• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minxhozi: Pafajësia e Berishës merret në sallën e gjyqit, jo në oborrin e PD

by Java News
27/10/2023 17:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në “Newsline” në ABC, analisti Skëndër Minxhozi u shpreh se kosto politike për ish-kryeministrin Sali Berisha është shumë më e madhe se ajo penale.

Gjithashtu, Minxhozi thekson se në këtë situatë, Berisha shfrytëzoi PD-në për interesa personale.

“Sa herë e kanë fajin të tjerët të tjerët duhet të shkojnë në gjykatë, ndërsa kur e kam unë duhet të zgjidhet me revolta popullore. Zoti Berisha nuk na zhgënjen kur akuzohet për diçka konkrete. Ose kërkon të zgjojë sheshe apo turmat, ose do të merret me procedurat. Kosto politika është shumë më e madhe se sa ajo penale. Do të thoja që kostot për PD dhe gjithë opozitën janë të jashtëzakonshme.

Në një moment të parë PD u mor gjatë në mbrojtjen e kauzës së Berishës kur ai u shpall non-grata. E gjithë PD tani është e përfshirë në një angazhim të dytë, thellësisht personal këtë herë për llogari të zotit Berisha. Partia është angazhuar për një betejë personale kundër gjykatës, kundër drejtësisë, që t’i sigurojnë një imunitet zotit Berisha në betejën e gjatë, së pari me Amerikën dhe tani me SPAK.

Me këtë betejë në emër të Berishës, të një politikani që është në fundin e karrierës së tij, PD e sheh veten të angazhohet personalisht për llogari të zotit Berisha. Ai është rifutur vetëm sepse e goditën amerikanët, ky kaos shtyn në një mënyrë të rrezikshme atë që duhet të ishte për një proces afatgjatë për gjetjen e një kryetari të ri”, tha ndër të tjera ai.

Më tej në këtë intervistë, Minxhozi u shpreh se drejtësia nuk mund të jepet në oborrin e Partisë Demokratike, por në sallën e gjyqit.

“Unë nuk besoj që Rama ka pasur ndonjë rol përcaktuar me atë që ka ndodhur me ish-kompleksin ‘Partizani’. Pati një traumë shumë të madhe politike, me mbylljen e opozitës në bulevard, apo edhe me ’21 janarin’. Pra marrëdhëniet mes tyre kanë qenë të acaruara. Dhe nuk mendoj se Rama do të përfshihej në një skemë kaq private. Por kemi parë vetëm sherr për procedurë, thirrje për protestë, kjo është një drejtësi lagjesh që nuk ka lidhje fare me drejtësinë. Drejtësia nuk jepet në oborrin e PD, por drejtësia jepet në sallën e gjyqit”, ka thënë ndër të tjera Minxhozi.

Aanalisti  u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha është një ndër politikat që në këto 30 vite ka tentuar t’i ikë drejtësisë dhe çdo përgjegjësie që lidhet me postin.

Gjatë kësaj intervistë ai gjithashtu u shpreh se ish-kryeministri nuk njeh kode penale apo ligje dhe se synon që të mbyllë gjithçka me vetëgjyqësi.

“Jemi përballë rastit të rrallës, kur Sali Berisha i ikën drejtësisë. Ai këto 30 vite i ka ikur më tepër se kushdo tjetër përgjegjësive që lidhen me postin. Është një person publik më i famshmi i tranzicionit. Edhe tani po jep shembullin e politikanit që nuk njeh as reformë drejtësie, as rregulla loje, as kod penal dhe as gjykatë. Ai kërkon të mbyllë akuza konkrete me vetëgjyqësi popullore, duke thirrur partinë në rresht, tani po e shohim se si kjo dramë e tij e fundit ligjore po luhet pa spektatorë.

Ndodhemi përballë një rasti kur një zyrtar i lartë, në vend të japë shembull se si një qytetar duhet të shkojë përpara drejtësisë të pastrojë vetën, por ai kërkon të vetë-pastrohet me vetëgjyqësi.  Por rregullat e lojës në një shoqëri si kjo e jona nuk merret duke qëndruar në apartament, por vetëm në gjykatë”, ka thënë ndër të tjera Minxhozi./m.j

Next Post
Zbardhen debatet mes demokratëve / Bardhi kërkon të bllokojë Parlamentin; Berisha kundër: Më mirë t’u shkruajmë kancelarive….

'Harron' Berishën, Bardhi kërcënon Ramën për Gjokën: Nuk e ka larg ditën e përballjes me drejtësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

“Do të largohemi shpejt nga Irani”, Vance: Do të sigurohemi që nuk kthehemi për një kohë të gjatë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In