Policia e Mirditës ka arrestuar 4 persona dhe ka sekuestruar 9 armë si dhe një sasi lënde narkotike, pas operacionit të koduar “Rrënja e Zezë”. Në pranga kanë rënë 3 familjarët, Pjetër, Ndok dhe Viktor Nikolli, të moshave 53, 50 dhe 42 vjeç, si dhe shtetasi Radoin Jaku, 20. Dy shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim.