• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misioni politik dhe mesazhi i vajzës së Azem Hajdarit për grupin anti-Basha

by A R
08/08/2017 09:53
Rudina Hajdari

Rudina Hajdari

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Shqetësimi im kryesor do të jetë kthimi i llogaridhënies në politikën shqiptare, duke i treguar një elektorati të zhgënjyer që kam ndërmend të punoj për ta”.

Keshtu eshte shprehur Rudina Hajdari, e cila do te jete deputete e PD-se në Parlament. Në intervistë ne gazeten “Shekulli” ajo shprehet se shqetësimi i saj do të jetë kthimi i llogaridhënies së politikës ndaj qytetarëve.

“Ata janë punëdhënësi im. Taksat e tyre do të paguajnë pagën time dhe unë do kem përgjegjësinë ndaj të drejtës së tyre kushtetuese për të dhënë llogari nëse nuk punoj për nevoja e tyre”, ka treguar deputetja.

Ndërsa sa u përket emrave që Basha largoi nga lista, Hajdari tregon se ata mund të vijojnë kontributin e tij në forma të tjetra, duke qëndruar aktiv në opinion publik.

Zonja Hajdari emri juaj ngjalli më shumë kuriozitet ndër emrat e rinj që u bënë të ditur ditë pas dite para se të përfundonte lista për zgjedhjet e 25 qershorit. E vutë re ju një gjë të tillë, si e pritet një vëmendje më të shtuar ndaj jush?

Nuk do ta quaja kuriozitet. Në zonën time të kandidimit nuk vura re kuriozitet, por një dëshirë të qytetarëve për t’u përfaqësuar denjësisht nga një deputet ose deputete i/e cili nuk i braktis ata pas zgjedhjeve, por do merret me problemet e tyre dhe do jetë i pranishëm në zonë elektorale gjatë gjithë mandatit. Për sa i përket medias, mendoj se kam qenë një libër i hapur.

Çfarë mendoni se e bindi kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha t’ju vendos të tretën në listën e Tiranës, para shumë figurave të tjera të rëndësishme të PD-së?

Unë nuk mund të flas në emër të zotit Basha dhe nuk mund të spekuloj për motivet e tij për të vendosur dikë në listën e PD-së. Për mua nuk kishte rëndësi renditja në listën e Tiranës. Ajo që e bën garën e fortë është konkurrimi i vërtetë dhe i ndershëm. PD-ja ishte e vetmja parti që i dha përmasën më të drejtë dhe të moralshme kësaj fushate dhe vuri para një program të qartë për zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë në vend.

Në disa dalje mediatike jeni shprehur se jeni kthyer në Shqipëri dhe në PD jo vetëm si vazhdimësi e mesazhit politik të babait tuaj, por edhe si kompletim i jetës tuaj, në drejtim të lirisë, të vërtetës dhe së ardhmes.  Si do të jetë veprimi juaj politik jo vetëm në PD por në Parlament?

Po është e vërtetë, kam shprehur dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri për motivet që citoni. Dëshiroj të vazhdoj trashëgiminë e tim ati. Unë e dua këtë vend njësoj si ai. Prandaj përkushtimi im politik do jetë këtu. Gjendja politike e Shqipërisë ka ndryshuar ndjeshëm që nga vitet 1990, por unë dua t’u përmbahem parimeve që ai shprehte në Parlament. Principet nuk ndryshojnë, kurse prioritetet po. Unë jam një politikane e lindur në vitin 1987, dhe në vitin 2017 Shqipëria natyrisht ka nevoja të ndryshme, për të cilat do të flas hapur. Shqetësimi im kryesor do të jetë kthimi i llogaridhënies në politikën shqiptare, duke i treguar një elektorati të zhgënjyer që kam ndërmend të punoj për ta.

Duke i parë nga jashtë seancat parlamentare çfarë opinioni keni krijuar për atë sallë ku do të jeni edhe ju pas shtatorit? Parlamenti shqiptar nuk është ndër të qetët. Ka gjuhë të ashpër, ofendime, sharje, fyerje personale. Si do e pozicioni veten në një ambient të tillë?

Mendoj se fragmentarizmi politik që ka karakterizuar politikën shqiptare që nga fundi i viteve 1990 ka ndikuar drejtpërdrejt në këtë gjendje. Çdo palë duhet të përqas një shkëmbim më të butë dhe më pragmatik. Por kjo do të vijë me kalimin e kohës. Edhe nëse unë do gjendëm në raste të tilla nuk kam ndërmend të behëm pjesë e kësaj përqasjeje. Çdo palë në Parlament i takon të moderojë këto reagime në mënyrë që t’i përngjajmë më shumë një modeli europian. E vërteta është që nëse Parlamenti karakterizohet nga sjellje të tilla, karakteri i tij nuk i shërben askujt, dhe nuk i shërben Shqipërisë.

Mendoni se ishte zgjedhje e drejtë e Bashës largimi i shumë figurave me kontribut të gjatë në PD nga listat e të zgjedhurve?

Sot, sikurse e keni parë, ka figura historike që vazhdojnë të japin kontributin e tyre për shqiptarët, qoftë nën mantelin e deputetit apo të figurës publike. PD nuk është vetëm listë deputetësh, por është një parti e hapur dhe sikurse e ka theksuar vetë z. Lulzim Basha cilido është i ftuar të japë kontributin e tij. Përfshirja e të rinjve është hap pozitive për Shqipërinë, sepse shënon hyrjen e një epoke të re që pasqyron frymën e një sistemi të ri demokratik.

PD aktualisht duket e përçarë dhe grupi i cilësuar anti-Basha ka paralajmëruar se do të vijojë atë që nisi pas 25 qershorit, kontestimin e Bashës si lider. Çfarë mendimi keni për kritikat e ashpra ndaj Bashës dhe e mendoni se edhe ky është një fakt tjetër që e dobëson opozitën, jo vetëm PD-në?

Partia Demokratike sapo doli nga një proces zgjedhor i brendshëm  edhe nga ky proces zgjedhor, demokratët konfirmuan zotin Basha si Kryetar të Partisë Demokratike. Është për të ardhur keq që harxhojmë kaq shumë energji duke bërë llogaritjet e brendshme të PD-së, se çfarë do të ndodhë.  Unë i shoh këto si përpjekje që heqin vëmendje nga ofrimi i zgjidhjeve për qytetarët shqiptarë.

Ka shumë gjëra të natyrës emergjente për të cilët duhet të debatojmë, që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve. Pra, ky lloj kurioziteti nuk i shërben askujt, dhe unë nuk dua të merrem me parashikime të tilla, por do të merrem me çështje që interesojnë elektoratit tim, qytetarëve që përfaqësoj të cilët sot kanë probleme që nuk duhet të ekzistojnë në një vend që  aspiron të aderohet në BE”.

Next Post
PD kërcënon policinë: Përgjegjësi penale nëse cenoni të drejtën e protestës. Do ju filmojmë

Ja 5 kushtet e PD për frontin me LSI, flasin deputetët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e studiueses 28-vjeçare në laboratorin mjekësor në Rusi ende e mbuluar me mister! Murtaja apo “pneumonia e panjohur”?

Incidenti në laboratorin rus të Siberisë: A mund të kemi përsëri një epidemi globale?

October 6, 2026
“Reformat, jo me qëllime politike”- Deputeti i PS që kritikoi ministrat në Kuvend: Nuk ishte askush në sallë, më erdhi natyrshëm të bëja…

“Reformat, jo me qëllime politike”- Deputeti i PS që kritikoi ministrat në Kuvend: Nuk ishte askush në sallë, më erdhi natyrshëm të bëja…

October 6, 2026
Ministri Demo në Policinë e Shkodrës bashkë me Hitën, mesazhi për vartësit: Besimi nuk jepet, besimi fitohet! Objektiva për Policinë

Ministri Demo në Policinë e Shkodrës bashkë me Hitën, mesazhi për vartësit: Besimi nuk jepet, besimi fitohet! Objektiva për Policinë

October 6, 2026
AKUK paralajmëron lavazhot: Deri në 31 tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit, ndryshe…

AKUK paralajmëron lavazhot: Deri në 31 tetor keni afat të shkëpusni lidhjet e ujit, ndryshe…

October 6, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Denoncimi për dosjen KAYO, Berisha: Të gjitha provat do i dërgojmë edhe në NATO!

October 6, 2026
Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

Brukseli jep “dritën jeshile”, gati zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit! Zbardhet paketa e Komisionit Evropian, ja se çfarë përmban

October 6, 2026
U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…

U propozua nga Kurti, Bekim Sejdiu njofton tërheqjen nga gara për president të Kosovës: Meqë unë nuk i kisha votat…

October 6, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

“Përparimi dy vitet e fundit, më shumë se në dy dekada”- BE përgatitet për zgjerimin, Marta Kos: Është koha për një Union më të madh!

October 6, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Si zgjidhen këshilltarët bashkiakë? PS propozon proporcionalitet të dyfishtë me votë preferenciale

October 6, 2026
Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com