Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar projektligjin për një hua prej 36 milionë eurosh nga BERZH, e cila do i hapë udhë rehabilitimit dhe ndërtimit të hekurudhës Tiranës- Durrës- Rinas.
Projektligji u paraqit në Komision nga zëvendësministrat e Financave dhe Transporteve, sipas të cilëve projkti do përfundojë në vitin 2020, raporton shqiptarja.com
Lidhja e Aeroportit me linjën Durrës – Tiranë do të bëhet me anë të një ndërprerje trekëndore hekurudhore në zonën e Domjes.
Është llogaritur që të ketë vetëm një stacion ndalese rreth 2 kilometra nga Rinasi, ndërkohë që projekti do kushtojë në total rreth 90 milionë euro.
a.ç