• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

PD-ja nuk ndryshon dot, sa të jetë “Paria Blu”

by Ben Andoni
08/03/2023 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Partia Demokratike kur nuk reflektoi pas zgjedhjeve të fundit të përgjithshme dhe zgjodhi sërish Lulzim Bashën si kryetar do e ketë vështirë të ndryshoj ndonjëherë në udhë normale. Partia Demokratike kur nuk ndryshon edhe pas kthimit të Berishës dhe narracionit humbës të tij dhe, malit me probleme që ka me faktorin ndërkombëtar dhe aleatët klasikë të Demokratëve do e këtë të vështirë të krijojë një alternativë fituese. Më saktë, Partia Demokratike me aliazhin Berisha-Basha nuk do të ndryshoj sepse më interes për të gjithë strukturën e kësaj partie qëndrojnë interesat e tyre ose Parisë Blu sesa baza, që tashmë sheh përballë flirtet me PL-në (LSI) dhe mënyrën sesi i gjithë narracioni kërkon ndryshimin për interesa të vogla, veçse duke mos hedhur as edhe një hap për ta përligjur atë. Vetëm në Luftën e Dytë Botërore, kur politika tek ne ishte në nivele ideologjike jashtëzakonisht të dobëta, palët politike në Shqipëri nuk kanë luftuar kaq sesa tani. Për hir të së vërtetës, sot, nuk ekziston fare ideologjia. Me një ndryshim: lufta më e madhe bëhet tek njëra parti, ndarë copash, kurse tjetra vegjeton dhe arrin të bëjë vlerësime dhe projeksione fitore të qeta. Te PD-ja janë të gjithë kundër të gjithëve, e megjithatë, baza e duruar i përtyp dhe pret në mitingjet dhe aktivitetet, që shiten si protesta, të dëgjojë ndonjë gjë për ndryshimin apo të ardhmen e familjes së madhe demokrate, që tashmë e mban nën urdhëra “Paria Blu”.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit, PD-së në ditët e fundit për rikthimin e gjykimit të çështjes së legjimitetit të grupit politik “Rithemelimit” në Gjykatën e Faktit, të dy palët politike “Blu” po përballen keqazi dhe pa asnjë shpresë shërimi. Akuzat ndaj njëri-tjetrit e kalojnë dhe po e harrojnë atë që thuhej po prej tyre se: Gjykata u manipulua në vendimin e saj nga Rama. Jo pak zëra mundohen ta trajtojnë si fitore të njërës palë mbi tjetrën, apo pabesi dhe ndikim të Socialistëve mbi vendimin, por publiku është i stërlodhur me një betejë absurdi ku nuk duket fundi dhe ku fyerjet, nëpërkëmbjet, të bërtiturat kanë zënë vend më shumë sesa arsyeja. Si ‘bekim’ ka ardhur kjo kohë për Partinë e Lirisë, ku me sa duket do të strehohen kandidatët e PD-së së “Rithemelimit” dhe ku kjo parti do ta përdori të forcojë domenin e saj në Këshillat Bashkiakë, ku do ketë numrat fitues. Askush nuk mund të llogaris megjithë pretimet e Metës se kjo parti në të ardhmen të mos shkojë në origjinë, e t’u bashkohet Socialistëve ndërkohë që njerëzit e primareve po mbajnë mbi supe veç pasojave të përçarjes dhe mungesën e një mbështetje deridiku nga qendra e mbetur e partisë, që më sa duket është investuar hapur për të përkrahur Berishën në çfarëdo që thotë. A e ndryshon dot kjo PD-në? Jo derisa nga ana tjetër, Basha mban pas perdeve, të varur statusin e një kryetari si Alibeaj (Paçka se bardhi së fundi mëton se Basha është dorëhequr), kurse kandidatët e pjesës që ai përfaqëson, janë zgjedhur pa asnjë këshillim të përgjithshëm. Gjyqi i fundit është më i vogli hall që ka PD-ja. Halli më i madh është sesi t’u mbushet mëndja se janë thjeshtë pasojë e interesave të Parisë Blu, që është aq e kamur dhe e qetë sa edhe me 10 vjet në opozitë nuk u bën përshtypje asgjë. (Javanews)

Next Post
“Para atentatit qëndroi në hotelin e…”/ Nga atentati me tritol i ‘Sanços’ te vrasja e Papës, marrëdhënia e dy viktimave. Dëshmia e nënës së Sadikajt

"Para atentatit qëndroi në hotelin e…"/ Nga atentati me tritol i ‘Sanços’ te vrasja e Papës, marrëdhënia e dy viktimave. Dëshmia e nënës së Sadikajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

“Ethet e Nilit” alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon në 6 numri i viktimave nga virusi!

August 27, 2026
PD kërkesë për shkarkimin, reagon Presidenti Begaj: Sulm për interesa politike! Parlamenti të hetojë pretendimet e pavërteta

“Të shmangen keqinformimet”- Presidenca reagon pas raportimeve: Alqi Bllako nuk është dhe nuk ka qenë kurrë këshilltar i kreut të shtetit!

August 27, 2026
EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

EMRI/ Përplasi për vdekje vogëlushen gjatë manovrave me makinë, arrestohet shoferi 24-vjeçar!

August 27, 2026
Nis regjistrimi në Universitete, 7 faza në raundin e parë, 25% e maturantëve u paraqitën që në ditën e parë!

Nis regjistrimi në Universitete, 7 faza në raundin e parë, 25% e maturantëve u paraqitën që në ditën e parë!

August 27, 2026
Dyfishohet numri i aksidenteve rrugore, INSTAT: Grupmosha 25-34, më problematikja

“Rrugë të përgjakura”/ U rritën aksidentet, INSTAT: 844 raste në 7 muaj, 10% më shumë se në 2025! 1187 viktima e të plagosur nga janari në korrik

August 27, 2026
Bashkisë së Bulqizës i vënë shiritin, punonjësit braktisin punën pas alarmit për bombë. Policia rrethon zonën

Bashkisë së Bulqizës i vënë shiritin, punonjësit braktisin punën pas alarmit për bombë. Policia rrethon zonën

August 27, 2026
Burgim “çunave të Londrës” nëse thyejnë urdhrin e dëbimit dhe kthehen ilegalisht në Britani!

Burgim “çunave të Londrës” nëse thyejnë urdhrin e dëbimit dhe kthehen ilegalisht në Britani!

August 27, 2026
Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës!

Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, AMP nis hetimet për Policinë e Tiranës!

August 27, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

Zgjedhjet lokale në Gjermani, ekstremi i djathtë kryeson bindshëm në sondazhe! AfD në avantazh, CDU 20 pikë pas

August 27, 2026
Zbulohen dokumentet se kur Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA, Gazment Bardhi kërkesë për notë verbale Ministrisë së Jashtme

Zbulohen dokumentet se kur Sali Berisha do të udhëtojë në SHBA, Gazment Bardhi kërkesë për notë verbale Ministrisë së Jashtme

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com