• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mish i kontaminuar me origjinë nga Kanadaja, Brazili e Qipro, AKU bllokon 387.1 tonë

by Java News
23/08/2019 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ndalon hyrjen e 387.1 ton produkteve ushqimore të pasigurta në vend.

AKU bën me dije se në kuadër të mbarëvajtjes të sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  se vijon monitorimet rigoroze për cilësinë dhe efektivitetin e kontrolleve zyrtare të ushqimit si në terren ashtu dhe në Pikat e Inspektimit Kufitar.

Kontrollet e kryera nga inspektoret e ushqimit të AKU Durrës në Pikën e Inspektimit Kufitar Durrës gjatë ditëve të fundit kanë konkluduar se disa ngarkesa me produkte importi janë të pasigurta për konsum njerëzor dhe si rrjedhojë kanë vendosur për kthimin e tyre në vendin e origjinës. Më konkretisht:

  • Tre ngarkesa me sasi totale 74.946 ton “Mish Derri” me origjinë nga Kanadaja, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”, rezultuan se nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore dhe kishin mangësi në besueshmërinë e dokumentacionit shoqërues (kryesisht të certifikatës veterinare si dokumenti kryesor i sigurisë së produktit si dhe certifikatat e analizave raportonin prezencë Ractopaminë, një produkt mjekësor veterinar i paregjistruar dhe i ndaluar për përdorim në Shqipëri dhe në BE)
  • Dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit (çertifikata e origjinës dhe ajo veterinare mbanin të dhëna të ndryshme nga dokumenti i transportit dhe fatura komerciale) çka e bën mallin ushqimor të importuar pa identitet të konfirmuar dhe të pasigurt për konsum.

Më herët, analizat e kryera për disa nga ngarkesat me produkte ushqimore mish të importuar rezultuan me ngarkesë mikrobiologjike (analizat laboratorike raportuan prezencën e Salmonella spp) dhe si rrjedhojë, produkti ushqimor i importuar me këto ngarkesa është i pasigurt dhe i papërshtatshëm për konsum njerëzor. Për ketë arsye dhe referuar bazës ligjore dhe rregullatore në fuqi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vendosi kthimin e këtyre ngarkesave në vendin e origjinës, më konkretisht:

  • Katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.” është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës.
  • Gjashtë ngarkesa (152.631 ton në total) janë në proces përmbyllje praktike për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, më konkretisht:
    • 51.984 ton “Mish Derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “AMG shpk”,
    • 27 ton “Fileto Pule” nga Brazili, importuar nga subjekti “KING MIT”,
    • 25.999 ton “Mish Derri” nga Brazili, importuar nga subjekti “FRIGO ALB shpk”,
    • 22.648 ton “Mish Viçi” nga Brazili, importuar nga subjekti “DEKON FRIGO shpk”.
    • 25 ton “Mish Derri” me origjinë nga Qipro, importuar nga subjekti “EHW shpk”, dhe me finalizimin e praktikës për kthimin ne vendin e origjinës ose asgjësim, rezultati do të njoftohet në rrjetin Europian të shkëmbimit të informacionit mbi rreziqet që lidhen me ushqimin (RASFF).
Next Post
“Të mësojmë të gjithë nga kjo pasuri”, mesazhi i kryeparlamentarit Ruçi për ditët e pelegrinazhit në Tomorr

“Të mësojmë të gjithë nga kjo pasuri”, mesazhi i kryeparlamentarit Ruçi për ditët e pelegrinazhit në Tomorr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

De Gol, koteci dhe kasollja me yll

February 27, 2026
Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

Nënkryetarja e Kuvendit në Budapest: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mision kombëtar, tejkalon ndarjet politike

February 27, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Tenderat’, 35 vite burg, po për 30 të vrarët në Gërdec e 21 janar sa jep SPAK?

February 27, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Riformatimi i qeverisë si mekanizëm akumulimi pushteti

February 27, 2026
Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar me thikë në zemër, arrestohen katër persona, mes tyre edhe autori i mitur

February 27, 2026
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

February 27, 2026
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë për ish-partneren e Safet Bajrit

February 27, 2026
Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

Ndahet nga jeta infermieri i QSUT, kolegët të pikëlluar: Dha një kontribut të pashoq gjatë pandemisë

February 27, 2026
A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

A kanë dorë agjenturat e huaja për ngjarjet e fundit?

February 27, 2026
Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

Bill Clinton dëshmon për raportin e tij me Epstein, ja çfarë tha ish-Presidenti amerikan

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In