• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mirror”: Grupet kriminale shqiptare në Greqi po shkatërrojnë turizmin helen

by Java News
11/09/2016 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Grupe mafioze shqiptare qëndrojnë pas trafikimit të alkoolit të rrezikshëm që këtë verë vuri në rrezik jetën e të rinjve britanikë që ndodheshin me pushime në Greqi.

Në këtë mënyrë e nis artikullin e saj e përditshmja britanike “Mirror”, që si shembull sjell rastin e 20 – vjeçares Hannah Powell, e cila humbi shikimin pas një nate duke pirë me miqtë e saj në ishullin Zante të Greqisë.

Vetë gazeta bazohet në një investigim të “Sunday People”, që thotë se grupet kriminale shqiptare po venë në rrezik jetën e shumë personave, pasi qëndrojnë pas trafikut të alkoolit me përmbajtje metanoli.

Sipas “Mirror”:

Grupet kriminale importojnë shishe alkooli me çmim të lirë që kontrabandohen nga fabrika në Bullgari.

Kamarierët servirin alkool vdekjeprurës për të cilin nuk kanë dijeni se çfarë përmbajnë.

Spitalet në Zante ishin të tejmbushur nga një numër i madh britanikësh, të cilët ishin vetëhelmuar me alkool këtë verë.

“Mirror” sjell rrëfimin e një banori të zonës, i cili thotë se të paturit kontroll mbi lokalet dhe klubet në këtë vend është një biznes me rëndësi. Por në të njëjtën kohë, ai thekson se janë shqiptarët ata që kontrollojnë tashmë gjithçka.

“Tashmë janë grupet kriminale shqiptare që drejtojnë gjithçka. Çelësi qëndron tek kush ofron pije me çmimin më të lirë të mundshëm. Nëse dikur një koktej kushtonte 6 euro, sot na thonë që ta shesim për 2. Pijet janë më të lira sepse kursehet para duke importuar alkool nga Bullgaria. Ato janë kaq të lira sa ata kanë përfitime marramendëse. Këto grupe kanë bashkëpunëtorë në Bullgari, të cilët e përgatisin alkoolin në fabrika sekrete, të fshehura nëpër banesa dhe më pas i sjellin këtu për t’ua shitur turistëve. Është shumë e rrezikshme, pasi ata nuk janë profesionistë. Nuk kontrollojnë përmbajtjen e metanolit dhe i gjithë procesi mund të shkojë keq. Kjo bën që jetë njerëzish të jenë në rrezik të madh”.

Alkooli në fjalë, shpesh njihet me emrin “Raki bullgare”. Ai kontrabandohet nga Bullgaria në të gjithë Europën.

Shitet dhe serviret me shishe në pamje të rregullta për pushuesit.

Por duke qenë një alkool aspak i përshtatshëm për njerëzit, metanoli është një substancë industriale tepër toksike dhe përdoret në produkte si açetoni, si hollues bojërash e në disa lëndë djegëse.

Në të shkuarën, pronarë të ndryshëm baresh nëpër Greqi në mënyrë të jashtëligjshme e kanë përdorur metanolin, i njohur ndryshe si alkool metilik, apo alkool druri. Ai ka të njëjtin efekt si alkooli normal dhe është shumë më i lirë.

Por konsumimi i qoftë vetëm 4 mililitrave metanoli mund të çojë në humbje të përhershme të shikimit, nëse prek nervat optikë.

Efektet e tjera përfshijnë dëmtime në tru dhe probleme me memorien.

Duke folur për këtë problem, një burim për “Mirror”, punonjës i një bari tha: “Gjatë tre – katër viteve të fundit, për shkak të krizës financiare këtu në Greqi, mafia shqiptare ka marrë nën kontroll pjesën më të madhe të ishullit, përfshirë furnizimin e bareve të frekuentuara nga turistët, ashtu sikurse tregtinë e drogës dhe prostitutave. Atyre nuk u intereson për njerëzit, për pasojat apo se çfarë ata bëjnë. E vetmja gjë që u intereson është që të bëjnë para, sa më shpejt të jetë e mundur. Rreth 5 vite më parë, çmimi i alkoolit nëpër lokalet e turistëve ishtë rreth 6 euro. Por pasi u fut në lojë mafia shqiptare dhe nisi të ofronte alkool të lirë, çmimi nisis të bjerë. Baret e tjera u detyruan të ulnin çmimet dhe të blinin tek ata, në mënyrë që të mos falimentonin. Të njëjtat pije që dikur kushtonin 6 euro sot kushtojnë 2.”

Më tej, punonjësi i barit shton:

“Lokalet e kanë të lehtë që të mos zbulohen pasi pjesës më të madhe të vizitorëve nuk i intereson se çfarë pijnë. Ata kërkojnë për pijen më të fortë që mund të konsumojnë dhe prioritet është që të dehen sa më shumë. E kuptoj që nuk është faji i klientëve nëse në pijen e tyre ka metanol, pasi në fund të fundit e vetmja gjë që ata kërkojnë është që t’ia kalojnë mirë. Por shoh sidomos vajza nga Britania që vijnë këtu dhe shpenzojnë nga 300 – 400 euro për alkool në javë dhe vetëm 20 euro për ushqim. Nuk është habi që sëmuren”.

Javën e shkuar, “Sunday People” zbuloi se 20 – vjeçarja Hannah Powell, nga North Ormesby, Teesside, pësoi dëmtim akute të veshkave dhe humbje të shikimit tek të dy sytë, për shkak të helmimit nga metanoli, në udhëtimin e saj në ishullin grek. Ajo u dërgua me avion drejt Britanisë në fillim të javës që shkoi. Aktualisht e reja ndodhet e shtruar në spitalin James Cook të Middlebrough, ku po lufton për të rifituar shikimin.

Duke folur për luftën kundër krimit të organizuar në ishullin Zante, për “Mirror” punonjësi i barit shton: “Janë rreth 10 – 15 oficerë policie që përpiqen të mbajnë nën kontroll kriminelë të këtij kalibri. Kjo është tepër shqetësuese. Kishte vite që nuk shihnim një problem të tillë nga metanoli, por siç duket tashmë ky problem është rikthyer. Shqetësohem për mënyrën sesi mund kjo mund të ndikojë në reputacionin e ishullit. Ne varemi nga turizmi dhe duhet bërë menjëherë diçka përpara se dikush tjetër të lëndohet”.

Në Mars, një operacion i përbashkët mes Interpol dhe Europol, i koduar “Opsom V” çoi në sekuestrimin e sasisë më të madhe të ushqimit dhe pijeve kontrabandë të kapura ndonjëherë më parë në Greqi, raporton Klan.

Operacione të koordinuara në të gjithë vendin çuan në mbylljen e 3 fabrikave që prodhonin alkool të jashtëligjshëm dhe sekuestrimin e më shumë se 7400 shishe alkool kontrabandë.

Në pranga ranë disa persona ndonëse operacionet dhe hetimet vijojnë.

Next Post
“E vërteta e fotos që do të më fuste në burg”

"E vërteta e fotos që do të më fuste në burg"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

April 16, 2026
“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

April 16, 2026
A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

April 16, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

April 16, 2026
Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

April 16, 2026
Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

April 16, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

April 16, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In