• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minxhozi: Qëndrimi i SHBA, BE, fqinjëve mes të cilëve dhe Shqipëria, detyroi Vuçiçin t’i japë fund absurditetit dhe të lironte policët

by Java News
26/06/2023 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Skënder Minxhozi tha se ishte presioni i unifikuar ndërkombëtar ndaj presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që çoi në lirimin e tre policëve të rrëmbyer nga forcat serbe. Në një intervistë me Juli Krisafin në ABC News, analisti tha se Serbia tentoi të bënte propagandë për të dalë si palë pozitive.

“Serbët vazhdojnë në pozicionin e tyre shterpë dhe të pambështetur nga askush se policët janë kapur në territorin e tyre por që po bëjnë një koncesion për hir të të qenit konstruktiv dhe për t’i dhënë një shans të ardhmes së dialogut me Kosovën.

Pra lihet propagandë e hapur prej tyre dhe zbulon edhe qëllimin e tyre paraprak, pengmarrjen e tre policëve të Kosovës për të ndërtuar një histori në fund të së cilës ata do të dilnin si pala pozitive që bën edhe koncensione ndërkohë që Albin Kurti nuk lëshon asnnë centimetër. Ishte një histori e stisur që për fat të mirë pati këtë lloj ‘happy ending’, dhe që tre prindër dhe qytetarë mundën të kthehen pranë familjeve të tyre.

E dyta, se çfarë do të ndodhë në planin diplomatik dhe sfidës mes dy shteteve, mesa duket do të duhet presion sepse të dyja palët kanë vendosur që të kenë një politikë koncesionesh milimetrike ndaj njëra-tjetrës dhe të lëshojnë sa më pak të jetë e mundur dhe në mënyrë sa më të vështirë

. Në mënyrë që të marrin sa më shumë nga kundërshtari por edhe nga pala e tretë që i vështron, që është bashkësia ndërkombëtare. Pra po luhet një lojë shahu ku përpiqen ta markojnë njëri-tjetrin në distancë pa dhënë asnjë ushtar dhe pa dhënë asgjë në fushën e lojës.”, tha Minxhozi.

Sipas tij, askush nuk e besonte më fabulën e krijuar nga Serbia se tre policët ishin arrestuar në territorin e saj dhe se nën presionin ndërkombëtar, rregulloi gafën që bëri.

“Presioni i rritur ndërkombëtar mbi palën serbe dhe posaçërisht mbi Vuçiç. Qëndrimi ishte ekuivalent, ndërkombëtarët i bënin thirrje edhe Vuçiçit edhe Kurtit që të lëshonin. Me kalimin e orëve, u realizua ideja që duhet të ketë një lëshim të pakushtëzuar të tre policëve në mënyrë që të rifillojë dialogu.

Ky qëndrim monolit nga Evropa në Amerikë, përfshirë edhe fqinjët kryesore të rajonit, përfshirë edhe Shqipëria, kanë bërë që të krijohet një mur diplomatik që e kanë detyruar Vuçiç që t’i japë fund këtij absurdi.

Vuçiç ka rregulluar nën presion një gafë që ai ka bërë në fillim që siç thashë është mundur ta shfrytëzojë një propagandë të nivelit të ulët, sepse i madh dhe i vogël e kuptuan fabulën, që ata policë se vinin në rrezik sovranitetin territorial të Serbisë por ishte një lojë për të luajtur me pengmarrjen e tyre.”, shtoi Minxhozi./m.j

Next Post
Rrezik konfrontimi ajror/ Moska në alarm: Avionë luftarakë britanikë iu afruan kufirit rus mbi Detin e Zi

Rrezik konfrontimi ajror/ Moska në alarm: Avionë luftarakë britanikë iu afruan kufirit rus mbi Detin e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Manjani: Guvernatori duhet mbrojtur nga qeveria, jo nga drejtësia

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In