• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si do shpërndahen 1800 bursa të shtetit për studentët, kriteret që duhet të plotësojnë

by Java News
28/12/2016 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Studentët në universitetet publike kanë afat deri më datë 30 dhjetor 2016 për të dorëzuar dokumentacionin që duhet për të përfituar bursë shteti. Për vitin akademik 2016-2017 qeveria ka miratuar 1800 bursa për studentët, të cilat do ndahen për disa kategori studentësh. Fakultetet e universitetit të Tiranë kanë njoftuar studentët se afati i fundit i është data 30 dhjetor 2016, ndërsa afati i fundit i miratimi të tyre është data 31 janar 2017. Në tabelën bashkëngjitur janë kriteret dhe dokumentit që duhet të dorëzojnë studentët. Fondet buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për bursat si dhe numri i bursave për studentët administrohen nga universitetet publike. Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë (lekë/ditë) dhe paguhet çdo muaj, me kalim në numrin e llogarisë bankare të çdo studenti.
Kriteret
Studentët e shkëlqyer, me notë mesatare maksimale nga sistemi i arsimit të mesëm të lartë, që ndjekin studimet në një program studimi të ciklit të parë, në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet publike të arsimit të lartë. Notë mesatare maksimale do të konsiderohet nota , e përllogaritur si mesatare e notave të të gjitha viteve të arsimit të mesëm të lartë, përfshirë dhe rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore. Me bursë mbështetet edhe studentët që kanë mbaruar vitin e parë të studimeve me notë maksimale. Po ashtu, këta studentë duhet të kenë shlyer të gjitha detyrimet akademike të parashikuara për vitet e mëparshme të programit të studimit përkatës, brenda përfundimit të vitit akademik paraardhës. Sipas vendimit të qeverisë bursë përfitojnë edhe ata studentë të regjistruar në programet e ciklit të parë të studimeve në programet e studimeve me karakter profesional dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë në institucionet e arsimit të lartë publik dhe që u përkasin shtresave sociale në nevojë, u akordohen bursa kur ata plotësojnë kriteret për t’u konsideruar si studentë në nevojë. Në tabelën bashkëngjitur shkrimit janë edhe dokumentet që duhen të dorëzojnë studentët.

Masa e përfitimit të bursës është në varësi të të ardhurave familjare, 4000-4600 lekë në muaj. Sipas pikës 5 të VKM-ës, studentë në nevojë konsiderohen: Sipas kriterit ekonomik: Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar. Jashtë kriterit ekono-mik: studentët që kanë përfituar statusin e jetimit; studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë; studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror; studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

ma.me

Next Post

“Aleanca” LSI-PD në KQZ, shtyu për 48 orë vendimin për Selamin, Tahirin e Rroshin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

Pas debatit Dasho-Prifti, reagon Brataj: Shkenca mbetet arma më e fortë kundër Covid dhe dezinformimit

August 3, 2026
VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

VIDEO / Vihet nën kontroll zjarri në Finiq, Nufi: Falë punës së jashtëzakonshme të pilotëve të Forcave Ajrore

August 3, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Mbi 1.1 mln automjete në rrugë, sezoni turistik nxit tregun e qiradhënies së makinave

August 3, 2026
VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

VIDEO / Dita e 65 e protestës, pamjet me dron tregojnë pjesëmarrjen

August 3, 2026
Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

Aeroporti i Stambollit vendos rekord të ri, regjistron 289 mijë pasagjerë në një ditë

August 3, 2026
SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

SHBA-të me drejtues të ri të Inteligjencës Kombëtare, Jay Clayton merr zyrtarisht detyrën

August 3, 2026
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

Mbi 21 mijë maturantë aplikojnë për në universitet! Lista e fituesve shpallet më 22 gusht

August 3, 2026
Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

Pse u rritën me një të katërtën qiratë ditore në qershor?

August 3, 2026
Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

Përfshihet nga zjarri një pallat 30-katësh në Golem, zjarrfikësja ndërhyn me vështirësi

August 3, 2026

Rregullorja “Bani” si “Kurban” për të drejtat kushtetuese të medias

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com