• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Miset që u bënë mbretëresha të karteleve të drogës

by Java News
20/09/2015 19:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Miset që u bënë mbretëresha të karteleve të drogës

Angie Sanselmente

Angie Sanselmente

Angie nuk duket aspak si Mbretëreshe tipike e drogës. Por kjo vajzë me pamjen e një modeleje me të brendshme seksi, mendohet se është truri i një organizate ndërkombëtare e cila deri kohët e fundit ishte dominuese në rrugët e kontrabandës fitimprurëse të drogës të Amerikës Latine. Midis një rritje është numri Sanselmente është midis atyre grave të cilat kanë dalë nga hija e të dashurve të tyre dhe po bëjnë famë përditë e më tepër në botën kriminale të narkotrafikut meksikan. Ndërkohë që burrat e tyre, vëllezërit apo dhe dashnorët e tyre po eliminohen gjate luftës për sundim territori, këto mbretëresha të bukurisë dhe princesha të pamëshirshme po rrisin fuqinë e tyre, duke marrë kontrollin financiar dhe operacional të disa prej kartelave më të fuqishme botërore të drogës. Sanselmente, një modele e veshjeve të brendshme kolumbiane dhe fituese e “Mbretëresha Ndërkombëtare e Kafesë”, ishte drejtuesja e një prej rrjeteve më të mëdha botërore të trafikut të drogës. Pas ndarjes me të dashurin e saj meksikan të mbiquajturin “Monstra”, ajo u shpërngul në Argjentinë, ku filloi të rekrutonte ish modele, për tu bërë pjesë të një bande femërore, në kontrabandën e drogës. “Engjëjt e Angie-s”, siç quheshin këto bukuroshe dominuan rrjetin e trafikimit të kokainës midis Meksikës dhe Evropës deri në arrestimin e “Mbretëreshës” Sanselmente, në majin e vitit 2010. Ajo u lirua në vitin 2013, pa e plotësuar kohën e dënimit prej 6 vitesh burg.

Laura Elena Zuniga

Laura Elena Zuniga

E kurorëzuar si “Miss Sinaloa” në vitin 2008, Zuniga është e njohur në gjithë Meksikën si “Miss narkotrafikantja”. Kjo bukuroshe që arriti deri në majat e narkotrafikimit u arrestua për shpërndarje droge në nivel ndërkombëtar, të cilën e bënte për llogari të të dashurit të saj Angel Orlando Garcia Urquiza, një lider i kartelit “Juarez”. Zuniga lindi në janar të vitit 1985 dhe shumë shpjet falë lidhjes së saj u bë një nga drejtueset e drogës. Në vitin 2008 u arrestua së bashku me 7 meshkuj të tjerë dhe u lirua pas 40 ditësh për mungesë provash. Zuniga i është rikthyer botës së modës.

Juliana Sossa Toro

Juliana Sossa Toro

Sossa Toro, bukuroshja e diplomuar në shkencat e komunikimit, ish fituese e një konkursi bukurie dhe modele kolumbiane, është e dashura e drejtuesit të famshëm të drogës Jorge Garza Balderas, i quajturi ndryshe “JJ”. Çifti u arrestua në muajin janar të vitit 2011 në Meksiko, bashkë me 5 anëtarë të tjerë të grupit, me akuzën e vrasjes së yllit paraguajan të futbollit, Salvador Cabenas.

Sandra Avila Beltran

Sandra Avila Beltran

Beltran, e njohur si “Mbretëresha e Paqësorit,” është ndoshta vajza më e njohur në trafikimin e drogës në Meksikë. Mendohet që ajo të ketë kontrolluar tregtinë fitimprurëse midis kartelit “Sinaloa” kontrabandës dhe furnizuesve kolumbianë të kartelit, “Norte del Valle”, deri në arrestimin e saj në 2007, kur u arrestua. Ajo mbetet akoma në burg, ku merr injeksione Botox dhe trajtime të tjera bukurie. E martuar dy herë, edhe me një shef policie, të cilët më vonë u bënë drejtues rrjetesh droge. E lindur në vitin 1960, Beltran mbetet një nga “Mbretëreshat” e trafikimit bëri disa vite burg dhe u la e lirë më 9 shkurt të 2015.

Enedina Arellano Felix

Enedina Arellano Felix

Felix, e lindur në vitin 1961, vendndodhja e të cilës nuk dihet dhe mbetet akoma e panjohur, kontrollon financat e Organizatës “Felix Arellano”, një kartel ultra i dhunshëm narkotrafik i bazuar në Tijuana. Shumë mendojnë se Fenix është gruaja më e fuqishme në biznesin e kontrabandës së drogës në Meksikë. Fenix mori fuqinë e organizatës, pas vdekjes në vitin 2002 të vëllait të saj, bosit të drogës Ramon Arellano Felix dhe arrestimit të vëllait tjetër të saj Eduardo Arellano Felix, në vitin 2008.

Organizata që ajo drejton është dobësuar, kryesisht për shkak të luftës së brendshme, por Fenix ka arritur ta shpërndajë biznesin e familjes të saj duke përfshirë hotele dhe pasuri të patundshme.

Next Post

Shkenca: Ja cila është ora më e mirë për të pirë kafe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

Po mbulonin ngjarjen e shpërthimit të vullkanit në Indonezi, zhduken 5 gazetarë!

September 8, 2026
Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

Spektakël në natën e parë të Champions, Interi bie në Madrid pas dy gafave, Haaland ‘nderon’ City-n në Portugali (Video)

September 8, 2026
Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

Itali, kapen 157 kg kokainë të fshehura në kamionin me kuaj, vlente 14 milionë euro! Pjesë e rrjetit të trafikut edhe shqiptarët

September 8, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

September 8, 2026
Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

Divjaka proteston për të 40-n ditë kundër Territoriales: Nuk duam të bashkohemi me Lushnjën!

September 8, 2026
Arsenali e nis me ‘këmbën e mbarë’ sezonin e Premier League, kampionët fitojnë pastër ndaj Coventry!

Champions/ Ndeshja Napoli-Arsenal, anulohet konferenca për shtyp e Artetës, zbulohet arsyeja…

September 8, 2026
Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

Izraeli i përgjigjet sanksioneve të Mbretërisë së Bashkuar, mbyll konsullatën britanike në Tel Aviv!

September 8, 2026
Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

Trump: Irani është ndëshkuar rëndë nga bllokada amerikane, nuk do ketë armë bërthamore!

September 8, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

EMRAT/ Kris arma në Laprakë, raportohet për 2 persona të plagosur! Policia jep detajet e para nga ngjarja: Ndodhi në…

September 8, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com