• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dossier/Dhjetë përplasjet e Presidentit Nishani me Ministren e Mbrojtjes Kodheli

by Java News
24/11/2016 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga viti 2013 e deri më sot janë të paktën 10 përplasje mes presidentit të Republikës Bujar Nishani me mazhorancën lidhur me çështje të ushtrisë.

Gazetari Roland Qafoku bëri publike në emisionin “Debati në Channel One” këto përplasje të cilat nisin që me godinën e SHQUP e deri te mosdekretimi i shefit të shtabit të FA Jeronim Bazo për një mandat të dytë.

PËRPLASJA 1
Pa e marrë ende detyrën, kryeministri Edi Rama dhe eksponentë të PS deklaruan pas fitores së zgjedhjeve të qershorit 2013 se do t’ja rikthejnë ushtrisë godinën e SHQUP-it që PD mori si seli të saj. Sipas tyre presidenti Nishani ka patur konflikt interesi me ministrinë e Mbrojtjes sepse falë këtij kalimi do të përfitonte bashkëshortja e tij në privatizimin e godinës së vjetër të PD. Presidenti Nishani hodhi poshtë këtë akuzë duke e quajtur sulm politik dhe në fakt kjo akuzë nuk u vërtetua. Nga ajo kohë mazhoranca nuk ka bërë asnjë veprim për t’ja kthyer ushtrisë godinën që është seli e PD.

PËRPLASJA 2
Më 7 mars 2014 Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli lëshoi urdhrin administrat sipas të cilit atashenun tonë në NATO kundër-admiral Kristaq Derveni duhet të kthehej në atdhe pas mbarimit të mandatit të tij. Presidenti Bujar Nishani deklaroi se ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli i kishte marrë kompetencat duke e cilësuar këtë një akt politik. Më 21 mars 2014 gjykata pezulloi urdhrin për kthimin në atdhe të Gjervenit. Ndërkohë emërimi i atasheut të ri në NATO solli largimin e tij nga detyra dhe kthimin në atdhe.

PËRPLASJA 3
Presidenti Bujar Nishani në cilësinë e komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë dekretoi Jeronim Bazon shef të shtabit të Përgjitshëm të ushtrisë në 2013 pas largimit të Xhemal Gjunkishit. Por vetëm një vit më vonë deklaroi se shefi i Shtabit kishte shkelur kushtetutën e vendit në disa raste. Ky është rasti i parë kur një president deklarohet i tillë për shefin e shtabit.

PËRPLASJA 4
Më 12 mars 2014, teksa Ministria e Mbrojktjes ishte në pritje të firmosjes nga presidenti I Republikës të Strukturës së Forcave të Armatosura dhe planit të përhapjes ose planit të vendosjes së FA, kjo gjë nuk ndodhi. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dekalroi se ishin ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe konsultativë por presidenti po e pengonte këtë procesdurë.

PËRPLASJA 5

Në 16 korrik 2015 Presidenti i republikës refuzon të dekretojë gradimin gjeneral të Xhevdet Zenelit, një propozim i bërë nga ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Kreu i shtetit ka argumentuar se nuk e ka dekretuar gradën e lartë për Zenelin për probleme në të shkuarën e tij. Ndërkohë që Nishani kishte firmosur gradimin gjeneral të Nazmi Cahanit, Dedë Prengës, Vladimir Avdias.

PËRPLASJA 6
Presidenti i Republikës ka denoncuar qeverinë dhe ministren Kodheli se kanë marrë kompetencat me ndryshimet e reja për projektligjin e ushtrisë. Ishin një sërë kompetenca që për muaj me radhë në vitin 2015 u kthyen në lajm të parë në medi dhe u cilësua si një debat I pastër politik.

PËRPLASJA 7
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Spartak Brahi i ka kërkuar ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli ndëshkimin e Gjeneral Brigade Piro Ahmetaj këshilltar i presidentit Bujar Nishani lidhur me deklaratën e tij kundër komisionit duke i cilësuar anëtarët e tij sigurimsa dhe banditë. Në fakt pas disa javësh Ahmetaj kërkoi dorëheqjen dhe presidenti e firmosi, por më pas ai sërish u emërua këshilltar i Presidentit.

PËRPLASJA 8
Presidenti i Republikës Bujar Nishani e cilësoi skandal atë që ministria e Mbrojtjes dhe qeveria po bënte me largimin nga ushtria të një numri jo të vogël ushtarakësh duke sjellë një problem social për shumë e shumë familjes. Duke llogaritur sakrificën e tyre por edhe pasojat e familjeve të tyre presidenti Nishani kërkoi që ky shkurtim të anullohej.

PËRPLASJA 9.
Deputeti i PS, Arben Çuko e cilësoi skandal të presidentit që në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në javën e dytë të nëtorit këshilltari i presidentit, Piro Ahmetaj, i dalë nga radhët e ushtrisë të merrte pjesë në këtë mbledhje me uniformën dhe gradën e gjeneralit. Vetë Ahmetaj e ka cilësuar një tjetër lajthitje këtë akuizë.

PËRPLSJA 10.
Presidneti i Republikës nuk dekreton kërkesën e kryeministrit për një mandat të dytë të shefit të Shtabit të ushtrisë Jeronim Bazo. Sipas argumentit të kreut të shtetit, Bazo nuk ka bërë asnjë raportim te komandanti i përgjithshëm gjatë tre viteve që ka mbajtur detyrën e lartë të shefit të shtabit.

Next Post
Receta gatimi, si të përgatisni qofte të mbushura

Receta gatimi, si të përgatisni qofte të mbushura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In