• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Miss Dhoqina e “Portokallisë”: Aventura ime e pushimeve me të dashurin

by Java News
01/08/2015 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miss Dhoqina e “Portokallisë”: Aventura ime e pushimeve me të dashurin

Delinda Zhupa është aktorja simpatike e spektaklit “Portokalli”, e cila qëlloi menjëherë në shenjë me personazhin tipik, Miss Dhoqina Shtrëmbari. Me paruke të verdha, e pesë fjalë në fjalor, Delinda ka bërë shumë fansa për vete me humorin e saj, ndërsa përfaqëson fenomenin “Miss” në Shqipëri, ose ndryshe vajzën e bukur, por që s’di të lidhë dy fjalë. Shumë pak e njohin atë në jetën reale, në të cilën është krejt ndryshe, brune, e bukur dhe shumë e shkathët. Për herë të parë Delinda na prezanton me partnerin e saj të zemrës, i cili po ashtu ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Arteve, në degën Kostumografi­Skenografi.

Njihesh si Miss Dhoqina, personazhi me impaktin më të madh në kohë shumë të shkurtër në “Portokalli”. Cili ishte bilanci yt i mbylljes së sezonit televiziv?

Sezoni televiziv i “Portokallisë” ka qenë shumë i bukur, plot emocione e sukses. Ndihem e kënaqur me personazhin e Miss Dhoqinës, pasi goditëm në shenjë brenda një sezoni. U pëlqye shumë nga publiku karakteri i vajzës Miss, së cilës po t’i japësh mikrofonin, nuk di të lidhë dy fjalë. Ndërkohë që po punojmë për një tjetër sezon të goditur televiziv.

Shumë foto të bukura në rrjetet sociale ndërsa je me pushime. Ku po argëtohesh këtë verë?

Pushimet po i kaloj me partnerin tim të zemrës, i cili quhet Eldo Disha, kunatën Aselda dhe bashkëshortin e saj. Pushimet do t’i përshkruaja si një turne të vërtetë që nisi nga Dhërmiu për të vazhduar në Jalë, Himarë, Sarandë, Ksamil dhe një vizitë dy­tri orë në plazhin e virgjër të Gjipesë, pranë Shpellës së Pirateve. Me pak fjalë, po shijojmë gjithçka në brigjet e Jugut.

Për herë parë po njihemi me të dashurin tënd të zemrës. Si nisi kjo lidhje?

Ka disa vite që jemi të dashuruar, por së fundi e kemi bërë publike lidhjen tonë. Jemi njohur në Universitetin e Arteve, ku jemi diplomuar të dy. Është një histori shumë e bukur dashurie, dhe ne tani po e shijojmë në maksimum.

Jeni në të njëjtën moshë, apo keni diferencë?

Jo, kemi vetëm dy vite diferencë moshe. Eldo është 27 vjeç, ndërsa unë jam 25.

Si ndihet ai pranë një aktoreje humori në profesion si ti?

Ndihet shumë mirë. Ai më mbështet dhe më përkrah, madje më jep dhe ide në punën time. Nisur nga fakti që është dhe vetë artist, ai natyrisht që e kupton shumë mirë profesionin tim.

(Panorama)

Next Post

Hëna Blu/ Pamjet mahnitëse (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

Shembja e disa rrugëve, Konferenca e Kryetarëve: S’ka Komision Hetimor ndaj ARRSH-së

April 7, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Formalizimi dhe deklarimi i pagave reale, themelore për zhvillimin ekonomik

April 7, 2026
E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

E rëndë në Itali/ 20-vjeçari godet me thikë prindërit dhe vëllain pas sherrit në shtëpi: Doja ta bëja prej kohësh

April 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In