• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ericsson do të modernizojë rrjetin e Telekom Albania

by Java News
04/02/2020 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ericsson është përzgjedhur nga Telekom Albania si kompania që do të modernizojë rrjetin e transmetimit të saj, me një marrëveshje që shtihet në një periudhë pesëvjeçare.

Kjo marrëveshje u shpall gjatë ceremonisë që u zhvillua ditën e sotme, ku përfaqësues nga Telekom Albania, Ericsson si edhe qeveria shqiptare ndanë me të ftuarit rëndësinë e këtij bashkëpunimi. Nën konceptin “One Vision”, në aktivitet u komunikuan planet e transformimeve për vitin 2020 dhe si do të ndikojnë këto ndryshime në një shoqëri moderne, me kërkesë gjithmonë në rritje për konsum të dhënash.

Kjo kontratë bashkëpunimi është një prej shumë investimeve që Telekom Albania ka planifikuar për infrastrukturën e rrjetit dhe teknologjinë e informacionit (IT).

Ralitsa Agayn Guri, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Telekom Albania, u shpreh se “kemi ndërmarrë transformimin rrënjësor teknologjik, IT dhe operacional të Telekom Albania, mbështetur nga një vlerë që tashmë i kalon 170 milionë euro. Bashkëpunimi me Ericsson është qendror në këtë proces transformues. Këto investime do t’u vlejnë klientëve tanë si edhe do të kontribuojnë në modernizimin dhe zhvillimin teknologjik të Shqipërisë.”

Ky zhvillim u përshëndet edhe nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pasi një bashkëpunim i tillë ka ndikim jo vetëm ndërmjet bizneseve, por edhe në nivel kombëtar. “Përdoruesit shqiptarë janë gati për këtë hap të ri. Ne kemi treguar ndër vite se teknologjia luan rol të rëndësishëm në jetën tonë; jemi kureshtarë për risinë, e mirëpresim dhe e vlerësojmë atë,” shtoi znj.Balluku.

Ericsson do të rrisë kapacitetet e rrjetit të Telekom Albania në klasën Gigabit LTE, gjithashtu duke e përgatitur për teknologjinë 5G përmes pajisjeve të reja të SistemittëTransmetimittë Ericsson. Përvoja e klientit do të përmirësohet ndjeshëm, sepse do të integrohen zgjidhje të avancuara për rrjetin, që do të bazohen në Ericsson Cloud Core,Ericsson Cloud VoLTE dhe në sistemin e verifikuar Network Function Virtual Infrastructure (NFVI).

Drejtuesi Ekzekutiv i Telekom Albania, Emil Georgakiev, tha se “qëllimi ynë strategjik është të jemi zgjedhja e parë e përdoruesve shqiptarë për shërbimet e komunikimit të lëvizshëm. Kjo do të thotë që ne synojmë t`i sigurojmë një përvojë superiore klientit. Po ashtu, besojmë se një rinovim i plotë i rrjetit dhe modernizimi i tij, është mënyra e duhur për ta filluar këtë udhëtim. Eksperienca ndërkombëtare e Ericsson na bën të besojmë se projekti do të finalizohet në kohë dhe me cilësi absolute, për të na pajisur me mjetet e duhura për të ardhmen.”

Drejtori i Ericsson për Balkanin Perëndimor, Antonio Passarella tha se “ofruesit e shërbimeve janë duke e plotësuar për herë e më shumë portofolin e gatshëm për teknologjinë 5G, për t’iu përgjigjur sfidës së transformimit dhe modernizimit. Bashkëpunimi ynë me Telekom Albania do të sjellë në jetë zgjidhjet më të mira në rrjetin e tyre anembanë vendit. Kjo do të garantojë që Telekom Albania të jetë në krye për përvojën më të mirë të mundshme për klientët e saj, në një treg shumë kërkues. Pajisjet që po vëmë në përdorim janë 5G. Është vetëm çështje përditësimi të programeve për ta implementuar atë dhe sigurisht kur qeveria dhe shoqëria të jenë gati.”

Next Post
Eksperti amerikan/ Koronavirusi është armë biologjike, ja vendi ku u krijua

Eksperti amerikan/ Koronavirusi është armë biologjike, ja vendi ku u krijua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e fundit Iran-Izrael godasin ekonominë globale, nafta “kërcen” menjëherë në bursë

Sulmet e fundit Iran-Izrael godasin ekonominë globale, nafta “kërcen” menjëherë në bursë

June 8, 2026
Londra bashkon liderët europianë, Zelensky ‘sfidon’ Putinin për takim direkt

Londra bashkon liderët europianë, Zelensky ‘sfidon’ Putinin për takim direkt

June 8, 2026
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunami

Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunami

June 8, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Nga Shkupi 1924 te Shkupi 2026: Triumfi i gjeografisë mbi hegjemoninë

June 8, 2026
UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike

June 8, 2026
Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

June 8, 2026
Pse Berisha po nxiton të shpallë se PD është në protestë?

Pse Berisha po nxiton të shpallë se PD është në protestë?

June 8, 2026
Sirena, raketa dhe sulme ajrore! Orë dramatike mes Izraelit dhe Iranit

Sirena, raketa dhe sulme ajrore! Orë dramatike mes Izraelit dhe Iranit

June 8, 2026
‘Boom’ i apartamenteve turistike në Shqipëri, kërkesa nuk mban të njëjtin ritëm

‘Boom’ i apartamenteve turistike në Shqipëri, kërkesa nuk mban të njëjtin ritëm

June 8, 2026
Kurti shpall fitoren dhe zbulon lëvizjen e radhës: Takime me të gjitha partitë

Kurti shpall fitoren dhe zbulon lëvizjen e radhës: Takime me të gjitha partitë

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In