• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kontrolle të rrepta nga Task-Forca antiCOVID/ Gjobiten bar-kafe dhe restorant, një fasonerie i pezullohet aktiviteti

by Ardit Rada
21/07/2020 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Task-Forca antiCOVID ka vijuar kontrollet me zero tolerancë ndaj individëve dhe subjekteve që shkëlin rregullat dhe protokollet për frenimin e COVID19. Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan mbi 1400 inspektime dhe monitorim në 24 orët e fundit.

Nga inspektimet janë marrë 6 masa administrative me gjobë në bar, kafe, restorant, institucion financiar, subjekte të gjetura në shkelje të protokolleve për mbrojtjen nga COVID-19 dhe 1 masë administrative me gjobë ndaj individit për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura. Gjithashtu janë marrë 2 vendime të ndërmjetëm për pezullim të aktivitetit të subjekteve në institucion publik dhe fasoneri. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet: Berat, Durrës, Fier, Shkodër, Tiranë.

Gjatë kësaj periudhe në total janë realizuar mbi 119 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë marrë 470 masa administrative. Ministria e Shëndetësië u kërkon bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë dhe vendimin e ri të Qeverisë, i cili ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

MSHMS bën apel të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët. Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë për çdo individ në të gjitha ambjentet e mbyllura Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.

Next Post
Për të ulur rrezikun nga COVID/ Ja masat që duhet të merrni në ambjentet e punës

Për të ulur rrezikun nga COVID/ Ja masat që duhet të merrni në ambjentet e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

“Politico”: Besimi te SHBA po bie, 7 në 10 evropianë mbështesin krijimin e një ushtrie të Bashkimit Evropian!

November 13, 2026
Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa po punonte, ndërron jetë elektricisti në Divjakë

Era e fortë shkakton dëme në rrjetin elektrik në Korçë, 6 fshatra në Lekas mbeten pa energji!

November 13, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Integrimi/ BE shqyrton sot tre kapitujt e tjerë të negociatave me Shqipërinë, ja cilët janë!

November 13, 2026
“Tapë” në timon e pa patentë! Arrestohen 4 persona në Vlorë, një në kërkim

I dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, arrestohet në Vlorë 64-vjeçari i kërkuar nga Italia! Pritet ekstradimi, ja sa burg duhet të vuajë

November 13, 2026
BE përgatit paketën e re me sanksione ndaj Rusisë, Von der Leyen: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë!

BE përgatit paketën e re me sanksione ndaj Rusisë, Von der Leyen: Mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë!

November 13, 2026
Luftë apo paqe? Samiti i Dublinit, Ukraina vë në lëvizje liderët evropianë! Ja çfarë po diskutohet pas dyerve të mbyllura

Luftë apo paqe? Samiti i Dublinit, Ukraina vë në lëvizje liderët evropianë! Ja çfarë po diskutohet pas dyerve të mbyllura

November 13, 2026
Azilet private në Shqipëri, ja sa duhet të paguajnë familjet për të sistemuar një të moshuar?

Azilet private në Shqipëri, ja sa duhet të paguajnë familjet për të sistemuar një të moshuar?

November 13, 2026
Bejko: Policia ishte e tërhequr! Berisha tentoi ta kapë protestën, e vuan që nuk është aty! Në protestë të gjitha fraksionet

“Berisha nuk është zgjidhja, por problemi!”- Bejko: PD ka kandidatë, por jo alternativë bindëse! Kryetari është pengesa e opozitës

November 13, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi i Jorgo Pullës për fundjavën, mundësi të reja në dashuri, punë dhe financa! Parashikimi për çdo shenjë të zodiakut

November 13, 2026
Zgjedhjet dhe kandidatët, Kushi zbulon çfarë do të ndodhë nesër në Asamblenë e PS! Kërkesa e Veliajt? Deputetja: Në dorë të SPAK, s’i bëhemi mbrojtje

Zgjedhjet dhe kandidatët, Kushi zbulon çfarë do të ndodhë nesër në Asamblenë e PS! Kërkesa e Veliajt? Deputetja: Në dorë të SPAK, s’i bëhemi mbrojtje

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In