• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanalizimet në Tiranë/ Braçe: Tirana qelbet erë, ku derdhen ujërat e ndotura? Karakaçi: Investimi gati, por kemi pasur probleme me kontraktorët

by E S
21/05/2026 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Kuvend është zhvilluar një diskutim mes deputetit Erion Braçe dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, lidhur me ndotjen e lumenjve në Tiranë dhe ecurinë e projekteve për kanalizimet. Braçe ngriti shqetësimin për situatën mjedisore në kryeqytet, duke paralajmëruar për përkeqësim gjatë muajve të verës.

“Tirana po hyn në javën dhe muajt ku qelbet erë”, tha ai, duke përmendur temperaturat e larta, mungesën e reshjeve dhe rënien e prurjeve në lumenj.

“Ujëra të ndotura, siç më bën me dije UKT përmes kësaj letre, derdhen në lumenjtë e Tiranës, e pranojnë botërisht, në Lanë dhe lumin e Tiranës, me gjasë edhe në Erzen”, tha Braçe.

Ai iu referua edhe një letre të UKT-së, sipas të cilës “ujëra të ndotura derdhen në lumenjtë e Tiranës, në Lanë dhe me gjasë edhe në Erzen”, duke e cilësuar këtë një rrezik për mjedisin dhe shëndetin publik.

Braçe kritikoi gjithashtu zhvillimin urban, duke thënë se infrastruktura ekzistuese nuk përballon ndërtimet e reja.

“Asnjë metër volum i ri në rrjet s’po shtohet, asnjë impiant për përpunimin e ujërave nuk është ndërtuar për të shoqëruar ndërtimet e reja”, u shpreh ai, duke ngritur pyetjen se ku do të shkarkohen ujërat e ndotura të zonave të reja si Lagjja nr. 13 dhe Bulevardi i Ri.

Nga ana tjetër, ministri Karakaçi deklaroi se projekti i përmirësimit të sistemit të kanalizimeve është një investim me rëndësi jetike për mjedisin dhe cilësinë e jetesës, por ka pasur vonesa në zbatim për shkak të problemeve me kontraktorët.

Ai bëri të ditur se projekti financohet përmes një marrëveshjeje huaje me Bankën Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, me vlerë rreth 61 milionë euro.Sipas tij, projekti përfshin ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar me kapacitet mbi 94 mijë metra kub në ditë, si dhe ndërtimin e kolektorëve kryesorë që do të transportojnë ujërat nga zona të ndryshme të Tiranës drejt impiantit.

Karakaçi shtoi se projekti ka nisur para vitit 2016, por është shtyrë disa herë dhe kontrata është ndërprerë pas auditimeve institucionale. Aktualisht, sipas tij, është përfunduar rishikimi teknik dhe pritet të nisë procedura e re konkurruese për zbatimin e tij.

“Parashikohet ndërtimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në Kashar, me kapacitet prej mbi 94 mijë metrash kub në ditë. Një komponent është ndërtimi i kolektorit kryesor për transportimin e ujërave të ndotura nga Pallati me Shigjeta deri në impiant, me gjatësi rreth 4.2 km dhe kapacitet prej 2.27 metrash kub për sekondë. Projekti përfshin edhe ndërtimin e kolektorit të ri të ujërave nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta, me qëllim menaxhimin e shkarkimeve të Lanës dhe përmirësimin e ndotjes urbane.

Implementimi filloi para vitit 2016 me afat prej 36 muajsh, por pas disa problemeve serioze afati u shty me 52 muaj deri më 6 tetor 2018. Po atë vit kontrata u ndërpre në mënyrë të njëanshme nga autoriteti kontraktor pas një auditimi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ministria ka marrë masa për të rivitalizuar kontratën. Aktualisht jemi në fazën që konsulenti ka përfunduar rishikimin e projektit dhe ka hartuar projektin e ri teknik. Shumë shpejt pritet fillimi i procedurës konkurruese”, tha Karakaçi.

Next Post
Shikuesit e veçantë në Kuvend, ish-ministra, ish-deputetë e eurodeputetë austriakë ndjekin seancën

Shikuesit e veçantë në Kuvend, ish-ministra, ish-deputetë e eurodeputetë austriakë ndjekin seancën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com