• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Ministrja Gjonaj premton sistem punësimi për të dënuarat

by Java News
08/03/2018 16:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë organizuar me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas një aktivitet festiv në Institucionin e Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Nr.325, i njohur ndryshe edhe si burgu i grave në kryeqytet.
Të pranishme në këtë aktivitet kanë qenë Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, deputetet Vasilika Hysi, Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Elona Gjebrea dhe Antoneta Dhima si dhe përfaqësues të organizatave që punojnë për kualifikimin profesional të të dënuarve në këtë institucion.

Ministrja Gjonaj në fjalën e saj përshëndetëse e ka vënë theksin te nevoja që 8 marsi të shihet jo vetëm si një ditë feste, por mbi të gjitha si një moment reflektimi për përpjekjet më të shumta që duhen bërë, për më shumë dënime alternative për gratë, për më shumë programe punësimi, për më shumë trajnim profesional dhe edukim.

“Jemi duke punuar për të kompletuar bazën ligjore e më pas për të realizuar në praktikë programe punësimi për të dënuarit, ku ata të kenë mundësinë të paguhen dhe të jenë të siguruar për punën që do të kryejnë”, ka theksuar ministrja e Drejtësisë.
Sipas saj, gjatë viteve të fundit janë organizuar disa aktivitetet ku janë promovuar punimet artizanale të vajzave dhe grave të privuara nga liria, në panaire te ndryshme. Por tanimë, ka ardhur koha, që këto përvoja, të kthehen në një sistem të mirëorganizuar, që do t`u japë mundësi, grave dhe vajzave, që nga njëra anë të rrisin përfitimet e tyre financiare dhe nga ana tjetër të jenë më të angazhuara në fitimin e profesioneve që do tu vijnë në ndihmë në jetën e tyre jashtë institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Gjatë aktivitetit festiv janë luajtur pjesë teatrale nga trupa e teatrit të Fierit, ndërkohë që ka pasur recitime nga gratë dhe vajzat e burgosura si dhe është organizuar një panair me punime të vetë të dënuarave në IEVP 325. /ma.me

Next Post
DETAJE/ Plumba ndaj 17-vjeçarit pas sherrit, policia identifikon autorin

Përplaset për vdekje 4-vjeçari në Durrës, shoferi largohet nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Mars 2026

March 25, 2026
Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

Nga Skrapari në Kavajë për të vjedhur, arrestohet hajduti serial

March 25, 2026
Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

Referendumi? Kaso: I duhet Ramës për të tërhequr vëmendjen. Koçi: Kartë mjaft tërheqëse e kryeministrit

March 25, 2026
Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

Historia që po çmend botën/ 7 qen arratisen nga kamioni i thertores në Kinë dhe ecin 17 km për t’u kthyer në shtëpi

March 25, 2026
U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

U vra nga burri, përcillet sot në banesën e fundit 75-vjeçarja në Roskovec, fqinja: Zonjë grua, nuk kishin konflikte

March 25, 2026
“Neni 210 është tradhti kombëtare”, partia e Ilir Metës: Kodi i ri Penal i hap rrugën shitjes së vendit nga Rama

Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, PL i përgjigjet Peleshit: Presim vendimin e Kushtetueses

March 25, 2026
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In