• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratohet raporti, Parlamenti Evropian kërkon nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe RMV

by A R
05/03/2021 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar raportet për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këto raporte, duke marrë parasysh se janë përmbushur të gjitha kushtet, Parlamenti kërkoi që për të dyja shtetet të nisin negociatat e anëtarësimit pa vonesa të reja.

Sa i përket Shqipërisë, përmes këtij raporti është përshëndetur përkushtimi i Tiranës zyrtare për integrimin evropian, fqinjësi të mirë dhe zbatimin e reformave që lidhen me procesin e integrimeve.

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar që reformat në sistemin e drejtësisë të jenë të pakthyeshme, sepse ato janë një prej kushteve kryesore për përparim në procesin e integrimeve. Eurodeputetë kanë kërkuar që zgjedhjet e muajt Prill në Shqipëri të zhvillohen sipas standardeve demokratike, duke nënvizuar se ato do të jenë një test për konsolidimin e procedurave demokratike në vend dhe arritjes së stabilitetit të qëndrueshëm politik.

Në raportin për Maqedoninë e Veriut kërkohet që të vazhdohen përpjekjet për forcimin e demokracisë, për luftën kundër korrupsionit dhe të përmirësohet gjendja e lirisë së mediave dhe shoqërisë civile.

Eurodeputetët kanë shprehur mirënjohje për përkushtimin konstruktiv të Maqedonisë së Veriut për raporte të mira fqinjësore, përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, dhe në të njëjtën kohë kanë shprehur keqardhje për mungesën e një zgjidhjes të çështjeve të hapura mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. PE-ja u ka bërë thirrje të dyja vendeve që përmes dialogut konsturktiv të kërkojnë një kompromis.

Të dyja këto shtete kandidate janë në pritje të nisjes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Këshilli i BE-së tashmë ka marrë vendimin që të nisin bisedimet, por nuk ka caktuar datën se kur do të ndodhë një gjë e tillë.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut kjo është bllokuar nga Bullgaria e cila ka parashtruar kërkesa që kanë të bëjnë me historinë dhe identitetin, për të cilat ka interpretime të ndryshme në Shkup dhe Sofje.

Për Shqipërinë, disa shtete anëtare duan të shohin më shumë përparim në reforma, luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të shohin se si do të zhvillohet procesi zgjedhor për zgjedhjet e prillit.

/a.r

Next Post
Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 25-vjeçari

Krim i rëndë brenda familjes, djali vret babain në Roskovec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”

November 4, 2026
Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

Apple paralajmëron për rreziqet e agjentëve të inteligjencës artificiale: Mund të kryejnë veprime pa autorizim

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

November 3, 2026
SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In