• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Nikolla: Në 2018 rritje pagash dhe reformim sistemit të mësuesisë

by Java News
30/12/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, përmes një video-mesazhi uron Vitin e Ri 2018 për të gjithë kontribuuesit për reformimin e arsimit shqiptar. Duke u shprehur mirënjohje për punën gjatë këtij viti, Ministrja Nikolla deklaroi se 2018 do të jetë viti i reformave të mësuesisë, modernizim të kurrikulave në fakultete dhe përshtatjen me tregun e punës. Krenaria për sportistët që sollën në Shqipëri medalje e thyen rekorde, do të përkthehet gjatë këtij viti të ri edhe me më shumë mbështetje dhe mundësi për të rinjtë shqiptarë.

Mesazhi i urimit:

Edhe një vit po mbyllet, një vit i mbushur plot me përkushtim nga ju të dashur mësues dhe pedagog. Me përkushtim dhe emocion pa fund në rrugën e vështirë të përçimit të dijes tek çdo fëmijë e student i Shqipërisë. Krenare jam për dedikimin tuaj, krenare, por e mbushur plot me përgjegjësi për të qenë një krah i fortë e i vendosur për të ecur së bashku me ju në rrugën e reformës në arsim. Për të mundësuar për të gjithë fëmijët e Shqipërisë, për çdo të ri e të re, arsimin e Shqipërisë që duam. Të dashur mësues, viti 2018 do të jetë viti i reformave të mësuesisë. Së bashku me fakultetet e edukimit, ne do të startojmë një nismë të re që mundëson mësues cilësorë për arsimin që duam. Do të ketë më shumë mbështetje për kualifikim cilësor për ju, do të dyfishojmë mësuesin ndihmës që asiston çdo fëmijë me aftësi ndryshe, e padyshim do të vijojmë përmbushjen e detyrimit tonë për rritjen e pagave tuaja.

Të dashur pedagog, ky është një vit që ju do të punoni edhe më me përkushtim për të përmbushur çdo rekomandim që la akreditimi institucional i bërë ndërkombëtarisht, e sigurisht më shumë punë e forcë për të modernizuar kurrikulat, për t’i përshtatur ato me tregun e punës dhe për t’ua bërë më të suksesshëm punësimin çdo të riu e të reje, që del nga bankat dhe auditorët e universiteteve tona.

Të dashur sportistë, së pari ju që në 2017 na bëtë krenar me rekordet tuaja botërore, do të jemi edhe më fortë krah jush në 2018, për të mundësuar më shumë mbështetje për sportin, e për ta kthyer sportin në një mundësi për çdo të ri e të re kudo ata mësojnë e studiojnë.

Krenare për të gjithë ju, të dashur kolegë mësues, të nderuar e të dashur pedagog, keni qenë mbështetja ime më e madhe, me këshillat e vyera por edhe me kritikat racionale.

Faleminderit!

Dollia ime e parë shkon për ju. Gëzuar një vit të mbarë e plot suksese!

Next Post
ITALI/ Sherr për një femër, italiani vret 31-vjeçarin shqiptar Ervin Tola

ITALI/ Sherr për një femër, italiani vret 31-vjeçarin shqiptar Ervin Tola

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com