• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Misteri i vdekjes së 21 adoleshentëve…

by A R
30/06/2022 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misteri i vdekjes së 21 adoleshentëve në një klub nate ka mbërthyer tërë Afrikën e Jugut. Spekulimet kanë lënë pikëpyetje të shumta pa përgjigje. Incidenti po hetohet nga autoritetet, por ajo që dihet deri tashmë është se ngjarja u zbulua të dielën rreth orës 04:00 të mëngjesit.

Pas mbërritjes në vendngjarje autoritetet gjetën 17 trupa të pajetë brenda klubit. Katër të tjerë ndërruan jetë në spital, ose teksa  transportoheshin atje. Të gjithë ishin adoleshentë. Viktima më e re ishte e moshës 13-vjeçare.

Qeveria lokale ka ofruar ndihmën e saj për varrimin e të rinjve. Funerali masiv pritet që të mbahet të mërkurën e ardhshme. Rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. “Nuk duam që të bëjmë asnjë spekulim në këtë fazë të hetimeve”, tha Tembinkosi Kinana.

Daily Dispatch, një media afrikano-jugore raportoi se adoleshentët po festonin fundin e provimeve bnë shkollë. Trupat e tyre u gjetën të shpërndara nëpër tavolina, karrige dhe në pistën e vallëzimit. Asnjë prej tyre nuk kishte shenja të dukshme lëndimesh.

Autoritetet kanë punë pasi duhet të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjeve. Siyanda Manana, një zëdhënëse për Departamentin e Shëndetësisë në Kepin Lindor, tha të martën se autopsitë ishin përfunduar dhe ndodheshin në pritje të raporteve toksikologjike. 19 viktima janë identifikuar ndërsa dy të tjerët mbeten ende të paidentifikuar në morgun lokal.

Daily Dispatch raportoi se kishte zëra se adoleshentët vdiqën në një rrëmujë pasi rojet e sigurisë hodhën gaz lotsjellës ose sprej në një përpjekje për të shpërndarë klientët. Por kjo teori është përjashtuar.

Një media tjetër ka publikuar se shkak i vdekjes mund të jetë helmimi me dioksid karboni, duke cituar burime pranë hetimit. Por zëdhënësja e policisë nuk e konfirmoi këtë lajm.

Autoritetet po ashtu i kanë kërkuar njerëzve që mos të spekulojnë mbi shkaqet e vdekjes së adoleshenteve, pasi hetimet janë në vijimësi. Deri më tani për këtë ngjarje nuk ka asnjë të arrestuar dhe asnjë të dyshuar.

/a.r

Next Post
Ndodh në autostradën Tiranë-Durrës/ Shkon në gomisteri me BMW dhe kthehet në këmbë

Ndodh në autostradën Tiranë-Durrës/ Shkon në gomisteri me BMW dhe kthehet në këmbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In