• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Nikolla: Nuk ka rritje tarifash në fakultete, rritja e pagave muajin që vjen

by Java News
18/04/2017 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mësuesit e arsimit parashkollor dhe ciklit të ulët jo vetëm që nuk përfitojnë rritjen e pagës, por atyre u zbritet vlera e pagës aktuale. Kjo për shkak të kategorizmit të pagave që ka bërë Ministria e Financave, ku mësuesit me 3-vjecare në ish-institutet pedagogjike dhe ata me diplomë “Bachelor”, zbresin në kategori. E pyetur nga “News24”, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla pranon këtë fakt duke deklaruar se kjo situatë do të rregullohet brenda kësaj jave. Rritja e munguar të pagës për muajin mars, këta mësues do e marrin në muajin pasardhës.

“Po reflektohet ky moment i kategorizimeve, pasi janë një bashkësi mësuesish që kanë mbaruar studimet 3-vjeçare në ish-institutet pedagogjike dhe ata me diplomë “Bachelor”. Kjo është një vendimmarrje që do reflektohet në mbledhjen e kësaj jave të qeverisë, dhe nuk ka asnjë ulje pagash për ta”, tha Nikolla.

Një tjetër çështje shqetësuese mbetet përdorimi i shkollës nga politika për fushatë, gjë e cila nuk duhet të ndodhë. Ndaj Ministria e Arsimit ka hartuar një urdhër të veçantë për drejtoritë arsimore që të denoncojnë çdo preson apo shkelje.

“Kemi hartuar një urdhër të veçantë, që e keni parë edhe në 2015, ku tregohet shprehja e vullnetit për të larguar politikën nga shkolla. Kërkojnë që të denoncojnë çdo subjekt apo individ që bën presion për të përfshirë nxënësit dhe mësuesit në mitingje. Po kështu edhe ambientet shkollore është e ndaluar të përdoren për mitingje dhe politike”, tha ministrja Nikolla.

Ish-kryeministri Berisha ditët e fundit ka folur për rritje tarifash për arsimin e lartë, gjë e cila është kundërshtuar kategorikisht nga Nikolla, e cila pohoi se prej 2014 nuk ka asnjë ndryshim tarifash.

“Nuk ka rritje tarifash që nga 2014, madje edhe këtë vit nuk do të ketë rritje tarifash në 2017-2018. Ne do vijojmë me publikimin e së vërtetës të shohim kush gënjen”, theksoi ministrja.

Universitetet ende nuk kanë dalë me një vendim për tarifat, por me ç’duket edhe ky vit akademik do t’i mbajë në të njëjtat nivele.

ma.me

Next Post
Genc Pollo, një mashtrim i radhës!

Sekuestrimi i aksioneve 113 mln lekë, Peza: Vendim i paprecedentë, nuk kam fituar asnjë fond publik!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com