• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Misteret e vdekjes së prostitutës shqiptare

by A R
18/01/2018 11:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historia e Silvana Beqirajt, e cila u gjet e vrarë 4 vjet më parë në Francë, është rikthyer në vëmendjen e shtypit britanik.

Kështu “The Guardian”, i ka kushtuar një artikull të plotë vrasje së mbuluar me mister, e cila nuk është zbardhur dhe familja e saj kërkon të dijë të vërtetën.

Në ditën për diell në shtator të vitit 2014, trupi i pa jetë i shqiptares 33-vjeçare Silvana Beqiraj u gjet në  kanalin Lunel, të kënetës së Montpellier. Policia franceze fillimisht supozonte se ajo ishte mbytur. Nuk kishte shenja lëndimi, por ajo ishte tërësisht e zhveshur dhe për këtë shkak hetuesit dyshonin për një vrasje të mundshme, shkruan Tirana Today.

Silvana ishte me origjinë nga fshati Ndërmenas, i rrethit të e Fierit. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve, dhe ishte divorcuar nga burri. Ajo kishte emigruar 4 vjet para se të gjendej e vdekur në Francë, dhe fëmijët e saj të vegjël i kishte lënë te prindërit e saj. Një tjetër grua shqiptare, Bukurie Elmazi, gjithashtu nga Fieri, kishte shkuar në Francë bashkë me Silvanën në vitin 2011, duke e bindur atë të emigronte për “mundësi më të mira”, sipas familjes së Silvanës. Elmazi kishte qenë ajo që kishte identifikuar dhe trupin e viktimës në vitin 2014.

“Ajo na tha se kishte shkuar atje për t’u kujdesur për një grua të moshuar”, thotë babai i Silvanës, Mehmet Beqiraj, i cili është një fermer. “Por ne të gjithë kishim dyshime”, vijoi ai.

Një hetim lidhur me vrasja te mundshme të shqiptares  u hap në Francë, dhe shumë shpejt u zbulua  se Silvana kishte qenë e përfshirë në një rrjet prostitucioni në Montpellier, por familja ende nuk e  ka idenë se çfarë ka ndodhur me të. Shkaku i saktë i vdekjes nuk është vërtetuar kurrë nga policët ose ekspertët mjeko-ligjorë, dhe deri më sot askush nuk është arrestuar ose akuzuar.

Familja e Silvanës refuzon të pranojë se vajza e tyre është trafikuar, duke mos dashur të pranojnë që ajo ishte prostitutë për një vullnetare.

“Nëse do ishte prostitutë ajo nuk do na sillte shumë para”, thotë vëllai i saj (i cili nuk do të identifikohet), një burrë i rraskapitur nga  dhimbja. “Ajo na dërgonte shumë para. Nëse ajo do kishte tutor,  ai nuk do ta lejonte që ajo të na dërgonte para “.

Megjithatë, provat flasin ndryshe.

Vëllai i saj thotë se burrat që “morën Silvanën në Francë” ende jetojnë në fshat, ndërsa Mehmet pohon se Silvana ka dërguar vetëm shuma të vogla parash, kur ajo ishte në gjendje. Sigurisht, nuk kishte asnjë shenjë pasurie në shtëpinë e familjes.

Pas lajmit për vdekjen e vajzës së tij, Mehmet udhëtoi për në Montpellier për t’u takuar me policinë.

“Shqiptarët [në konsullatë] siguruan vetëm një përkthyes dhe asgjë tjetër. Unë u trajtova keq dhe ata ishin arrogantë dhe më injoruan mua,”thotë ai.

Trupi i Silvanës u mbajt nga mjekët në Francë për shtatë muaj. Kur u lirua, familja u informua se do të paguante minimum  6,000 € . “Ne nuk kemi para, por i gjetën” thotë Mehmeti.

Jeta në fshat nuk ishte e lehtë për Silvanën. Si me shumë gra nga komunitetet tradicionale shqiptare, ajo u martua me mblesëri kur ishte vetëm 20 vjeç.

Pas pesë vjetësh, Silvana u divorcuar dhe u kthye në shtëpinë e familjes me fëmijët e saj. Brenda një viti Silvana takoi Nuri Çela, një burrë nga një fshat fqinj. Jo shumë kohë pasi çifti u zhvendos të jetonte bashkë, Çela u qëllua për vdekje ndërsa hynë në shtëpi. “Ishte çështje  borxhi”, thotë nëna e Slvanës, Yllka, duke qarë.

Sipas një gazetareje, Laureta Rroshi, Silvana i kishte dhënë paratë një bande trafikimi për të organizuar transportin e saj dhe ta fuste atë në rrjetin prostitucionit në Francë. Silvana më pas ndryshoi mendjen dhe kërkoi që paratë të ktheheshin.

Është e pamundur të thuhet saktësisht pse Silvana pranoi të shkonte në Francë. Por ajo që dihet për trafikimin e grave nga Shqipëria rurale është se atyre u premtohet një jetë më e mirë, pastaj përfundojnë duke u lidhur me borxhin si rezultat i shpenzimeve të zhvatura për udhëtimin dhe strehimin të vendosur nga trafikantët. Familjet e tyre në shtëpi marrin kërcënime nëse nuk respektojnë vendimet e bandave.

“Edhe fëmijët e Silvanës ishin të vetëdijshëm se nëna e tyre ishte trafikuar në Francë”, thotë Rroshi./Tirana Today/a.m.

Next Post
Plagosi me armë ushtarakun, kapet i riu në Shkodër

Arrestohet shqiptari i dënuar me 16 vjet burg për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

Priti për më shumë se një dekadë, por u nda nga jeta pa i përqafuar: Dylber Shuli nuk arriti të shohë nipërit dhe mbesat në Siri

August 23, 2026
Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

Zjarri në një lokal në Triport, rrezikohet Pylli i Sodës, riaktivizohet vatra në Pishporo

August 23, 2026

Nga shkrirja e bashkive deri te zgjedhjet e vitit 2027, çfarë po diskuton Rama në Pogradec?

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

Lojërat Mesdhetare në RTSH/ Abakarov dhe Dudaev kualifikohen në gjysmëfinale

August 23, 2026
“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

“Nuk e dija për lidhjen”, flet gruaja e Allmuçës që vrau të dashurën dhe veten! Nëna e 45-vjeçares: Si e mësova lajmin

August 23, 2026
Zjarret në vend, Cara: Humbje vetëm në pyje e kullota, strukturat kanë qenë funksionale

Pas largimit nga detyra, reagon Arben Cara: Zjarri nuk luftohet me lajme dhe fotografi

August 23, 2026
‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

August 23, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

August 23, 2026
Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Gusht 2026

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com