• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në fund të 2015-ës borxhi publik në raport me PBB në nivelin 72.2 %

by Aalison Pearse Stevens
06/07/2016 14:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të vitit 2015 borxhi publik në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është në nivelin e 72.2% dhe përbëhet nga borxhi i qeverisë qendore dhe borxhi i pushtetit vendor.

Sipas të dhënave të bëra publike në raportin për buxhetin faktik të vitit 2015, dorëzuar në Parlament, borxhi i qeverisë qendrore në fund të vitit 2015 është 1,042.2 miliard lekë ose 72.1% i PBB-së, ndërkohë borxhi i Pushtetit Vendor vazhdon të jetë në nivele jo të konsiderueshme, 0.9 miliard lekë ose 0.07% i PBB-së.

Gjatë vitit 2015 borxhi i qeverisjes qendore në raport me PBB është rritur me 2.3 pikë përqindjeje dhe të gjithë peshën e rritjes e ka mbajtur borxhi i jashtëm, ndërkohë që borxhi i brendshëm ka pësuar rënie. Rritja e borxhit të jashtëm ka ardhur si rezultat i kushteve të favorshme në tregun e jashtëm dhe si rezultat i përpjekjes së qeverisë për të ulur presionin e huamarrjes së brendshme dhe për t’i dhënë frymëmarrje kreditimit të sektorit privat.

Gjatë vitit 2015 një pjesë e konsiderueshme e rritjes së borxhit i atribuohet likujdimit të detyrimeve të prapambetura dhe efektit të kursit të këmbimit si pasojë e zhvlerësimit të monedhës vendase ndaj monedhave të tjera që kompozojnë portofolin e borxhit të jashtëm.

Në fund të vitit 2015 rreth 51.4% e borxhit shtetëror është e denominuar në monedhë vendase, ndërkohë pjesa tjetër është në monedhë të huaj dhe mbizotëron në rreth 70% monedha euro. Rreth 97.2% e borxhit të brendshëm është e denominuar në monedhë vendase, ndërkohë që borxhi i jashtëm është tërësisht i denominuar në monedhë të huaj.

Gjatë vitit 2015 kosto e borxhit shtetëror që rrjedh nga pagesat e interesave vlerësohet në 38.6 miliardë lekë ose 2.67% e PBB ku 1.9% e PBB janë pagesa për interesat e borxhit të brendshëm dhe 0.78% e PBB interesa për borxhin e jashtëm. Gjatë viteve të fundit pagesat për interesa kanë pasur një trend rënës, i cili ka ardhur kryesisht si rezultat i rënies së normave të interesit në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

ma.me

Next Post

Të dhënat e Bankers për tremujorin, bie me 8.2 % prodhimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

November 12, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 13 Nëntor 2026

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In