• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minxhozi: Yuri Kim rrethoi sot Berishën me takimet në selitë e partive

by S M
08/03/2023 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skënder Minxhozi komentoi takimet që mbajti sot ambasadorja amerikane Yuri Kim me partitë politike në vend. Gjatë intervistës per ABC News me moderatoren Juli Krisafi, analisti theksoi se Kim përcolli një mesazh të qartë për Sali Berishën dhe për kandidatët.

“Lajmi i vërtetë qendron tek selia ku Yuri Kim nuk vajti. Ajo bëri lajm me mosvajtjen tek Rithemelimi. Kim, tha Minxhozi, po mundohet të japë mesazhin e radhës publik që SHBA janë të gatshme të bashkëpunojnë dhe njohin ata faktorë që kanë marrë certifikimin e gjykatave dhe nga ana tjetër, që nuk janë të skeduar nga administrata e SHBA.

Kim u përpoq t’i bëjë një rrethim elektoral Berishës në distancë dhe pjesë e saj ishte vajtja në selinë e Metës, tha gazetari. Ajo ka vënë një urë komunikimi me Metën për të treguar se mes të dyve ne dimë të bëjmë dallimin dhe ndoshta për të provokuar një përçarje mes tyre, pasi Berisha nuk sheh me sy të mirë askënd që mban lidhje me ambasadoren te cilen e quan “Guvernatorja”.

Takimet e Kim janë gjithashtu një paralajmërim ndaj partive për cilësinë e kandidatëve në zgjedhje. Kjo është diçka e mirëpritur.”, tha analisti.

Kryeredaktori i Javanews.al deklaroi se ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe Enkelejd Alibeaj, me deklaratat pas takimit të tyre, kanë dashur t’i japin një përgjigje në distancë Sali Berishës.

Minxhozi u shpreh se amerikanët preferojnë prej kohesh Alibeajn dhe jo Berishën në drejtimin e Partisë Demokratike.

“Duket sikur sot kanë dashur t’i japin një përgjigje Berishës në distancë. Natyrisht, Aliebaj nuk ka pasur nevojë për këtë kontakt me zonjën Kim, për të afishuar këtë aleancë që kjo pjesë e PD-së ka me SHBA-të. Kjo është një gjë e njohur. Ata preferojnë dikë tjetër dhe jo Berishën në atë seli.

Ky dikush tjetër, për momentin është Alibeaj, përsa kohë që Basha ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen. Unë mendoj që ata do të përpiqen që të kenë një prezencë sa më të shtuar në listën e kandidatëve, pasi nuk ka shumë kohë. Prezenca e Alibeajt në zgjedhje, të fuqizuar edhe nga simboli, bëhet shumë bezdisëse për Berishën”, theksoi ai.

 

Next Post

PD-ja nuk ndryshon dot, sa të jetë “Paria Blu”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com