• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Miratohet fondi për rrugën Zall Dajt – Zall Bastar, përfundon këtë vit

by A R
03/01/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zall-Bastari do te jetë më afër Tiranës dhe banorët e kësaj njësie do kenë mundësi të arrijnë më shpejt ne tregjet e kryeqytetit. Bashkia e Tiranës ka vendosur që këtë vit të përfundojë rrugën që lidh Zall-Dajtin me Zall-Bastarin. Vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, ku dhe u miratua fondi përkatës për këtë investim. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e dha lajmin mirë për banorët gjatë një aktiviteti për njerëzit në nevojë, në ekstremin më të largët të kryeqytetit.

“Kemi disa lajme të mira për Zall-Bastarin. Sapo miratuam në Këshillin Bashkiak rrugën e re nga Zall – Dajti në Zall – Bastar, e cila është një gangrenë për zonën, por që do të rregullohet këtë vit të ri dhe besoj se siç ka qenë motoja jonë në Tiranën urbane, fokusi te puna, kjo duhet te jete motoja jonë edhe për Tiranën fshat”, tha kryetari Veliaj. Ai shtoi se investimi do jetë kolosal dhe do të përfshijë një segment të gjatë rrugor, i cili deri më sot është në një gjendje të rënduar, sidomos gjatë shirave. Ai evidentoi faktin se ky investim u bë i mundur edhe falë benefiteve që ka sjellë reforma territoriale, duke mundësuar garantimin e investimeve kaq të mëdha.

“Me vendimin e Këshillit Bashkiak në fund të vitit, i hapim rrugë një investimi që nëse komuna do ishte më vete s’do kishte mundësi ta përballonte. Reforma administrative na ka futur në një familje me të madhe të Tiranës në qytet edhe në fshat, e cila na krijon mundësinë për të përballuar edhe këto investime të mëdha”, tha Veliaj. Ai ka theksuar se rruga e re do ofrojë më shumë mundësi zhvillimi, jo vetëm duke afruar banorët me zonën urbane, por edhe duke mundësuar nga ana tjetër më shumë banorë të Tiranës qytet që vizitojnë këtë zonë për turizëm dhe për të blerë produkte bio.

“Tani që do të fillojmë rrugën, dua t’u bëj thirrje edhe atyre që na ndjekin dhe jetojnë në Tiranë, që ashtu siç kemi promovuar ekonominë në Shëngjergj, në zonën e Malësisë së Tiranës, duke filluar nga Petrela, Bërzhita, Krraba, Iba, ashtu dua që me mbarimin e rrugës, edhe qytetarët nga Tirana të vijnë më shpesh në Zall-Bastar, të shpenzojnë më shumë para këtu, të shpenzojnë më shumë fundjava, të konsumojnë më shumë produkte të zonës, janë bio, por mbi të gjitha ndihmojnë ekonominë vendase”, u shpreh Veliaj. Ndërkohë që duke shpërndarë ndihma për fëmijët e kësaj zone, kryebashkiaku bëri të ditur edhe në 2017 fëmijët do jenë në fokus të punëve të Bashkisë së Tiranës.

“Më vjen mirë që e fillojmë me fëmijët, me disa dhurata ushqimore, por edhe disa dhurata lodrash sepse fëmijët meritojnë të kenë një fëmijëri të bukur e të gëzuar. Kemi planifikuar edhe këtë vit më shumë kënde lojërash, jo vetëm në Tiranën qytet, por edhe Tiranën fshat, sepse besoj se një qytet që ka 1 milionë vetë, 300 mijë janë fëmijë dhe sigurisht edhe ata meritojnë pjesë të vëmendjes së Bashkisë, ashtu siç e meritojë edhe të rriturit”, tha Veliaj.

Next Post
FOTOT/ 5.4 milionë ndjekës në llogarinë e bukuroshes që i nxjerr të gjitha…

FOTOT/ 5.4 milionë ndjekës në llogarinë e bukuroshes që i nxjerr të gjitha...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

EMRI/ E pazakontë në Britani, e dashura merr “më qafë” trafikantin shqiptar të drogës!

November 7, 2026
“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

“PD nuk largohet dot nga dhuna!”- Analisti: Numrat në protestë janë fare modestë, Berisha i kompleksuar nga…

November 7, 2026
Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

Përsëri tensione dhe përplasje në protestë mes studentëve e mbështetësve të PD-së! Braktiset Ministria e Arsimit, marshohet te Kryeministria

November 7, 2026
Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat nga trotuari dhe sulmojnë Policinë, efektivët përgjigjen me thirrje dhe hedhje uji

November 7, 2026
Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

Aksident në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, makina del nga rruga dhe përfundon në arë! Zjarrfikësit ndërhyjnë për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar

November 7, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e deklaruar nga Trump mund të jetë e rrezikshme!

November 7, 2026
Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

Protestuesit me maska sulmojnë me gurë efektivët, djegin dhe kazanë! Policia u përgjigjet me spraj dhe topa uji për shpërndarje (FOTO)

November 7, 2026
Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

Video/ Manaj nuk ndalet së shënuari, goli i radhës vjen në prag të Kombëtares

November 7, 2026
“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

“Nevojitet ndërhyrje urgjente për Erion Veliajn!”- Avokati Plarent Ndreca reagon nga Spitali Memorial i Fierit: Janë të drejta bazike! (VIDEO)

November 7, 2026
Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

Skemë mbështetëse për fëmijët me aftësi ndryshe, ministrja Spahiu nga Gjirokastra: Përfitojnë rreth 10 mijë prej tyre, në 2027 hyn në zbatim!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In