Gjykata Federale e Apelit në Federatën italiane te futbollit dënon Juventusin me heqjen e 10 pikëve në renditjen e këtij sezoni. Prokurori sportive kishte kërkuar heqjen e 11 pikëve, ndërsa gjykata vendosi për heqjen e 10 pikëve.
Nga vendi i dytë me 69 pikë, Juventusi zbret ne vendin e 8 me 59 pikë. Këtë mbrëmje do të përballet me Empolin në transfertë për javën e 36-të të Serisë A./m.j