• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Miratohet ligji/ Të vrarët e 21 Janarit do të shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’

by Java News
22/01/2019 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas datës 30 janar 2019, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të vrarë me duar në xhepa në protestën e 21 Janarit 2011, mund të shpallen ‘Dëshmorë të Atdheut’. Në 20 dhjetor të vitit 2018, Parlamenti miratoi një ligj të propozuar nga qeveria, i cili përpos të tjerave, parashikon që shpalljen ‘Dëshmorë të Atdheut’ të katër të vrarëve të 21 Janarit.

Pika ‘ll’ e nenit 5 të ligjit parashikon që do shpallen ‘Dëshmor të Atdheut’ edhe shtetasit shqiptarë të vrarë gjatë tubimeve paqësore dhe pa armë për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe ata që kanë humbur jetën në krye të detyrës në mbrojtje të procesit zgjedhor, pas datës 8 dhjetor 1990. Ky kriter plotësohet nga katër të vrarët në 21 Janar, pasi Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika nuk kishin armë dhe po protestonin paqësisht, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas datës 8 dhjetor 1990, afat i parashikuar në projektligj.

Ligji u dekretua nga Presidenti Ilir Meta në datën 14 janar 2019, ndërsa botua në Fletoren Zyrtare një ditë më pas, pra në 15 janar 2019. Ligji hyn në fuqi në datën 30 janar 2019. Pas kësaj date, mund të nisin procedurat për shpalljen dëshmorë ‘Dëshmorë të Atdheut’ të katër protestuesve të 21 Janarit. Kërkesa për shpalljen ose njohjen e statusit “Dëshmor i atdheut” mund të paraqitet nga përfaqësues të familjes së të rënit, për të cilin kërkohet që të shpallet ose të njihet “Dëshmor i atdheut”, ose përfaqësues të autorizuar të organeve shtetërore, organizatave të dëshmorëve të atdheut, shoqërisë civile ose çdo deputet.

Ndërkaq, familjet e Dëshmorëve të Atdheut gëzojnë nderim e përkrahje të veçantë nga shteti. Ato përfitojnë shpërblim financiar mujor. Me një vendim të vitit 2015, qeverisa ka rritur shpërblimin financiar për familjet e dëshmorëve nga 5 mijë lekë që ishte në 7 mijë lekë në muaj. Aktualisht mësohet se përfitojnë shpërblim financiar mujor rreth 400 familje të Dëshmorëve të Atdheut. Por, me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit të ri, i cili zgjeron kategoritë që përfitojnë statusin e dëshmorit, numri i familjeve pritet të rritet. Nisma e qeverisë parashikon 22 kategori që përfitojnë statusin, ndërsa në ligjin aktual, i miratuar në vitin 2000, parashikon 10 kategori./shqiptarja

a.cupaj

Next Post
Faqet e para të gazetave, 8 janar 2019

Faqet e para të gazetave, 22 Janar 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

Tensione në PD pas përjashtimeve: Dy krerët e degëve lokale futen në selinë e PD-së dhe përplasen me Flamur Nokën

March 30, 2026
Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

Rubio paralajmëron Iranin: Pasoja të rënda nëse mbyllet Ngushtica e Hormuzit

March 30, 2026
Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

Nga zgjedhja e kryepolicit tek mbështetja e bujqësisë, zbardhen vendimet e sotme të Këshillit të Ministrave

March 30, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Nga fusha e sportit te arkitektura e shtetit

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In