• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministrja Muzhaqi reagon një javë pas vrasjes së Mateos: Ndjesë, se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda. Ngushëllime familjes

by Java News
24/11/2021 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka reaguar 8 ditë pas vrasjes së Mateos, pasi kur u pyet nga gazetarët disa ditë më parë, ajo u shpreh se “nuk kam kohë”. Kjo deklaratë ka shkaktuar debate në rrjetet sociale.

Për sot nga Korça, ministrja ka folur e emocionuar, duke u shprehur se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, ndersa ka shprehur ngushellimet per familjen e Meteos.

E pyetur nëse tani ka gjetur kohën për të dhënë një shpjegim për rastin, ministri i shprehu ngushëllimet familjes duke uruar që ngjarje të tilla të mos ndodhin më në Shqipëri.

“Edhe pjesa e fëmijëve është shumë e rëndësishme për mua, e para ndjesë se të rreh zemra kur flet për ngjarje të rënda, duhet t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe mendoj se kjo është pjesa me e rëndësishme që ne të gjithë duhet ta themi për momentin.

Për sa i përket politikave apo gjërave që duhet të bëjmë për këtë fushë është ndoshta jo momenti i duhur për të folur, kjo s’do të thotë se s’po merremi apo angazhohemi aktivisht, do kohën e vet derisa të arrijmë një konsensus dhe të arrijmë që ngjarje të tilla mos ndodhin në Shqipëri”, tha Muzhaqi.

Ndërkohë në lidhje me ligjin e miratuar nga parlamenti për birësimin e fëmijëve që i jep mundësi dhe komunitetit LGBT, prindërve të vetëm dhe atyre nën 35 vjeç të adoptojnë fëmijë, Muzhaqi tha se është fantastike kur mund t’i japësh një fëmije një familje dhe dashuri.

“Mendoj që birësimi është një gjë kaq e bukur dhe është fantastike kur t’i mund t’i japësh një fëmije një familje, kur nuk ka dashuri njerëzore dhe pastaj pjesa tjetër duhen diskutuar, menduar, por e rëndësishme është që s’ka gjë më të bukur se birësimi”, tha ministrja.

Muzhaqi u pyet gjithashtu a kanë qenë në fokus fëmijët dhe studentët në dy mandatet e mëparshme apo lindi ideja tani në mandatin e tretë, teksa tha se do të ketë fokus më të shtuar.

“Mendoj që të rinjtë kanë qenë gjithmonë në fokus, patjetër që duhet të jenë. Mendo faktin që tani ne kemi një ministri që tani ka në fokus të veçantë rininë dhe fëmijët, kemi mundësinë t’i japim fokus me të madh se çfarë është bërë me parë. Mendoj se pjesa e rinisë ka qenë gjithmonë pjesë e ministrive të tjera, unë kam qenë vet zv. ministre rinie në të shkuarën e nuk do të thotë se nuk ka pasur një fokus. Patjetër do jetë fokus me i shtuar”, deklaroi Muzhaqi.

Sa i përket pjesëmarrjes së ulët të studentëve në takim, nëse është bojkotuar për shkak të fjalisë që ajo tha se ‘nuk kishte kohë’, Muzhaqi u shpreh se studentët mblidhen me grupe për masat e Covid.

“Patjetër është ora 16:30 dhe mund të ndodhë që jo të gjithë nxënësit të jenë prezent. Grupet e mia janë 20-35 studentë ky është rregulli që unë zbatoj. Dyshoj qe ky është rasti, sepse të rinjtë me kuptojnë me mire se gazetarët”, tha ministrja.

Next Post
Koronavirusi drejt zhdukjes/ Vjen lajmi i mirë nga spitali Infektiv, rritet numri i të…

Shtohen infektimet dhe vdekjet nga Covid: 609 raste të reja dhe 10 humbje jete në 24 orë

Comments 1

  1. A says:
    4 years ago

    Mos beni femijet mish per top per te plotesuar deshirat e gabuara e te rriturve

    Reply

Leave a Reply to A Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In