• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Miratimi i marrëveshjes së 5 qershorit, Gjiknuri: Kontribut i çmuar që klasa politike jep në procesin e integrimit

by Ardit Rada
21/07/2020 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka reaguar pasi Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, miratoi me shumicë votash marrëveshjen e 5 qershorit për amendimet e Kodit Zgjedhor.

Me anë të një postimi në facebook, Gjiknuri teksa falënderon kolegët dhe ndërkombëtarët, shprehet se miratimi i amendimeve është një kontribut i çmuar që klasa politike jep në procesin e integrimit dhe realizimit të konferencës së parë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të negociatave të anëtarësimit.

“Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut sapo miratoi me shumicë votash amendimet e Kodit Zgjedhor, produkt që u arrit në sajë të punës së bërë fillimisht në Komisionin Parlamentar për Reformën Zgjedhore e më pas edhe negociatave të zhvilluara në kuadër të Këshillit Politik.

Gjej rastin të shpreh falenderimin tim për kolegët deputetë që dhanë votën e tyre në mbështetje të këtij projektligji.

Gjithashtu falenderoj kolegët me të cilët prej shumë muajsh punuam dhe kthyem në projektligj marrëveshjet politike të arritura.

Vlerësim për ekspertët vendas e të huaj që ishin pjesë e këtij procesi dhe mirënjohje pafund për të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që na mbështetën vijimësisht.

Miratimi i amendimeve në Kodin Zgjedhor është një kontribut i çmuar që klasa politike jep në procesin e integrimit dhe realizimit të konferencës së parë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të negociatave të anëtarësimit”– shkruan Gjiknuri.

 

/e.rr

Next Post
Kontrolle të rrepta nga Task-Forca antiCOVID/ Gjobiten bar-kafe dhe restorant, një fasonerie i pezullohet aktiviteti

Kontrolle të rrepta nga Task-Forca antiCOVID/ Gjobiten bar-kafe dhe restorant, një fasonerie i pezullohet aktiviteti

Comments 2

  1. UKU MOMLIT says:
    6 years ago

    Ti gjiknur je ca “pusht” (jo vetem se di te puthesh e te te puthim) dhe pa tjeter do kalosh nga ai Guri me Vërë. Nuk ke per te shpetuar pa dhene llogari per veprimet e tua korruptive si ish minister,megjithe “kontributin” qe po jep per RilindjeRamaRuçi(RRR+PPP).

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    6 years ago

    Do ta shikoni kontributin e pazareve me 30 korrik,kure ju te sillni ne parlament votomin e pazareve te tri partive qe shkatrruan vendine,shtuan varferine e mjerimin e shqiptarve.Aty do te jete edhe opozita parlamentare qe perfaqson popullin,ajo zdo ti votoje pazaret tuaja qe mashtrojne e poshtrojne shqiptaret.Opozita parlamentare do te votoje kure ju matrapazte e hajdutet,te plotsoni kerkesat e saja qe favorizojne popullin,te votojne njerzit e afte,vajzat e djemte qe u u sherbejne qytetarve e jo hajdutve,komunistave e spinve.kjo do te jete zgjidhje e vertete qe I sherben shumices.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

Zhupa akuza Manjës: Pranoi me zë dhe figurë që nuk do votojnë asnjë nismë të opozitës!

February 5, 2026
“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

“Ping-pongu” për statusin, një anëtar i KLGJ “kallëzon” Irena Gjokën në ILD

February 5, 2026
Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

Seancë e tensionuar në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin, avokati: Akuzat janë të paqarta

February 5, 2026
Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

Rasti i “turistëve snajperistë”, nën hetim një 80-vjeçar nga Italia

February 5, 2026
Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

Kryemadhi merr dosjen në GJKKO: Mbi 40 faqe janë shkrime gazetash. As në diktaturë nuk…

February 5, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Ofruan para në këmbim të votës/ Gjykata i shpall fajtorë, por asnjëri nuk përfundon në burg

February 5, 2026
GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

GRAFIKËT / Shqiptarët, më kuriozë se amerikanët për dosjen e Jeffrey Epstein

February 5, 2026
Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

Kryebashkiaku i Gjirokastrës del pas tre orësh nga SPAK: U pyeta si person në dijeni…

February 5, 2026
Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

Kina: Traktati i Ri Strategjik për Reduktimin e Armëve, ka një rëndësi të madhe

February 5, 2026
Formulari, ja si do të legalizohen 60 mijë objektet e ndërtuara para `91

Sigurimi i shtëpive me detyim/ Eksperti: Ja sa do paguajë çdo familje shqiptare në vit

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In