbyllëm takimin. Më pas e futën në operacion, zgjati deri në 13 orë. Pastaj dolën dhe thanë se operacioni nuk ka shkuar mirë. E futën në 6 të mëngjesit dhe nuk doli më nga ajo sallë. Ka qëndruar brenda 2 muaj në spital. Pastaj nuk i punonin organet, nuk na sqarojnë. Na thonin se kishin kaseta, do na i jepnin, tani na e mohojnë, nuk na japin asnjë njoftim.

Unë si vëlla kërkoj nga ambasada shqiptare në Selanik , nga shteti shqiptar të zbardhet cështja, kërkoj ndërhyrje nga ambasada, qeveria greke, të futen në spital. Të di se nga cfarë më vdiq motra, kemi hapur cështje edhe këtu. Të na japin provat. Nuk na kanë dhënë asgjë, kartelën e dosjen e kemi të korrigjuar. Nuk e dimë kush e ka bërë.

Shkaku u vdekjes na thonin se ka marr virus nga spitali, një mikrob aty. Ajo nuk ka pasur asnjë lloj sëmundje. Kjo u bë për arterien kryesore të zemrës. Pas operimit cdo organ doli jashtë funksioni. Shteti grek, ambasada shqiptare në Greqi dhe qeveria shqiptare të zbardhin ngjarjen.

Motra e saj thotë se ajo ka bërë 7 operacione dhe të kenë kamerat se cfarë ka ndodhur në të vërtetë.  Ajo tregon se nuk e lejonin që ta vizitonin shpesh.

Familjarët dyshojnë për mjekim të pakujdesshëm dhe fshehje të së vërtetës.

Motra:Tani do presim përgjigjen e ekspertizës. Hapat duhet ti ndjek shteti se ne nuk kemi marrë fakte ti vërtetojmë. Kemi mungesë dokumentash nga spitali. Prova për kirurgun që ka bërë operacionin nuk kemi. Nuk kemi asnjë informacion për mjekun. Spitali thotë nuk mbajmë përgjegjësi për mjekun, ne nuk mund ta pranojmë këtë.

Nuk ia kemi çuar motrën në shpi mjekut që ta operojë, është paguar spitali për shërbimin dhe spitali e ka zgjedhur mjekun. Kanë bërë ndërhyrje në mushkri por ne nuk e dim kush e ka bërë. Motrës i kanë dalë organet jashtë funskionit, ku ishin mjekët kur ndodhi kjo? Nuk komunikuan në asnjë moment që motra rrezikonte jetën. Nuk na kanë dhënë asnjë dokument, na thanë që atë ditë nuk ka pasur as pamje filmike. U kryen  7 operacione dhe nuk ka asnjë pamje asnjë disk. Duam të shohim kamerat se kush doktor është futur në sallë atë ditë.andrea baka është doktori që e mori përsipër po atë ditë ska qenë në spital. Ditën që motra do operohej ka ardhur një fugon me studentë dhe nuk e di nëse e ka bërë një mjëk kirurg operacionin apo e bënë studentët.

Ky është gabim i pafalshëm. Nëse ajo kishte probleme të na i japin ato problemet që kishte dhe të thonë që ky ishte fati i saj dhe nuk ja doli dot, por ata po mundohen të fshehin çdo gjë, këtu ka diçka që nuk shkon. Nuk na kanë lënë as ta takojmë për dy muaj. Njëherë që e ka takuar vllai i ka bërë shenj nga doktori që nënkuptohet se nuk bëhet më. Doktorët nuk e dinin që ajo dinte greqisht. Pasi i ka bërë shenjë vllait që po ndjente vdekjen, i ka bërë shenj që donte të shkruante pasi nuk mund të fliste se ishte operuar dhe në fyt, por nuk mundi të shkruante nga gjendja e rënduar.

Ne kemi hapur çështjen në Greqi por avokati i parë dha dorëheqje ditën që do merrnin kamerat e spitalit dhe atë ditë u dorëhoq pa asnjë arsye. Tani kemi një tjetër avokat. Kemi bërë kallëzim në Greqi dhe Shqipëri.

Gojarisht na kanë thënë që mori një virus në spital ndërsa më vonë na shkruajtën që ndaluan së punuari disa organe të trupit të saj.

Operacioni saj zgjaste 3 orë por zgjati 13 orë dhe pas 24 orësh u fut prap në operacion dhe kjo nuk duket normale.

Kërkojmë të zbardhet ngjarja, të hapen kamerat dhe të jepet llogari për çfarë ka ndodhur. Autopsia është bërë në datën 7 dhjetor pasi u zhvarros trupi u morën mostrat./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(Procedurat) Fondet te “e-Albania”/ Fermerët mund të aplikojnë nga shtëpia!

Skema Kombëtare e Bujqësisë 2026, AZHBR-ja autorizon mbi 36 mijë pagesa për fermerët përfitues!

November 25, 2026
Rikthimi i Jensen Huang “bën me krahë” lojtarët e basteve, 16 llogari fitojnë 350 mijë dollarë

Arsyet pse Izraeli del i fituar nga rikthimi i Huang në krye të Nvidia-s?

November 25, 2026
Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

Vrau me automatik në një lokal në Shqipëri dhe u arratis drejt Britanisë, ky është shqiptari që i shpëtoi ekstradimit! Historia e krimit më 1999

November 25, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

“Çlirohen” pallatet pa kolaudim, qeveria lejon që dritat dhe uji të lidhen pa u mbyllur procedurat! Eksperti shpjegon procedurat

November 25, 2026
Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

Hekurudha Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi ndan detajet: Shinat mbi 90% gati, elektrifikimi zgjat 12 muaj pas firmosjes së kontratës!

November 25, 2026
“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të ketë kurajë dhe të sjellë vendet kandidate në tryezë!

“Të jepet sinjal i fortë”- Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama nga Brukseli: BE-ja të ketë kurajë dhe të sjellë vendet kandidate në tryezë!

November 25, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

Alarmi/ Abuzimet seksuale me të mitur, Policia evidentoi 19 raste në 11 muaj! Të paktën 20 persona të dyshuar, 15 në pranga

November 25, 2026
Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

Karakaçi: Nuk kam ambicie për Bashkinë e Shkodrës, e mbështes rikandidimin e Benet Becit!

November 25, 2026
Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

Protestuesja i kujton dhëndrit të Berishës aferën “Partizani” para derës së SPAK-ut: Jep llogari për atë që je i përfshirë!

November 25, 2026
Profecia e qametit të ditës së Flamurit

Profecia e qametit të ditës së Flamurit

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In