• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misteret e misionit disa ditor të emisarit të Micotaqisit në Tiranë për Fredi Belerin

by Ylli Pata
10/08/2023 22:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Pas disa ekipeve ligjore, kryeministri grek Qirjakos Micotaqis ka dërguar në Tiranë, një peshë të rëndë të Nea Demokratia.

Grupi drejtohet nga deputeti, Angelos Syrigos, një nga zyrtarët e rëndësishëm të partisë në Pushtet. Jurist shumë i njohur, madje profesor i të drejtës në Universitetin prestigjoz Panteon të Athinës, Syrigos, është një politikan i rëndësishëm i mazhorancës qeverisëse.

Siç bën të ditur në një njoftim për shtyp stafi i Fredi Belerit, ndërsa nesër deputeti i Demokracisë së Re do të takohet në mjediset e paraburgimit me kandidatin që fitoi në zgjedhjet e Himarës në 14 maj, ndërkohë që 4 ditë më pas do të zhvillohet një protestë në sheshin kryesor të Himarës.

Në njoftimin për shtyp, theksohet: “Tubim – protestë për lirimin e menjëhershëm, betimin & marrjen e detyrës të Kryetarit të Zgjedhur të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri. Ftojmë të gjithë gazatarët, të hënën më datë 14 gusht, dhe ora 18:00, në shëtitoren qëndrore të Spiles, jashtë zyrës së Omonias”.

Duket qartë se përtej buzëqeshjeve ndërmjet Edi Ramës dhe Micotaqis, në një takim që ata patën në kuadër të samitit të NATO-s në Vilnus, Athina do të vijojë që të bëjë presion mbi këtë rast.

Madje ministry i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, deklaroi se Athina do të vendosë veton në Bruksel për çdo çështje që ka të bëjë për Shqipërinë, duke nisur nga miratimi i ndihmës financiare, në kuadër të fondeve të praganëtarësimit.

“Me mënyrën se si vepron pala shqiptare, me siguri po qëllon veten në këmbë (bën autogol)”, është shprehur Gerapetritis, duke paralajmëruar se “nëse Fredi Beleri shkarkohet nga posti, atëherë do të drejtohemi në një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Athina, duket do të mbrojë një objektiv për këtë çështje; që Fredi Beleri të mos shkarkohet nga posti, apo të mos zhvillohen zgjedhje të reja në Himarë. Beleri është i arrestuar nga SPAK për blerje votash. Të gjithë shkallët e gjyqësorit, deri tek Gjykata e Lartë, kanë vendosur që ta mbajnë në gjendje arresti me burg kandidatin fitues të Himarës. Për të shkuar çështja në gjyq, e për të ardhur tek vendimi, do të dojë të paktën një ose dy muaj. Ndërkaq, Beleri, nëse shpallet fajtor, nuk mund të shkarkohet pa dalë vendimi i formës së prerë nga Gjykata e Apelit.

Vendim që sërish do të marrë kohë, sidomos edhe nëse hynë lojë avokatët e tij për të vepruar me kurdhet proceduriale për të shtyrë çështjen. Shtyrja, është një situatë që mund të mbajë të ndezur debatin Athinë-Tiranë, ku Greqia synon që të mos lejojë qeverinë shqiptare t’i ulë hundën duke i treguar drejtësinë. Ndërkaq, edhe BE, komisioni apo Parlamenti Europian nuk ka sesi të mbajë një qëndrim politik për këtë çështje, kur një zyrtar i lartë i Brukselit, drejton Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të drejtësisë shqiptare, e është një nga mbështetësit më të fortë të SPAK.

Gjithashtu, në maj, Parlamenti Europian votoi me shumicë dërrmuese një rezolutë që përkrah anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në korrik, Parlamenti miratoi një amendament për çështjen Beleri, ku kërkon lirimin e menjëhershëm të tij, raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos, u bëri thirrje eurodeputetëve grekë që të respektojnë vendimet e drejtësisë shqiptare.

“Dëshiroj të përsëris shqetësimet e shprehura nga disa kolegë në lidhje me kryebashkiakun Beleri. Është një rast që po ndiqet nga organet gjyqësore të Shqipërisë dhe ne, me respektimin më të rreptë të ndarjes së pushteteve, duhet të respektojmë ato që janë vendimet e gjykatave. Megjithatë, këtu i lë garancinë time personale të gjithë kolegëve nga të gjitha grupet parlamentare se personalisht do të monitoroj zhvillimin e këtij rasti dhe do të siguroj që parimet e shtetit ligjor të respektohen me përpikëri”, tha Santos.

Ndërkaq, duke parë biografinë e deputetit të Nea Demokracia, Angelos Syrigos, që vjen nesër, vë re një detaj që bie në sy dhe shton edhe më shumë misterin.

Zoti Syrigos, përveçse një nga zyrtarët e rëndësishëm për çështjet e minoriteteve dhe marrëdhëniet me jashtë të partisë së tij, vihet re se është një nga politikanët që është marrë me detaje me çështjen e delimitimit të detit me fqinjët.

Siç bëhet e ditur në biografinë zyrtare të Angelo Syrigos, që jepet në faqen zyrtare të Parlamentit të Greqisë, ai është nderuar me çmim të veçantë nga Akademia e Athinës për punën e tij mbi Delimitimin e Shelfit Kontinental.

Shqipëria dhe Greqia, kanë tashmë të pazgjidhur çështjen e kufirit detar dhe palët kanë rënë dakord që të përplasen në një Gjykatë Ndërkombëtare, e cila duhet ta zgjidhë këtë çështje. Si Tirana dhe Athina kanë ngritur ekipe ligjore dhe ekspertizës së nivelit të lartë. Po ç’lidhje ka çështja “Beleri” me lojrat mbi betejën e Detit që do të zhvillojë Athina dhe Tirana? Natyrisht duhet pritur për këtë, sidomos nga deklaratat e zyrtarit të lartë të Nea Demokratia, që vjen në një mision të gjatë e mjaft të nxehtë në Tiranë e Himarë.

Next Post
Maliqi organizon festën e ‘Bukës së re’, fermerët: Prodhimi i mirë, por problem shitja me çmim të ulët

Maliqi organizon festën e ‘Bukës së re’, fermerët: Prodhimi i mirë, por problem shitja me çmim të ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In