• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misioni/ SHBA dhe Rusia dërgojnë në Beograd ‘specialistët’ e tyre

by Java News
20/06/2019 08:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat serbe shkruajnë se në Serbi do të fillojnë punën dy ambasadorë të rinj njëri i Rusisë e tjetri i SHBA-ve.

Ata po thonë se të dy po vijnë nga Moska dhe se imazhi i tyre është i ngarkuar me epitetin ‘specialistë’, për zgjidhjen e problemeve më të komplikuara, e qëllimi i tyre sipas mediave serbe është çështja e Ballkanit dhe e problemit Kosovë – Serbi.

Ambasadori rus i ardhshëm, Aleksandër Bocan Harchenko dhe homologu i tij amerikan, Anthony Godrey sipas shumë detajeve të biografisë kanë ngjashmëri në sferat e tyre të interesit dhe angazhimin diplomatik.

Sipas asaj që shkruhet në mediet serbe, të dy diplomatët janë të dërguar që të mbyllin konfliktet në Ballkan.

Godfrey sipas tyre është i njohur për marrëveshje të rëndësishme, ndërsa Harachenko është shumë më i hapur dhe më aktiv sesa ambasadori i tanishëm i Rusisë, Aleksandër Chepurin.

“Mund të thuhet se ardhmja e Godfrey dhe Kharchenko është një lloj “diplomacie e luftës së ftohtë”, në drejtim të arritjes së një marrëveshje midis dy pushteteve të mëdha të SHBA-ve dhe Rusisë”, shkruhet në mediat serbe.

Sipas analistit serb, Dushan Janjiq, ambasadorët e ardhshëm të Rusisë dhe SHBA-ve do të jenë sytë dhe veshët e shteteve të tyre.

“Të dy janë të vetëdijshëm për sukseset dhe dështimet tona dhe tani do të kenë shansin e parë që të jenë në kontakt me përfaqësuesit e gjerë. Ata do të ndërmarrin hapa të caktuar në drejtimin e zgjidhjes së problemeve”, tha Janjiq.

Ai beson se fuqitë e të dy ambasadorëve të rinj mund të jenë një faktor në vendosjen e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Sipas tyre, zgjedhja e këtyre dy ‘specialistëve’ është bërë me qëllim të formimit të një bashkëpunimi midis Moskës dhe Uashingtonit. Ata gjithashtu shkruajnë se të dy vijnë nga qyteti i njëjtë. Harchenko nga pozita e drejtorit të Departamentit të Katërt Europian në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Rusisë, ndërsa Godfrey ishte në Moskë përgjegjës për trajtimin e aspekteve më të rëndësishme të marrëdhënieve midis Amerikës dhe Rusisë.

Kush janë ambasadorët e ardhshëm?

Anthony Godfrey pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në Lindjen e Mesme, Turqi dhe Euroazi dhe nga përvoja e tij rajonale ka punuar në Ambasadën e SHBA-ve në Kroaci.

Më parë, ai është marrë me çështje në lidhje me Irakun dhe më saktë në krijimin e një koalicioni ndërkombëtar në luftën kundër ISIS-it. Ai ishte gjithashtu këshilltar i çështjeve politike në ambasadën e SHBA-ve në Bagdad si dhe këshilltar politik dhe i sigurisë në Ambasadën Amerikane në Turqi. Ai ka punuar për të krijuar një dialog trepalësh të sigurisë me Turqinë dhe Irakun.

Para se të bashkohej në diplomaci, ai ka kaluar 12 vjet në marinën e SHBA-ve.

Aleksandër Harcheko ishte përfaqësues rus në Grupin Ndërkombëtar të Kontaktit për Kosovën dhe pastaj anëtar i ndërmjetësimit “Trojka”, në të cilën Wolfgang Ischinger gjithashtu përfaqësonte BE-në dhe Frank Winser, SHBA-të.

Nga viti 1997 në 2002, ai shërbeu si këshilltar i ambasadës ruse në Kroaci ku u transferua në pozitën e zëvendësdrejtorit të Departamentit të tretë evropian në MPJ e Rusisë. Në vitin 2008 është emëruar në departamentin e katërt evropian si zëvendësdrejtor.

Deri në vitin 2014 shërbeu si ambasador i Rusisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në atë vit ai u emërua drejtor i departamentit të katërt evropian. Gjatë karrierës së tij, ai mori tre çmime nga presidenti rus, Putin. Express

Next Post
Vdes DJ i famshëm, bie nga dritarja e një ndërtese në Paris

Vdes DJ i famshëm, bie nga dritarja e një ndërtese në Paris

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

Ngushtica e Hormuzit në qendër të samitit, NATO dhe vendet e Gjirit kërkojnë zgjidhje për sigurinë detare

July 7, 2026
Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

Dhuna mes adoleshenteve në Fier, psikologia Valbona Treska: Përgjegjësia kryesore fillon nga familja

July 7, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

July 7, 2026
“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

“Kompensim më i shpejtë, ulëse falas për fëmijët dhe ndryshime për bagazhet”, miratohen rregullat e reja për udhëtimet ajrore në BE

July 7, 2026
Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

Protesta, pelikanët e harruar, vezët mbi deputetë dhe një arkivol

July 7, 2026
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

July 7, 2026
“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

“Shqipëria kërkon revolucion”, protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

July 7, 2026
Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

Habi dhe humor në protestë, qytetarët lënë mesazhet politike dhe nisin përshëndetjet për shoqërinë (VIDEO)

July 7, 2026
“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

“Athina e përfshirë në protestë”, Demiraj: Ju kisha paralajmëruar! Tubimet do fillonin më herët, por ndikoi konflikti i Iranit

July 7, 2026
Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

Trump: Aleatët e NATO-s i vura në provë kur u kërkova mbështetje gjatë luftës kundër Iranit

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In