• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mira Murati e ChatGPT: Vajza vlonjate në majat e shkencës botërore!

by Java News
10/04/2023 20:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 2018, Mira Murati iu bashkua ‘OpenAI’, kompanisë kërkimore të inteligjencës artificiale e themelueme prej Elon Musk dhe Sam Altman, e në vetëm katër vjet ajo u bë Shefe e ‘OpenAI’ për Teknologjinë (CTO).

Kjo asht Mira Murati, inxhinierja që luajti rol themelor për krijimin e ChatGPT, aktualisht softueri ma i diskutuar në fushën e modeleve të inteligjencës artificiale.

Mira Murati asht inxhinierja që udhëhoqi ekipet në zhvillimin e softuerit të inteligjencës artificiale ChatGPT – një chatbot i bazuar në simulimin e përpunimin e bisedave njerëzore nëpërmjet gjuhës natyrore – për të cilin kohët e fundit asht folë kudo për risitë që prezanton  e po ashtu edhe për zonat e panumërta gri që paraqet ky shërbim.

ChatGPT asht produkt i kompanisë kërkimore të inteligjencës artificiale të themelueme në vitin 2015 nga Elon Musk dhe Sam Altman, e quajtun OpenAI, brenda së cilës Mira Murati përfaqëson një figurë kyçe jo vetëm për zhvillimin e chatbot-it shumë të diskutuem, por edhe për Dall-E, një tjetër sistem inteligjence artificiale i aftë për me krijue imazhe duke u nisë vetëm nga teksti

Inxhinierja shqiptare Mira Murati ka le në Vlonë në vjetin 1988, sot asht asht 35 vjeçe. Në moshën 16 vjeçare u zhvendos në Kanada e mbrapa në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, ku ndoqi Shkollën e Inxhinierisë ‘Thayer’ në Darmouth dhe u diplomua në degën e inxhinierisë mekanike. Në vjetin 2011, ajo filloi karrierën e sajë si analiste në zyrën e ‘Goldman Sachs’ (banka lider globale e investimeve) në Tokio. Mbas kësaj eksperience u kthye përsëri në Amerikë e punoi në ‘Zodiac Aerospace’ si  inxhiniere koncepti të avancuem. Mbrapa, ajo fitoi përvojë pune në ‘Tesla’ në rolin e Menaxherit të Naltë të Produkteve, ku drejtoi zhvillimin si dhe lançimin e ‘Modelit X’, produktit “par excellence” i Tesla  si dhe  në ‘Leap Motion’, ku ishte Zëvendës Presidente e Produkteve dhe Inxhinierisë.

Por pika e vërtetë e “kthesës së madhe” në karrierën e saj, si mundemi lehtë me e imagjinue,ishte bashkimi me ‘OpenAI’ në  vjetin 2018 në rolin e zëvendëspresidentit të AI e të Partneriteteve të Aplikueme. Në një kohë të shkurtë ajo bahet Shefe e Teknologjisë (CTO) e kompanisë, duke qenë kështu figura e saj  themelore. Nandorin e kaluem, ‘OpenAI’, e udhëhequn prej Mira Muratit lëshoi zyrtarisht chatbot-in inteligjent ChatGPT, një softuer i inteligjencës artificiale i cili pati një ndikim të madh e të menjëhershëm  në të tanë botën.

AI (inteligjenca artificiale):  në mes entuziazmit dhe shqetësimit

Pavarësisht se ishte ideatorja e këtij projekti madhështor, Mira Murati asht tregue gjithmonë e hapur dhe e gatshme për dialog, kjo për me pasë mundësi me kuptue shqetësimet e atyre që kanë frikë se inteligjenca artificiale mundet me dalë jashtë kontrollit njerëzor si dhe për me zgjidhë dyshimet në lidhje me trajtimin, mbrojtjen e ruajtjen e të dhënave personale që i përkasin përdoruesve të softuerit ma të njohur të inteligjencës artificiale relacionale.

Duke iu referue shqetësimeve për zhvillimin shumë të shpejtë të inteligjencës artificiale, Mira Murati konsiderohet në fakt një avokate e rregullores së AI. Në lidhje me këtë, ajo argumenton se:

“Edhe ne jemi të shqetësuem për rrezikun e përshpejtimit të tij, por ka dy gjana që duhet të marrim në konsideratë. Kujtoj se ne shpenzuam ma shumë se gjashtë muaj kohë punë e studim për me qenë të sigurt në lidhje me mbajtjen nën kontroll të Gpt-4, përpara se ta bëjshim atë publik. Gjithashtu duhet të dini se  ne ende nuk po stërvisim Gpt-5, ndryshe prej asaj që shkruhet ne media si dhe as nuk planifikojmë ta bëjmë këtë në gjashtë muajt e ardhshëm, por ne mendojmë se për m’i bë këto sisteme të sigurta, duhet t’i vejmë ato në dispozicion të përdoruesve e të kuptojmë reagimet e tyre. Kështu mund të llogariten rreziqet dhe ndikimet. Pra, ideja asht shumë e qartë, inteligjenca artificiale nuk duhet të kufizohet, por duhet të rregullohet në mënyrë që të jetë në gjendje me nxjerrë të tana përfitimet që  mundet me ofrue, pa krijua  rreziqe.

Bllokadë prej GPDP (Institucioni Garant i privatësisë për përdoruesit e shërbimit)

Zhvillimi i shpejtë si dhe fuqia e padisiplinueme e inteligjencës artificiale nuk janë, si u tregua, i vetmi shqetësim që ka shkaktue ky softuer. Një çështje tjetër komplekse që lidhet me ChatGPT asht ajo që lidhet me dyshimin e mbrojtjes së të dhënave personale e të privatësisë së përdoruesve që ndërveprojnë me shërbimin. Pikërisht për këtë arsye, ‘Garanti’ për mbrojtjen e të dhënave personale (GPDP) bllokoi aksesin e ChatGPT  në Itali më 31 mars 2023. Arsyeja asht e thjeshtë: ka mungesë informacioni për përdoruesit e ChatGPT, të dhënat e të cilëve janë marrë prej ‘OpenAI’ e sidomos mbi bazën ligjore që justifikon mbledhjen e ruajtjen e të dhënave personale të përdorura si burim trajnimi të algoritmeve të shërbimit. . Për ma tepër, mungon një procedurë e verifikimit të moshës për përdoruesit, gjë që nuk e bën softuerin të sigurt për të miturit..

Deri sot, nuk është ende e mundun me pasë akses të ChatGPT në Itali, edhe pse situata po përmirësohet vazhdimisht. Vetëm dje më 6 prill 2023, u mbajt takimi i pritshëm ndërmjet ‘Garantuesit të Privatësisë’ dhe ‘OpenAI’. Kjo e fundit konfirmoi vullnetin e sajë për me bashkëpunue me Autoritetin Italian si dhe u angazhua për me bë transparente mekanizmat e përdorimit të të dhënave personale të përdoruesve  si dhe për me forcue mbrojtjen e të miturve.

Mbas takimit, dy antagonistët aktualë janë sigurisht ma afër dhe situata duket se po ecë për mirë, por ende GPDP-ia duhet me vlerësua masat e propozueme prej kompanisë për marrjen e vendimit përfundimtar të lejes për përdorimin e mundshëm të softuerit.

Revista “Ultima Voce, liberi di intendere e volere” 

Next Post
Media greke për vrasjen e 37-vjeçares në Shkozë: Krim që tronditi Tiranën. E reja ishte në dhomë e gjumit me fëmijën e mitur kur u vra!

Media greke për vrasjen e 37-vjeçares në Shkozë: Krim që tronditi Tiranën. E reja ishte në dhomë e gjumit me fëmijën e mitur kur u vra!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: Sondazhet tregojnë se demokratët kryesojnë edhe në bastione të Trumpit

November 2, 2026
Rama publikon të dhëna për protestuesit e dhunshëm: U paguan nga krimi i organizuar! Janë me precedentë kriminalë

Rama ndan videon: Diella ju ndihmon hap pas hapi në E-Albania, 19 shërbime më të lehta për qytetarët

November 2, 2026
Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Kërkesa e Netanyahut për Trump: Sulmo Iranin pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

November 2, 2026
Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

Mot i keq në Itali, shpallet alarm portokalli dhe mbyllen shkollat në disa qytete

November 2, 2026
J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

J.D. Vance vishet si personazhi te Harry Potter për Halloween. Shpërthejnë komentet: Ky djalë s’do të bëhet kurrë president

November 2, 2026
Horoskopi për muajin Gusht, parashikimi nga Paolo Fox

Horoskopi mujor i Paolo Fox për Nëntor 2026 për të 12 shenjat e zodiakut

November 2, 2026
Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

November 2, 2026
Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

Kremlini ndërton “syrin e ri” mbi Evropën, radari rus me rreze 3,000 km mbulon hapësirën ajrore të NATO-s

November 2, 2026
“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

“Do biem, po na mbaron koha!” – Komunikimi tronditës para rrëzimit të avionit në Florida

November 2, 2026
VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

VIDEO TRONDITËSE/ Avioni bie pingul në tokë, publikohen pamjet e tragjedisë me 9 viktima

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In