• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Misioni i “Paketës ANTI-KÇK”/PS: Çdo ditë goditje për “të paprekshmit”

by Java News
04/02/2020 21:07
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Misioni i paketës Anti “KÇK” do të përfundojë në momentin kur sistemi i ri i drejtësisë, do të jetë 100% funksional”, tha sot, Alfred Peza, Sekretari për Mediat i Partisë Socialiste .

I ftuar në një intervistë televizive, Peza u shpreh se nisma Anti KÇK është një masë e jashtëzakonshme e përkohshme, që do të godasë çdo ditë ata që quhen të “paprekshëm”. Në lidhje me skepticizmin dhe paragjykimet e opozitës, Peza tha se “sistemi politik në demokracitë liberale të botës së qytetëruar është i tillë që opozitat gjithmonë do të kenë këtë lloj qasje, përballë mazhorancave. Nëse nuk do të ishte kështu do të ishim të shqetësuar. Nëse opozita bën rolin e saj atëherë jemi në rrugën e duhur.”

“Është në të drejtën e opozitës, ashtu siç është në të drejtën e vet çdo qytetar shqiptar që të kenë skepticizmin ose optimizmin e tyre. Por, duhet që të gjithë të presim me durim, për të parë rezultatet e operacioneve Anti-KÇK”, theksoi Peza.

Sipas tij, “nuk duhet të ngatërrojmë disa gjëra: Nuk duhet të ngatërrojmë reformën në drejtësi që është me efekte të përhershme, me Paketën Anti KÇK që është me efekte të përkohshme. Nuk duhet të ngatërrojmë dekriminalizimin që ka si objekt pastrimin e politikës dhe administratës qeverisëse e shtetërore nga Paketa Anti KÇK që ka për objekt krimin e organizuar, grupet e strukturuara kriminale dhe familjet mafioze.”

Peza saktësoi se “Paketa Anti-KÇK është e fokusuar mbi asetet e krimit të organizuar. Mbi financat e tyre me burime kriminale. Mbi të ardhurat dhe ekonominë e tyre kriminale që vijnë nga trafiku i drogës, i armëve, prostitucionit, klandestinëve, etj. Fokusi është mbi gjithë atë industri të zezë, e cila është e tillë që na ka bërë shpesh të ndiehemi jo mirë edhe nga kronikat qoftë të mediave shqiptare apo ato ndërkombëtare”.

Sipas sekretarit socialist “çdokush ka të drejtë të jetë skeptik për aq kohë sa rezultatet dhe pritshmëria nga masat Anti KÇK, nuk janë provuar ende në praktikë. Por është tjetër gjë të paragjykosh dhe është tjetër gjë të jesh skeptik. Opozita jonë e bën opozitarizmin e saj me paragjykim”.

I pyetur mbi jetëgjatësine e shtrirjes së efekteve të Paketës Anti “KÇK, Peza sqaroi se “kjo masë e jashtëzakonshme do të zgjasë gjatë këtij viti. Kjo është një masë që nuk aplikohet për herë të parë vetëm në Shqipëri. Këtë masë e kanë ndërmarrë më parë edhe Italia apo Britania e Madhe në luftë e tyre kundër mafias apo terrorizmit. Edhe Shqipëria nën shembullin e tyre, dhe me bashkëpunimin e plotë të SHBA e BE që asistojnë edhe reformën në drejtësi, kanë nisur tashmë ta zbatojnë në praktikë këtë paketë masash”.

Në fjalën e tij Peza shtoi gjithashtu se “jemi në mesin e kalendarit kohor të ngritjes së institucioneve të reja të sistemit të ri të drejtësisë në raport me çmontimin, shembjen dhe shkatërrimin e sistemit të vjetër. Ky proces ecën paralel me nxjerrjen jashtë sistemit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nëpërmjet procesit të vettingut. Kalimi nga një sistem i vjetër, drejt konsolidimit dhe bërjes efiçent të sistemit të ri të drejtësisë, ka krijuar një boshllëk që tenton ta zërë antishteti. Dhe pikërisht shteti, qeveria, mazhoranca e kanë për detyrë që të krijojnë antikorpet e duhura, ligjore, juridike dhe kushtetuese për të mos e lënë antishtetin që të forcohet në kurriz të qytetarëve dhe shtetit ligjor”.

Sekretari socialist i Medias, mohoi zërat se mazhoranca është e vonuar në këtë hap. Ai rikujtoi se “që në vitin e parë pasi mazhoranca socialiste erdhi në pushtet filloi punën që çoi në miratimin e reformës më të thellë strukturore të shtetformimit modern, në të gjithë historinë e shtetit shqiptar. Ajo është reforma në drejtësi. Nga ajo periudhë deri më sot kemi patur një proces shumë të vështirë por edhe të detajuar e mirorganizuar, për të shembur kolonën më të kalbur të shtetit dhe më të kritikuarën nga qytetarët shqiptarë, që ishte kolona e sistemit të drejtësisë së vjetër. Bashkë me partnerët ndërkombëtarë, jemi në rrugën e duhur, drejt konsolidimit të sistemit të ri”.

I pyetur për arësyet e një ndërmarrje të tillë, si ajo e Paketës Anti KÇK, Peza tha se “shembja nga themelet e pushtetit të drejtësisë dhe ringritja e saj nga e para, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar. Pra po ndodh diçka e jashtëzakonshme. Kur ndodh diçka e jashtëzakonshme, nuk mund të operosh me mjete të zakonshme, por me mjete të jashtëzakonshme”.

“Pikërisht në këtë periudhë të jashtëzakonshme, ka rrezik që të krijohet një vakum në drejtim të efikasitetit të luftës kundër krimit të organizuar. E kemi parë në përditshmëri këtë gjë. Kemi parë gjyqtarë dhe prokurorë që po lirojnë të dënuar me burgim të përjetshëm, e shumë gjëra të tjera. Për të parandaluar, për tu përballur, për të mos e lejuar këtë rrezik dhe për ta mbushur këtë vakum që po kërkon ta zerë “KÇK”-ja, qeveria krijoi këtë paketë kundër saj. Në momentin kur sistemi i ri i drejtësisë do të funksionojë 100%, atëherë përfundon edhe misioni i Anti “KÇK”-së”,- tha ai.

Peza shtoi se, “puna parapërgatitore për ngritjen e OFL (Operacioni Forca e Ligjit) ka nisur prej kohësh nga bashkëpuni mes ekspertëve më të mirë vendas e të aleatëve tanë strategjikë SHBA dhe BE. Është krijuar një databaze me të gjitha të dhënat për veprimtarinë e grupeve të strukturuara, hartën e kriminalitetit dhe arkitekturën e organizimit të tyre, asetet pasurore, burimet ekonomike, rrezikshmërinë e tyre, etj”.

“Në këtë moment që dhe pjesa e paketës ligjore ështe gati dhe trupa elitë që do ta zbatojë atë në praktikë e rekrutuar, trajnuar dhe e stërvitur është gati, fillon puna për implementimin e paketës Anti” KÇK”. Çdo ditë do të ketë goditje në terren, të atyre që deri dje quheshin qoftë dhe nga media: “Të paprekshmit”, tha Peza.

Next Post
Ericsson do të modernizojë rrjetin e Telekom Albania

Ericsson do të modernizojë rrjetin e Telekom Albania

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

June 8, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

“Corriere della Sera”: Pse ngeci marrëveshja SHBA-Iran? ‘Dosja e Libanit’ dhe asetet e ngrira iraniane

June 8, 2026
Aksident tragjik në Gjirin e Lalëzit, humb jetën pasagjeri 57-vjeçar

Të shtëna me armë zjarri në Kamëz, vritet një person

June 8, 2026
Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

June 8, 2026
Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

Plagosja me armë zjarri në Shijak, arrestohet autori! Policia jep detaje

June 8, 2026
Demokracia në thes

Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

June 8, 2026
“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

“Nuk kishte informacion të qartë për pronarët”, çfarë zbuloi Violeta Shqevi në gjyqin e Berishës në GJKKO për dosjen“Partizani”?

June 8, 2026
Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

Gogu prezanton projektligjin për amnistinë: 380 të dënuar përfitojnë lirim të menjëhershëm, 900 persona ulje dënimi

June 8, 2026
Përballja Albini-Vjosa

Përballja Albini-Vjosa

June 8, 2026
Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

Zgjedhjet në Kosovë, Begaj: Urime Albin Kurti! Shqipëria do vazhdojë t’ju mbështesë në çdo hap

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In