• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri i vdekjes në burg të Enver Sheshit, biznesmenit të arrestuar për aferën me inceneratorin e Fierit

by Java News
08/01/2023 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një prej të arrestuarve për aferën e incineratorëve ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT.

Enver Sheshi 59 vjeç u arrestua për inceneratorin e Fierit dhe ndodhej në burgun 313. Dyshohet se ai ndërroi jetë nga ataku kardiak, një orë pasi mbërriti në spital, pasditen e së shtunës.

Enver Sheshi akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Ai u arrestua më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë mes tyre edhe zëvëndës presidentin e Federatës shëqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të ndërtimit të inceneratorit të Fierit.

Enver Sheshi bëri disa herë kërkesë në Gjykatën e Posaçme në mënyrë që t’i ndryshohej masa e sigurisë ‘arrest me burg’ por nuk u pranua.
59 vjeçari Sheshi ishte administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k.

Për inceneratorin e Fierit, nga heimet e SPAK rezulton se janë paguar 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit arrin në vlerën e 60 milionë lekëve.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi 11 urdhër-arreste, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie.
5 prej tyre u arrestuan, ndërsa 5 personat e tjerë u shpallën në kërkim, pasi rezultonin se ishin larguar jashtë vendit.

Në fund të dhjetorit të 2022, Prpkuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dorëzoi në gjykatën dosjen për ndërtimin dhe dhënien me koncension të Inceneratorit të Fierit duke marrë të pandehur 21 persona përfshi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Ata do të përballen me akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave, deri te krijimi i skemave mashtruese./AbcNews

 

Next Post

Edhe zaptues, edhe dhunues, edhe i mundur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com