• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteri i ngjarjes/ Vdekje e dhunshme e 41-vjeçares para se të hidhej në lumin “PO”

by A R
06/07/2016 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vijon të mbetet mister vrasja e 41-vjeçares shqiptare e cila u gjet e mbytur në lumin Po në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se sipas autopsisë Lavdije Kruja është hedhur në lumë e vdekur. Dikush ka shkaktuar vdekjen e saj duke e mbytur në fyt e më pas për të zhdukur trupin e ka hedhur në lumin Po. Shenjat në trup vërtetojnë se vdekja e Lavdije Krujës ka qenë e shumë e dhunshme.

Ndërsa në pyetje janë marrë familjarë dhe dy burra të konsideruar shumë të afërt me të. Lavdije Kruja nënë e dy fëmijëve 13 dhe 17-vjeç u gjet e vdekur në datën 7 qershor ndërsa trupi i saj u konfirmua nga e motra e cila kish bërë denoncimin në polici.

 Mediat italiane shkruajnë se shqiptarja për herë të fundit është parë e gjallë në datën 30 maji kur kishte dhe një intervistë për punë. Trupi i pajetë i Lavdijes ose Deas siç njihej u gjet 8 ditë nga zhdukja e saj, nga makina që pastron shtratin e lumit Po nga trungjet e pemëve e mbeturinat.  Sipas të përditshmeve ishin pikërisht fijet e flokut të gjetura në banjo të cilat vuan në konfirminin e ADN se trupi i dekompozuar i përkiste Krujës. Nëna e dy fëmijëve pasditen e 30 majit është takuar më vrasësin e saj citojnë mediat.

Dikush e ka mbytur dhe e ka hedhur në Lumin Po. Nëna nuk kish lënë asnjë shenjë lamtumire thjesht ishte larguar ndërsa në shtëpi e priste djali 13-vjeçar.

Ata jetonin në Miraldo Terme në Pavia. Ndërsa makina e saj Fiat 500 u gjet e parkuar jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i saj i pajetë. Në makinën e gjetur u zbuluan shenja tërheqjeje çka forcoi idenë e autoriteteve se bëhet fjalë për një vrasje. Më tej mjekësia ligjore konfirmoi se vdekja e 41-vjeçares ishte e dhunshme duke e mbytur ne fyt . Më pas vrasësi i saj e ka hedhur në lum, trupi i të cilës u nxor 8 ditë më vonë e dekompozuar çka e vështirëson hetimin.

Tashmë hetimet kanë nisur të rishohin të kaluarën e saj dhe të rindërtojnë orët e fundit të shqiptares. Shumë persona janë shoqëruar në prokurori. Mes tyre motra, Xhulia, ish bashkëshorti, një nip etj. Por në veçanti dy burra të cilët konsiderohen shumë të afërt me viktimën, shkruan Shqiptarja.com Bëhet fjalë për një burrë me të cilin 41-vjeçarja kishte një marrëdhënie disa muaj më parë dhe për një mik.

Lavdije Kruja shkoi në Itali 10 vite më parë së bashku me burrin dhe 2 fëmijët. Më pas cifti u divorcua, ish bashkëshorti u transferua në Stradella së bashku me djalin e madh. Ndërsa më pas Lavdija së bashku me djalin e vogël kishin gjetur strehë në shtëpinë e një të moshuari në Miradolo ku shqiptarja e ndihmonte. Falë punës dhe ndihmës së të moshuarit Dea siç njihej Lavdija kish arritur të merret me qira një shtëpi të vogël.  Këtë të enjte një qiri do të ndriçoi rrugën Miradolo Terme në kujtim të Lavdijes dhe të gjitha grave të dhunuara. Kisha e cila ka organizuar këtë manifestim i ka kërkuar qytetarëve që te vendosin në dritare një copë të kuqe, ndërsa kush do të hyjë në qytet është i ftuar./a.m.

Next Post

Në fund të 2015-ës borxhi publik në raport me PBB në nivelin 72.2 %

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com