• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Miqësia e Çiçës me ish-policin e vrarë në Bllok, çfarë i lidh dy ekzekutimet

by Java News
28/12/2016 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia gjen elementë të përbashkët në autorësinë e vrasjeve të ish-policit Ajet Zeqaj dhe të riut nga Tepelena, Elton Çiça. Hetimet që po kryhen ende nga Policia për vrasjet zinxhir mes bandave të Elton Çiçës e Jani Aliajt, kanë bërë që në dosjen e këtyre ngjarjeve të përfshihet edhe ekzekutimi i ish-policit Ajet Zeqaj në zonën e Bllokut, në Tiranë.

Burime nga grupi hetimor thanë se janë gjetur elementë dhe prova të rëndësishme që lidhin ngjarjen e 16 marsit, kur u vra Ajet Zeqaj, me atë të 1 majit, kur u vra Elton Çiça. Mësohet se dy viktimat kanë pasur një miqësi të hershme me njëri-tjetrin, madje, sipas burimeve, dyshohet se edhe kanë bashkëpunuar për çështje të trafikimit të drogës.

Për rrjedhojë, edhe Zeqaj ka pasur të njëjtën përplasje me grupin tjetër, atë të Jani Aliajt, i shpallur në kërkim tashmë për vrasjen e Çiçës. Burimet thanë se nga verifikimi i tabulateve telefonike janë zbuluar biseda të shpeshta mes dy tepelenasve, Zeqaj e Çiça, si dhe mesazhe që konfirmojnë bashkëpunimin e tyre.

AUTORI I DYSHUAR

Personi i dyshuar, i cili vijon të jetë në paraburgim dhe të merret në pyetje herë pas here në lidhje me disa ngjarje të ndodhura është Ari Alinani, i cili mbeti i plagosur në atentatin në qytetin e Fierit, ku u vra Nelgert Pata. Alinani nuk ka pranuar të bashkëpunojë, duke lënë në udhëkryq hetimet për një seri ngjarjesh të rënda kriminale, me disa viktima dhe të plagosur.

Policia e Tiranës ka dyshime se Alinani mund të jetë autor i vrasjes së Ajet Zeqajt, por ende nuk ka asnjë provë konkrete që ta lidhë atë me ngjarjen. E vetmja provë ku po mbështetet momentalisht grupi hetimor është një video e natës kur u ekzekutua Ajet Zeqaj, në zonën e ish-Bllokut.

Kamera e sigurisë së një minimarketi, që ndodhet pranë vendngjarjes, ka fiksuar autorin e vrasjes, i cili në atë moment ishte i pamaskuar. Ai është futur të blejë një paketë cigare aty, pak momente para se të realizonte vrasjen. Burimet thanë se në pamje autori shfaqet me profil dhe është e vështirë të dallohen të gjitha tiparet e tij, por ka ngjashmëri të madhe me Ari Alinanin.

VRASJA E ZEQAJT

Ish-efektivi policie, Ajet Zeqaj u ekzekutua me dy plumba mbrëmjen e 16 marsit, në Tiranë. Atentati me silenciator ndodhi në tunelin e një pallati, në rrugën “Nikolla Tupe”, kur viktima ishte i shoqëruar nga një miku i tij. Burime nga Policia thanë se Zeqaj kishte 20 ditë që ishte kthyer nga Franca ku kishte qëndruar disa muaj.

Ai është qëlluar për vdekje nga një person rreth 1.80 m i gjatë, i veshur me të zeza dhe që mbante doreza e kapuç në kokë. Autori, që dyshohet se po e priste viktimën derisa ai ka dalë nga një lokal bastesh sportive me mikun e tij, e ka qëlluar një herë pas koke dhe një herë pranë syrit, duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërsa shoku që e shoqëronte 41- vjeçarin nuk ka pësuar asgjë dhe është shoqëruar në Polici si dëshmitari kryesor i ngjarjes. Pak metra larg vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur një pistoletë me silenciator, që ishte hedhur pas një bordure, e cila dyshohet se është arma e krimit.

Burimet nga Policia thanë se Ajet Zeqaj ka qenë edhe pjesë e Forcave të Armatosura para se t’u bashkohej strukturave të Policisë së Shtetit. Për dy vite, nga viti 1996 e deri në vitin 1998, Zeqaj ka qenë pjesë e forcave speciale të Ushtrisë. Ndërsa në Polici ka qenë vetëm një vit, nga viti 2001 deri në vitin 2002.

ma.me

Next Post
Maturantët, ndryshojnë kriteret për fazën e dytë

Si do shpërndahen 1800 bursa të shtetit për studentët, kriteret që duhet të plotësojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i trefishtë në aksin Elbasan-Cërrik, plagosen pesë persona, dërgohen me urgjencë në spital

August 3, 2026
Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

Dita e 65-të e tubimit, protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë

August 3, 2026
U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

U aksidentua me furgon në Ksamil, 20-vjeçari humb jetën rrugës për në spital

August 3, 2026
PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

PD me sytë nga ndërkombëtarët, për ndalimin e shkrirjes së 15 Bashkive: Presim shtatorin, se tani janë me pushime

August 3, 2026
Aksioni i policisë në kampin e MEK, Çupi: Dje ishe pika kulmore, hetimet kishin nisur kohë më parë

Djegia e teserave në Poliçan, Frrok Çupi: Akt i shëmtuar! Propozimi i PD për Reformën Territoriale është qesharak

August 3, 2026
Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

Zbardhet vrasja e britanikes së gjetur në valixhe në Athinë, arrestohet një afgan

August 3, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Prova

August 3, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

August 3, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

August 3, 2026
Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

Zjarret në Finiq, Lamallari: Situatë e vështirë. Punojmë nga toka e ajri për shuarjen

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com