• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Minxhozi: Berisha ka hyrë në ‘titrat e fundit të filmit’ të karrierës politike, me arrestimin e tij s’mund të prodhojë një “hero” nga vetja

by Java News
21/12/2023 20:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti në një kohë rekord prej 60 sekondash votoi pro heqjen së imunitetit të Sali Berishës, duke e dorëzuar atë në duar të drejtësisë.

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në ABC News, përdori një metafore, me të cilën përshkroi fatin politik të ish-kryeministrit.

Sipas Minxhozit, Berisha ka hyrë në titrat e fundit të filmit të karrierës së tij politike dhe me arrestimin e tij nuk mund të prodhojë një “hero” nga vetja, pasi është braktisur nga të gjithë.

“Berisha nuk mund të prodhojë nga vetja e tij një “hero” me një arrestim, sepse nuk ka kohë. Nuk ka mbështetje popullore të caktuar dhe të mund të shtohet gjatë rrugës për të prodhuar në politikan që me anë të arrestit përfiton diçka. Berisha me këtë arrestim izolohet edhe më tej dhe fiton ideja në fund të ditës se ky politikan është te titrat e fundit të filmit të tij dhe karrierës së tij, nëse mund ta përdorim si metaforë”, tha ai.

Referuar pjesëmarrjes në protestën e thirrur para Kuvendit, Minxhzoi tha se tabloja që vinte prej andej kishte një kuptim të drejtpërdrejtë, e thënë ndryshe; një braktisje totale dhe masive për Berishën.

“Berisha po arrestohet i vetëm ju e patë se sa njerëz mundi të mblidhte për fatin e tij personal. Në kohëra jo shumë të largëta mbështetja ka qenë krejt tjetër, dhe kjo pse shterojë kjo mbështetje, kjo do një kohë të gjatë analize”, tha ai.

Ai komentoi veprimin e grupit të deputetëve të Bashës, të cilët edhe pse votuan pro në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit, nuk shkuan sot në seancë për të votuar heqjen e imunitetit të Sali Berishës.

Por si shikohet ky qëndrim dhe a kemi të bëjmë me një favor që Basha i dhuroi Berishës në fundin e tij politik, për këtë Minxhozi u shpreh si vijon:

“Favori ishte për t’u bërë nëse do të bëhet në Këshillin e Imuniteteve që votoi Alibeaj, sepse sot në sallë, numerikisht Basha nuk e bllokonte heqjen e imunitetit, sepse PS plus PSD arritën atë që arritën. Mua më duket se kjo tregon më tepër karakterin e dyzuar, të pavendosur deri edhe hileqar të Bashës, i cili bën një gjë dhe nuk bën tjetër. Thotë se do shkojë në Kuvend dhe nuk shkon, thotë do të hyjë në zgjedhje dhe nuk hyn. Bën disa luftëra të vogla dhe meskine, të cilat zbulojnë një karakter dhe një figurë jo fort dinjitoze. Me ikjen e Berishës nuk ikën berishizmi”, tha ai.

Por pas Berishës, a është radha që edhe Lulzim Basha të largohet nga politika, kësaj pyetjeje Minxhozi iu përgjigj duke thënë se Basha është një politikan pa karakter dhe i dyzuar në qëndrimet e tij rreth kauzave.

“Natyrisht që Basha ka marrë përsipër një dozë të madhe konsumi duke hyrë në politikë krejt pa rekorde dhe pa meritë në 2005, ka një meritë historik, që i duhet thënë, që Basha ishte ai që e nxori Berishën nga politika duke e ngrirë fillimisht brenda grupit. Ne ndodhemi në fundit e një rruge, ku shfaqja e SPAK në skenë si lojtar i ri në fushë na jep një shans që të ketë një fillim të ri.

Ne sot kemi një situatë, që mund të kemi politikan që nuk kanë vajtur ende 80 vjeç, por sa i takon konsumit të karrierës politike të tyre janë të një 80vjeçari. Unë mendoj se berishizmi do të vazhdojë eventualisht edhe pa Berishën”, tha ai./m.j

Next Post
Procesi gjyqësor ndaj Belerit, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtarëve. Pritet dëshmia e…!

Qeveria do të zëvendësojë Belerin? Rruga si zgjidhet ngërçi me Himarën dhe Greqinë

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    Berisha është një plak mjeran…E uli kaq poshtë veten….Mos ardhçin më në Shqipëri njerëz të çmendur që shkatërruan gjithçka… ekonominë popullore: Uzina, fabrika kombinate spitale,qendra shëndetësore,arsimin,kulturën,doket,zakonet traditat e mrekullueshme të popullit shqiptar….S’ka shpëtim për maskarenjtë.Faleminderit,i miri, Minxhozi,për racionalitetin , argumentet logjike dhe të dobishme për ne.Faleminderit.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In