• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Miratohen ndryshimet, rritet akciza e gazit

by Java News
24/11/2016 12:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa fiskale për 2017-ën kaloi me votat e mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa opozita ishte kundër, me argumentin se ndërhyrjet kanë karakter klientelist dhe nuk mbështesin ekonominë. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode tha se vendosja e akcizës mbi gazin e lëngshëm për automjetet do të nxisë evazionin.

“Do bëhet evazion, pasi rrjeti i shpërndarjes është i njëjtë. Nuk është koha e rritjes së gazit, pasi është alternativë e energjisë elektrike”, – tha Bode. “Pikat e mbushjes së gazit për gatim dhe për ngrohje për qytetarët do të jenë pika specifike dhe jo kudo. Nuk kemi vendosur akcizë për gazin për gatim apo për ngrohje”, – tha Ahmetaj.

Përveç vendosjes së një akcize prej 13 lekësh për litër për gazin e lëngshëm për automjetet, paketa fiskale parashikon heqjen e taksës doganore për lëndën e parë për fasonët dhe qymyrgurin koks. Gjithashtu uljen e vlerës nga 7 në 5 milionë lekë për kategorizimin e makinave të luksit.

Për mineralet metalore që përpunohen në vend, renta përgjysmohet nga 6 për qind që është aktualisht në 3 për qind. Taksa tjetër që ulet është akciza për duhanin e përpunuar, që kultivohet në Shqipëri, nga 4.400 lekë për kilogram, në 2.500 lekë për kilogram. Po ashtu do të ndryshojë skema e trajtimit të akcizës së karburantit për anijet e peshkimit, e cila, nga përjashtimi kalon në rimbursim.

Paketa fiskale
Paketa e re fiskale e qeverisë parashikon, duke filluar nga viti tjetër, vendosjen e një akcize për gazin e lëngshëm për automjetet në vlerën 13 lekë për litër. Qeveria miratoi paketën e re fiskale, ku përcakton aplikimin e akcizës për gazin e lëngshëm që përdorin makinat në masën 13 lekë për litër.

Bëhet fjalë për gazin e lëngshëm që shitet në pikat e karburantit dhe jo për gazin e lëngshëm për konsum familjar. Në relacionin e paketës fiskale, qeveria argumenton se aplikimi i akcizës për gazin e lëngshëm për automjete në nivelin 13 lekë/litër bëhet me qëllim përafrimin me standardet e BE-së dhe të vendeve të rajonit që e taksojnë këtë produkt.

Deri më sot, gazi i lëngshëm për automjetet është përjashtuar nga akciza, por në të gjitha vendet e Europës ai taksohet si produkt energjetik, pra si nafta dhe benzina. Sipas të dhënave që jepen në paketën fiskale, llogaritet që importi vjetor i këtij produkti të jetë 25 mijë tonë në vit.

Ndikimi në çmim
Ndryshimi i akcizës, duke përfshirë edhe TVSH-në, pritet të ndikojë në rritjen e çmimit të gazit në 15 lekë për litër. Aktualisht, çmimi i shitjes së gazit për automjetet është 45 lekë deri në 50 lekë për litër. Aplikimi i akcizës do të sjellë shtrenjtim të çmimit, i cili pritet të variojë nga 60 lekë deri në 65 lekë për litër. Duke qenë se importi vjetor i gazit të lëngshëm për përdorim nga makinat është rreth 25 mijë tonë në vit, qeveria llogarit se efekti në të ardhurat buxhetore pritet të jetë 0.5 miliard lekë nga akciza dhe 0.1 miliard lekë nga TVSH-ja. Efekti total në të ardhura vlerësohet plus 0.6 miliard lekë.GSh/a.k

Next Post
10 përplasjet mes Ministres Kodheli dhe Presidentit Nishani

Dossier/Dhjetë përplasjet e Presidentit Nishani me Ministren e Mbrojtjes Kodheli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

U kërcënua nga Irani, Sekretari Amerikan i Thesarit largohet nga rezidenca dhe zhvendoset në një bazë ushtarake!

November 11, 2026
Pas dasmës siçiliane, Dua Lipa rikthehet në Itali! Me rol të ri në festivalin e Sanremos, zbardhen detajet!

Dua Lipa drejt dy festivaleve gjigante muzikore në vitin 2027, nga Coachella në Reading & Leeds!

November 11, 2026
Përgjigje disa pyetjeve të lexuesve për “Parajsën Artificiale”!

Emri i Tiranës nuk vjen nga Teheran, por nga fjala Tiran!

November 11, 2026
Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

Konferenca e 20-të e UNESCO-s në Tiranë, ministri Gonxhja: Kritikat i mirëpresim, por akuzat nuk mund të zëvendësojnë aspak faktet!

November 11, 2026
Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

November 11, 2026
Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

Anglia ashpërson rregullat për telefonat, celularët do ndalohen gjatë gjithë ditës nëpër shkolla!

November 11, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

November 11, 2026
Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

Tragjedi në SHBA, makina hyn në tregun pranë Hollivudit dhe merr përpara njerëzit! Tre viktima dhe po kaq të plagosur, mister shkaqet (VIDEO)

November 11, 2026
Buxheti 10 miliardë euro, ministri Malaj: 30% e fondeve për mbrojtjen sociale, 250 milionë euro për pensionet, dyfishim i bonusit!

“Pagat në sektorin publik janë më të larta se privati”- Ministri Malaj: Rritja ekonomike deri në fund të vitit do jetë 4 për qind!

November 11, 2026
Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

Zgjedhjet mbaruan dhe të dy humbën! Telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanyahu, shkak operacioni i radhës në Iran

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In