• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Më mirë një fund me tmerr”, skenarët në Gjermani pasi nuk u arrit krijimi i koalicionit qeverisës

by A R
21/11/2017 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Negociatat midis partive unioniste, të Gjelbërve dhe FDP, pas braktisjes së tyre prej liberalëve njëherë për njëherë kanë dështuar. Mundësia e koalicionit duhet të dështonte, mendon politologu Christian Hacke.

DW:  Sa e dëmton dështimi i negociatave demokracinë dhe në ç’masë është ai fundi i kancelares në detyrë, Angela Merkel?

Hacke: Është e vështirë ta vlerësosh, por besoj që dëmi në imazh është shumë i madh. Por më duhet të them që kur pashë lajmet mbrëmë thashë: më në fund! Më mirë një fund me tmerr, se sa një tmerr pa fund. Javët e fundit aktorët u betuan për përbashkësi, por dihej që ata nuk po i afronin pozicionet.

Kancelarja duhet ta kishte ditur që në fillim, që nuk ka para vetes një karrocë me katër kuaj, që ecin në të njëjtin drejtim, por me katër kuaj, që duan të ecin në drejtime të ndryshme. Ajo duhet të kishte bërë të qartë që në fillim objektivat politike, dhe partitë duhet të kishin deklaruar brenda një jave, nëse mund të bien dakord me to apo jo. Duhet të kishte udhëhequr. Por këtë nuk e bëri. Objektivi i vetëm i saj ishte mbajtja me çdo kusht e pushtetit. Unë nuk do të çuditesha nëse ky do të ishte perëndim perëndish për kancelaren.

A mund ta përfytyroni si do të vendosë në fund Presidenti?

Ai e bëri që tani shumë të qartë pozicionin e tij duke u kërkuar kundërshtarëve që të bien dakord dhe se me temën e zgjedhjeve të reja nuk duhet luajtur. Kjo ishte shumë e guximshme. Në fund, po t’ia kërkojë kancelarja, atij do t’i duhet të pranojë zgjedhje të reja. Kjo do të varet nga ajo që do të ndodhë tani më tej në sondazhet e kancelares. Një qeveri mes unionistëve dhe të Gjelbërve unë e përjashtoj. Edhe socialdemokratët e kundërshtuan koalicionin e madh.

Në ç’masë mund të përfitojnë nga situata e tanishme të Majtët dhe AfD?

Fituesi i madh i zgjedhjeve të reja, kjo është e qartë që tani, do të jetë me gjasa AfD. Zgjedhësit e AfD do të jenë edhe më të acaruar dhe do të dinë ta shfrytëzojnë situatën për vete. Ajo që pamë qe një shfaqje e tillë e padenjë, siç nuk e kam parë asnjëherë në situatat pas zgjedhjeve në historinë e RFGJ.

Cilat mundësi politike i konsideroni më të mundshmet?

Unë nuk besoj se do të kemi qeveri minoriteti. Asaj do t’i mungonin më shumë se 20 apo 30 vota. Me të nuk mund të bësh politikë qeveritare. Shumicat duhet të ekzistojnë. Kur nuk mund ta kesh një qeveri të tillë dhe koalicioni i madh nuk është mundësi, nuk mbetet gjë tjetër veçse organizimi i zgjedhjeve të reja. Në këtë rast përgjegjësit vetëm mund t’i këshillosh që të mësojnë nga javët e fundit. Populli pret që të krijohet shpejt një qeveri e re. Zgjedhjet e reja duhet të caktohen shpejt.

Prof. Christian Hacke është politolog dhe ka qenë profesor në Universitetin e Bundeswehrit si dhe në Universitetin Friedrich-Wilhelms të Bonn-it./DW/a.m.

Next Post
FOTOT/ Masakra e thertoreve ilegale, AKU bllokon qindra pika në të gjithë vendin

FOTOT/ Masakra e thertoreve ilegale, AKU bllokon qindra pika në të gjithë vendin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

Sot 87 vjet nga pushtimi i Shqipërisë nga Italia. Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

April 7, 2026
“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

“U hoq nafta falas”, fermerët në protestë para Ministrisë së Bujqësisë

April 7, 2026
FOTO/ Ditën e votimit si ministër, Gonxhe tregon bashkëpunimin me paraardhësen Margariti

“11% turistë më shumë në mars”, Gonxhja: Oferta shqiptare po fiton vëmendjen e botës

April 7, 2026
SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

SHBA-Izrael intensifikojnë sulmet ndaj Iranit, Teherani hakmerret me goditje në të gjithë rajonin

April 7, 2026
“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

“Je provincial!” Përplasje e ashpër mes politikanëve në Spanjë për pikturën e Picassos

April 7, 2026
Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In