• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mirë se erdhe në klub, Gjermani!

by Max Hofmann
16/03/2016 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Max Hofmann

Gjermania që prej këtij momenti nuk përbën më përjashtim. Për dekada të tëra, vendi më i madh i Evropës u duk se ishte imun kundër populistëve të djathtë të tipit të Front National në Francë. Në një kohë kur në Hungari e mori pushtetin Fidesz-i dhe në Poloni partia “E drejtë dhe drejtësi”, kur qeveria britanike është e zënë me luftën kundër UKIP-it dhe kur FPÖ në Austri merr prej dekadash 20 përqind të votave të zgjedhësve, shumica e gjermanëve dukej se ndiqnin edhe më tej partitë tradicionale popullore si CDU-ja – pavarësisht nga ajo që bënte Kancelarja Merkel. Këto ditë tashmë i përkasin së kaluarës.

Përpjekja për të qendruar të fortë

Franca ka mbledhur ndërkohë përvoja për atë se çfarë ndodh, kur një parti e djathtë fiton në vazhdimësi më shumë se 20 përqind të votave të zgjedhësve. E nevojshme atje është për shembull që të dyja partitë e mëdha – konservatorët dhe socialistët – ta mbështesin njëra-tjetrën, për të penguar çdo forcim të pushtetit të Front National. Gjë që për zgjedhësin natyrisht i fshin dallimet midis dy partive të mëdha. Të cilat dikur kanë qenë dy pole të kundërta në sistemin politik. Por tani nuk bëhet më fjalë vetëm për çështje specifike, por për të qendruar të fortë përballë Front National. Me këtë mënyrë të përbashkët veprimi këto parti megjithatë shkatërrojnë bazën e tyre vetjake. Pra kemi të bëjmë me një akt të vërtetë vrastar për demokracinë.

Mundet që zgjedhësve gjermanë iu desh kohë më e gjatë se sa francezëve, por tani potenciali i vërtetë i djathtë u shpalos qartë, veçanërisht në disa zona. Kjo është një gozhdë tjetër në arkivol, ndoshta e fundit dhe vendimtarja, për një zgjidhje evropiane të krizës së refugjatëve. Le të hedhim njëherë vështrimin drejt Francës: presidenti François Hollande refuzoi që të pranojë një numër të konsiderueshëm refugjatësh, sepse nuk donte të hidhte edhe më tej benzinë në zjarrin që ka ndezur tashmë për këtë temë Front National. Mund të pritet që Angela Merkeli të bëjë pikërisht të njëjtën gjë – edhe nëse nuk do ta thotë, sepse me këtë do të kundërshtonte gjithçka për të cilën luftoi muajt e kaluar. Por në fund do të ndodhë saktësisht kjo.

Merkeli po kthen timonin

Kancelarja gjermane nuk mund të rrezikojë edhe më tej që të pranojë qindra mijëra migrantë dhe që të krijojë edhe më tej përshtypjen se i përmbahet e patronditur politikës së saj të dyerve të hapura. Natyrisht që ajo e di këtë dhe që prej disa kohësh në Bruksel besojnë se ajo vetëm sa thotë që i përmbahet linjës së saj të deritashme. Në të vërtetë ajo ka kohë që po e kthen timonin. Kështu ajo po lufton me të gjitha fuqitë për një marrëveshje me Turqinë, me shpresë se turqit mund ta frenojnë vërshimin e refugjatëve. Po të mos arrihet kjo, populistët e djathtë të Evropës do të përfitojnë edhe më tej nga kriza. Dhe kjo është një nga sfidat më të mëdha të BE.

Angela Merkeli e ka humbur ndërkohë krejtësisht vrullin e saj dhe mbështetjen në skenën evropiane. Por pas zgjedhjeve në tri landet gjermane, ajo është dobësuar edhe vetë në Gjermani. Megjithëse qenë zgjedhje për parlamentet e landeve, rezultatet janë regjistruar me vëmendje edhe në shtete si Hungaria dhe Polonia, të cilat prej kohësh janë kthyer në kundërshtare të politikës migratore të Merkelit. Ato tani kanë edhe më pak shkas që të bashkëpunojnë në çështjen e rishpërndarjes së refugjatëve. Kështu që e vetmja mbështetje, që mund të presë në të ardhmen kancelarja mund të jetë vetëm një rënie dashamirëse shpatullave nga presidenti francez, të shoqëruar nga fjalët: “Mirëserdhët në klub!”

Next Post

Kur vajzat e amerikës janë në punë dhe ndihen të "trashura" (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

Ish-këshilltari i Trump: Pa fundin e luftës dhe dëbimet masive, republikanët rrezikojnë humbjen edhe në 2028-n

November 9, 2026
Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

Lidhja jashtëmartesore me “spiunen” kineze, thyen heshtjen shefi i Nvidia-s!

November 9, 2026
Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, SPAK kërkon 175 vite burg për grupin e Shullazit

November 9, 2026
pellumb karameta

Sali, me sharje dhe mallkime nuk vjen në pushtet

November 9, 2026
Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Çështja “Partizani”, ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

November 9, 2026
Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

Hakerët pro-rusë bashkojnë forcat, Europa në shënjestër! Cilat janë objektivat e radhës?

November 9, 2026
Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In