Një mama dhe vajza e saj po garojnë për titullin e Miss Bumbum në Brazil.
Çmimi shkon për femrën me të pasmet më seksi.
Kjo është hera e parë kur një mama dhe vajza e saj konkurrojnë njëkohësisht për çmimin e lakmueshëm.
Bruna Ferraz, 35 vjeç dhe e bija, Eduarda Morais, 19 vjeç, e pranojnë se janë të dëshpëruara për të fituar këtë çmim.
Çmimi i madh do jepet më 9 nëntor.
“Fitorja është gjithçka për mua, do më ndryshojë jetën përgjithmonë. Por e di se fitorja është gjithçka edhe për mamanë time”.
“Unë i admiroj të pasmet e mamasë sime. Shpresoj që të miat të jenë kështu të forta kur të kem moshën e saj”.
Publiku duket se preferon më shumë vajzën, por gara pritet të vendosë.
Të dyja thonë se po ndihmojnë njëra-tjetrën, sidomos tani që partneri i Brunës e braktisi atë.
Hidrauliku Pedro tha se i kishte ardhur në majë të hundës nga dyshja që krahason vazhdimisht të pasmet.
Bruna megjithat thotë se ai ishte xheloz nga vështrimet që i hidhnin meshkujt.
Express/d.i.